• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kontrolle të rrepta ndaj hoteleve pas zjarrit dramatik në Vlorë! Ministri Gonxhja: Siguria e pushuesve është prioritet absolut!

by A. Q
17/08/2026 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolle më të forta në hotele dhe verifikim i masave kundër zjarrit në të gjitha strukturat akomoduese.

Këto janë masat e para që institucionet kanë vendosur të marrin pas zjarrit të së shtunës në një hotel në Lungomare të Vlorës, ku mbetën të plagosur gjashtë pushues, mes tyre një vajzë, e cila vijon të jetë në gjendje të rëndë.

Për këtë arsye, ministri Blendi Gonxhja mblodhi online Task Forcën Ndërinstitucionale të Sezonit Turistik 2026, ku u kërkua intensifikimi i kontrolleve në të gjithë vendin, me fokus te kushtet teknike të strukturave akomoduese, masat e mbrojtjes nga zjarri, funksionimi i sistemeve të sigurisë, daljet e emergjencës, sinjalistika dhe planet e evakuimit.

Kryetarët e bashkive Vlorë dhe Finiq, si dhe Prefektja e Qarkut Vlorë, së bashku me Ministrin e Pushtetit Vendor ishin të ftuar në takim, informon “Report Tv”.

Gonxhja deklaroi se siguria e pushuesve dhe respektimi i standardeve në hotele janë “prioritet absolut”, ndërsa institucionet përgjegjëse u ngarkuan të forcojnë koordinimin në terren dhe shkëmbimin e informacionit, në mënyrë që çdo problematikë e konstatuar të pasohet me ndërhyrje të menjëhershme dhe masa konkrete.

Në mbledhje u kërkua gjithashtu që kontrollet të shoqërohen me komunikim të drejtpërdrejtë me operatorët turistikë për rritjen e ndërgjegjësimit dhe përgjegjshmërisë në zbatimin e standardeve të sigurisë.

Task Forca vlerësoi reagimin e operatorëve turistikë në Vlorë, të cilët strehuan pushuesit e prekur nga zjarri, ndërsa bëri të ditur se monitorimi do të vijojë gjatë gjithë sezonit turistik, me prezencë të shtuar në destinacionet me fluks të lartë dhe masa ndaj çdo rasti që cenon standardet e sigurisë.

“Parandalimi, bashkëpunimi, protokollet dhe përgjegjshmëria e të gjithë aktorëve mbeten thelbësore. Siguria e çdo vizitori dhe qytetari janë në qendër të punës sonë për një sezon turistik të sigurt dhe cilësor. Ndërgjegjësimi dhe masat ndëshkuese, mirëorganizimi, vigjilenca dhe përditësimi i sistemeve operative janë domosdoshmëri” shkroi ministri Gonxhja në Facebook.

Masat vijnë pas zjarrit që shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së shtunës në hotelin “Brooklyn” në zonën e Lungomares në Vlorë.

Sipas policisë, flakët dyshohet se nisën nga djegia e prizës së një frigoriferi në restorantin e hotelit dhe më pas u përhapën në godinë. Gjashtë pushues mbetën të plagosur, pesë prej tyre nga Kosova dhe një nga Rrësheni.

Disa u hodhën nga ballkonet për t’i shpëtuar flakëve dhe tymit, ndërsa një vajzë pësoi djegie të rënda dhe vijon të marrë trajtim në QSUT.

Next Post
23 të vdekur nga cikloni tropikal në Filipine -

23 të vdekur nga cikloni tropikal në Filipine -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trazirat në Itali, hetim edhe rrjeteve sociale! Hidhen thirrje për mobilizim për tubime dhe dhunë në protesta!

Trazirat në Itali, hetim edhe rrjeteve sociale! Hidhen thirrje për mobilizim për tubime dhe dhunë në protesta!

October 23, 2026
Sulmohet me dronë një anije tregtare në Detin e Zi, një marinar i vdekur dhe tre të zhdukur

Sulmohet me dronë një anije tregtare në Detin e Zi, një marinar i vdekur dhe tre të zhdukur

October 23, 2026
KE e mbron delegacionin vëzhgues të zgjedhjeve të PE-së të cilin e kundërshton Serbia

KE e mbron delegacionin vëzhgues të zgjedhjeve të PE-së të cilin e kundërshton Serbia

October 23, 2026
Dhuna në kopsht, dy persona nën hetim! Nëna goditi edukatoren në Fier, Policia heton edhe dyshimet për dhunë ndaj fëmijës

Dhuna në kopsht, dy persona nën hetim! Nëna goditi edukatoren në Fier, Policia heton edhe dyshimet për dhunë ndaj fëmijës

October 23, 2026
Franca përgatitet për një valë tjetër protestash të shtunën

Franca përgatitet për një valë tjetër protestash të shtunën

October 23, 2026
Pentagoni publikon grupin e shtatë të dosjeve për UFO-t, detaje mbi objektin misterioz

Pentagoni publikon grupin e shtatë të dosjeve për UFO-t, detaje mbi objektin misterioz

October 23, 2026
“Sherri nisi jashtë bilardos”- Zbardhet dinamika se si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has, arrestohet pas krimit!

“Sherri nisi jashtë bilardos”- Zbardhet dinamika se si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has, arrestohet pas krimit!

October 23, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

BE-Ballkani Perëndimor do mblidhen në nëntor, Shqipëria edhe një hap më shumë drejt anëtarësimit! Integrim gradual në tregun tonë

October 23, 2026
Kërkuan lista të hapura në zgjedhje, Gjykata Kushtetuese rrëzon partitë e vogla

Pretendimet dhe ankimimi i PD për marrëveshjen e huasë 302 milionë USD me SHBA-të, “Kushtetuesja” e kalon në seancë!

October 23, 2026
Melania Trump njofton armëpushim humanitar mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin Oleshky

Melania Trump njofton armëpushim humanitar mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin Oleshky

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In