• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ftohja e publikut me zgjedhjet 2025 dhe miti i Sizifit?!

by Ben Andoni
12/04/2025 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Fushata zgjedhore de jure po fillon të premten e 11 Prillit, por de facto ka nisur shumë muaj më parë. Tashmë, drejt finishit (paradoksalisht duhet dhe një muaj për të votuar) tek ne shqiptarët po krijohet sensi sikur presim radhën të votojmë që sot. Premtimet e faljes së taksave, integrimin evropian (punë e kryer), rregullimin e sistemit shëndetësor dhe atij arsimor janë të vjetra në këto anë dhe po kaq të vjetra dhe mosmbajtja e tyre. Megjithatë PS-ja po luan fort dhe gjithçka e ka personalizuar me sloganin “Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS”. Për fat, përballë ka Berishën! Si kurrë ndonjëherë, Rama e ka hequr maskën dhe ka dalë hapur me kultin e tij të tepruar të individit tek ky slogan. PD-ja e Berishës duket se me sloganin e hapjes së fushatës “Eja në fitore”, i thotë të gjitha për etjen e rikthimit në pushtet dhe personalizimin që do e shpalosë me sloganin “Shqipëria madhështore dhe… (Shpëto Shqipërinë)”. Te jetë Shqipëria në zgrip. Konica besonte se Shqipërinë e ruan Zoti dhe koha ka treguar se i është afruar realitetit. Berisha nuk di të fshihet se ka etje të pareshtur për pushtet. Megjithëse ky i fundit ende nuk besohet, ashtu si do duhej për shkak të kaosit që ka paraqitur tashmë edhe ardhja e Chris LaCivitta, e cila u mbajt sekret deri më tanimë. Ardhja e amerikanit të fortë mëton t’i japë oksigjen shpresës së fitores së të Djathtëve shqiptarë. Në kampin e Berishës (gjithçka është personalizuar me të, por më kuruar se me Ramën) besohet shumë se filozofia që riktheu Trumpin do të funksionojë edhe në Shqipërinë e vogël. Prania e një specialisti si LaCivitta mëton shumë, plus gjërat që ai mund të ofrojë, sidomos sa i përket PR amerikan në favor të Berishës. Ironia është se Berisha vijon të jetë non-grata nga Departamenti i Shtetit amerikan dhe askush sot me ndryshimet e administratës atje nuk e di, që një “as” i mbajtur në mëngën e La Civitta mund të bëj diçka. Ende në Shqipëri fjalët e kancelarive të huaja dhe zyrtarëve të ndryshëm të institucioneve ndërkombëtare besohen verbtazi. Aman Rama ka shkuar dhe më tej, kur e ka përshëndetur Trump si fat për kohën, madje duke qesëndisur për shkundjen e Evropës, paçka se me sloganin e integrimit evropian po ideon të gjithë fushatën e tij. Kurse me Kushner, dhëndrin e z. Trump, ekipi i Ramës ka arritur shndërrimin e Sazanit, ishullit tonë të vetëm dhe me rëndësi strategjike, për interesat e tij të krijimit të një resorti turistik.

Fushata e Shqipërisë po bëhet me frymëzime të huaja, ndërkohë që Shqipëria ka mal me probleme të brendshme: përballet me shtrenjtësinë e paarsyeshme, varfërimin e njerëzve, pasurimin e një grupi të pakët dhe mbi të gjitha mungesën e shpresës, prej premtimeve kuq-e-blu. Referuar kësaj të fundit, Shqiptari i thjeshtë e di se roli i Sizifit është i vështirë, megjithëse e bën rregullisht. Ndaj, kjo fushatë përveç entuziazmit të verbër të militantëve përcillet me indiferencë, ndërsa sfida më e madhe për partitë do jetë për të çuar njerëzit te kutia e votimit.

Ajo që dihet a priori është se më 12 Maj, shqiptarët do jenë njësoj të varfër, ashtu si edhe më 12 Maj të vitit 2026, 27, 28, 29 e tutje…deri në integrimin evropian (si zor të jemi njësoj si vendet e tjera), që është proces i natyrshëm për vendin tonë, ashtu si anëtarësimi në NATO dhe liberalizimi i vizave. Prandaj ftohtësia e shqiptarëve është organike në këtë kohë, ku politikanët ekzagjerojnë deri në grotesk me premtimet e tyre, duke na e sjellë hapur metaforën e të gjorit Sizif. (Javanews)

 

Next Post
Fushata e PS për 12 yje për 12 qarqe, Beci: Shkodra porta e Europës në Shqipëri, marrim 5 mandate

Fushata e PS për 12 yje për 12 qarqe, Beci: Shkodra porta e Europës në Shqipëri, marrim 5 mandate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do më mungojë tmerrësisht”, partnerja e Musk bën publike ndarjen nga miliarderi

Ish-partnerja e Elon Musk rrëfehet pas ndarjes: Një javë më parë më tha “Të dua”!

October 5, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027! Shteti kalon nga pagesa njëherë, në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

October 5, 2026
“Drejtësia s’duhet të lërë dyshime”- Presidenti Begaj magjistratëve të rinj: Hetimi i personave me pushtet s’është më i pamundur! Keni përgjegjësi historike

“Drejtësia s’duhet të lërë dyshime”- Presidenti Begaj magjistratëve të rinj: Hetimi i personave me pushtet s’është më i pamundur! Keni përgjegjësi historike

October 5, 2026
U shkarkua nga posti i drejtueses së QSUT, zbulohet posti i ri që merr Anxhela Paparizo

U shkarkua nga posti i drejtueses së QSUT, zbulohet posti i ri që merr Anxhela Paparizo

October 5, 2026
Drogë para cash, dhe peshore elektronike, 35-vjeçari arrestohet pranë shkollës në Kombinat! Në banesë iu gjetën…

Drogë para cash, dhe peshore elektronike, 35-vjeçari arrestohet pranë shkollës në Kombinat! Në banesë iu gjetën…

October 5, 2026
Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë me unanimitet të plotë, asnjë votë kundër!

Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë me unanimitet të plotë, asnjë votë kundër!

October 5, 2026
SHBA e ekstradoi pas tri dekadash arrati, Sokol Hoxha në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie, kërkon parashkrimin e krimit! Vrau 2 vëllezër në 1997, Belgjika…

SHBA e ekstradoi pas tri dekadash arrati, Sokol Hoxha në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie, kërkon parashkrimin e krimit! Vrau 2 vëllezër në 1997, Belgjika…

October 5, 2026
Trump: Votimi në SHBA është i korruptuar, rezultatet janë të “montuara” -

Trump: Votimi në SHBA është i korruptuar, rezultatet janë të montuara –

October 5, 2026
Mashtrimi me Call Center, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet për 16 të pandehurit e grupit të Bruno Çobos që zhvatën 5 mln euro! Ja sa burg do vuajnë

Mashtrimi me Call Center, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet për 16 të pandehurit e grupit të Bruno Çobos që zhvatën 5 mln euro! Ja sa burg do vuajnë

October 5, 2026
Paralajmëron shefi i inteligjencës gjermane: Gjermania rrezikon të përfshihet në një konflikt të armatosur me Rusinë

Paralajmëron shefi i inteligjencës gjermane: Gjermania rrezikon të përfshihet në një konflikt të armatosur me Rusinë

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com