• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“U rritën me 34 mld lekë në korrik”- Eksportet e mallrave “Made in Albania”, INSTAT: Tregtia me vendet e BE mban peshën kryesore

by A. Q
17/08/2026 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksportet shqiptare kanë regjistruar rritje në korrik duke arritur në rreth 34 miliardë lekë përgjatë muajit korrik.

Nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të viti të kaluar rezulton se eksportet janë shtuar me më tepër se 10 për qind të ndikuara kryesisht nga nëngrupi “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” si dhe  materiale ndërtimi e makineri.

Partnerët tregtarë të Shqipërisë  janë vendet e Bashkimit Europian me të cilat vendi ynë realizon rreth 70 për qind të gjithë tregtisë.

Nëse vërejmë të dhënat e ‘Instat Italia’ rezulton të jetë partneri kryesor tregtar i Shqipërisë.

Gjatë muajit korrik drejt këtij vendi janë eksportuar mallra që arrijnë një vlerë prej 88.4 milionë lekësh. Në vend të dytë renditet Kosova e ndjekur nga Greqia, Gjermania dhe Spanja.

Po ashtu edhe përsa i përket importeve ose mallrave që Shqipëria blen partnere  tregtarë mbeten të njëjtë.

Në muajin Korrik 2026, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Korrik 2025 janë, Greqia e cila  ishte ndër vendet me rritjen më të madhe të eksporteve shqiptare, me 19% më shumë se në korrik 2025. Eksportet drejt Gjermanisë u rritën me 2.5%.

Në kahun e kundërt, eksportet drejt Italisë ranë me 2%, ndërsa ato drejt Kosovës me 2.4%.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 53,6 %, të gjithë tregtisë. Në Korrik 2026, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 68,4 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 47,8 % të importeve gjithsej.

VLERA E EKSPORTEVE:

-Korrik 2026       34 mld leke

-Korrik 2025      30 mld leke

-Eksportet sipas vendeve

-Italia            91.2 mln

-Kosova         20.5 mln

-Greqia         14.3 mln

-Gjermania     14.2 mln

-Spanja            10.1 mln

 

 

Next Post
“Faleminderit nga zemra Berat”- Atalanta dedikim special kapitenit kuqezi: Gjimshiti, impenjim dhe lidhje me fanellën!

“Faleminderit nga zemra Berat”- Atalanta dedikim special kapitenit kuqezi: Gjimshiti, impenjim dhe lidhje me fanellën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com