• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fshehja e 300 dosjeve për rekurs, përplaset Gjykata e Tiranës me atë të Lartë

by Java News
26/10/2017 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skandali fshehjes së 300 dosjeve në arkivën e Gjykatës së Tiranës të cilat prej vitesh nuk u dërguan për rekurs në Gjykatën e Lartë ka prodhuar përplasje mes institucioneve të drejtësisë në vend.

Është Gjykata Administrative ajo e cila cilëson të pavlefshme urdhërin e kryetares së Gjykatës së Tiranës, e cila më 17/7/2017 pas një hetimi administrativ vendosi të lirjojë nga detyra kryesekretaren e këtij institucioni dhe ta dërgoj atë për ndjekje penale si person përgjegjës. Report Tv ka siguruar ekskluzivisht vendim nr. 80-2017-3973 të gjykatësit administrativ Tiranë Emiljano Ruli, vendim i cili bënë të pavlefshëm urdhrin e kryetares së Gjykatës së Tiranës Enkeleidi Hajro për shkarkimin nga detyra të kryesekretares Mimoza Cenaj (Lulaj).
FAKSIMILE
Me urdhërin nr. 125 datë 17/7/2017 siç edhe duket në faksimilen e siguruar nga Report TV, znj. Hajro i komunikoi kryesekretares Mimoza Cenaj (Lulaj) lirimin nga detyra. Në faqen dy të urdhërit të kreut të Gjykatës së Tiranës për lirimin nga detyra të kryesekretares argumentohet se “nuk është vepruar asnjëherë lidhur me komunikimin e kësaj çështje zyrtarisht pranë titullarëve, që ka rekurse të prapambetura, të pavëna në veprim dhe se personat e ngarkuar nuk e kanë kryer detyrën apo kanë kundërshtuar urdhërat e kryesekretares për t’i dhënë drejtim punës”.faksimile
Ndërsa në vendimin e gjykatës administrative dhe pse nuk preket fare skandali i fshehjes së 300 rekurseve, është vendosur që kryesekretarja të rikthehet në detyrë në vëndin e punës që ajo ka mbajtur para lirimit. Në argumentet e tij gjyqtari Ruli shprehet se me hyrjen në fuqi të ligjit 98/2016 për organizimin e pushteteve gjyqësore në vend, nuk është më kryetari i gjykatës që vendos por është kshilli i gjykatës i cili përbëhet nga katër vetë ai që merr vendimi qoftë dhe për lirim nga detyra.

E kontaktuar nga Report Tv në lidhje me këtë vendim të gjykatës administrative që rrëzon urdhërin e saj, kryetarja e Gjykatës Tiranë Enkelejdi Hajro u shpreh se “jemi njohur me vendimin, ai vendim do të apelohet dhe sipas ligjit 98/2016, neni 85 Këshilli i Gjykatës ngrihet katër muaj pas krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësorë gjë e cila sështë arritur për shkak të Vettingut dhe deri atëherë këto kompenteca i ka kreu i gjykatës”.

ma.me

Next Post
Brukseli përshëndet vendimin e Kushtetueses: Të nisë sa më shpejt zbatimi i Vettingut

Paralajmëron Brukseli: Po e vëzhgojmë rreptësisht çështjen 'Tahiri'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI+FOTO/ Gruaja u la e vdekur te dera e spitalit, arrestohet shqiptari, po arratisej nga porti i Barit! Hijet e “Ndraghetës”, trafiku i drogës dhe detajet

EMRI+FOTO/ Gruaja u la e vdekur te dera e spitalit, arrestohet shqiptari, po arratisej nga porti i Barit! Hijet e “Ndraghetës”, trafiku i drogës dhe detajet

August 17, 2026
Gjykata Supreme e Rusisë përjashton përgjithmonë nga zgjedhjet partia kundër luftës “Yablako”

Gjykata Supreme e Rusisë përjashton përgjithmonë nga zgjedhjet partia kundër luftës “Yablako”

August 17, 2026
Rrëzohet helikopteri në ishullin grek, tymi dhe flakët mbulojnë zonën e Sifnos! Dyshohet edhe për viktima

Rrëzohet helikopteri në ishullin grek, tymi dhe flakët mbulojnë zonën e Sifnos! Dyshohet edhe për viktima

August 17, 2026
Kontrolle të rrepta ndaj hoteleve pas zjarrit dramatik në Vlorë! Ministri Gonxhja: Siguria e pushuesve është prioritet absolut!

Kontrolle të rrepta ndaj hoteleve pas zjarrit dramatik në Vlorë! Ministri Gonxhja: Siguria e pushuesve është prioritet absolut!

August 17, 2026
Gjykata Supreme hedh poshtë kërkesën e Trump për të mos i paguar 5.6 milionë dollarë gazetares Jean Carroll, e ngacmoi s*ksualisht!

Gjykata Supreme hedh poshtë kërkesën e Trump për të mos i paguar 5.6 milionë dollarë gazetares Jean Carroll, e ngacmoi s*ksualisht!

August 17, 2026
U arrestua për ndërtimet pa leje në bregdet, Apeli liron ish-shefin e Komisariatit të Sarandës!

U arrestua për ndërtimet pa leje në bregdet, Apeli liron ish-shefin e Komisariatit të Sarandës!

August 17, 2026
“Faleminderit nga zemra Berat”- Atalanta dedikim special kapitenit kuqezi: Gjimshiti, impenjim dhe lidhje me fanellën!

“Faleminderit nga zemra Berat”- Atalanta dedikim special kapitenit kuqezi: Gjimshiti, impenjim dhe lidhje me fanellën!

August 17, 2026
Eksportet kanë pësuar rënie në katër muajt e parë të 2019

“U rritën me 34 mld lekë në korrik”- Eksportet e mallrave “Made in Albania”, INSTAT: Tregtia me vendet e BE mban peshën kryesore

August 17, 2026
“Po çojnë ujë te mulliri i Ramës”- Përçarja e “revolucionit të flamingove”, Leka: Protesta ka degraduar, u kthye në përplasje mes klaneve! Tani politike, të mbyllet

“Po çojnë ujë te mulliri i Ramës”- Përçarja e “revolucionit të flamingove”, Leka: Protesta ka degraduar, u kthye në përplasje mes klaneve! Tani politike, të mbyllet

August 17, 2026
Zjarr i madh në Fushë-Bulqizë, era favorizon flakët, forcat operacionale nuk depërtojnë dot për shkak të terrenit

Zjarr i madh në Fushë-Bulqizë, era favorizon flakët, forcat operacionale nuk depërtojnë dot për shkak të terrenit

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com