Françeska Murati rrëfen ndarjen nga babai i djalit të saj dhe sqaron foton me burrin misterioz

Françeska Murati, ish-konkurrente e Big Brother VIP 3, ka vendosur të flasë publikisht për herë të parë rreth ndarjes nga ish-partneri i saj.

Gjatë një interviste ekskluzive në emisionin “Ftesë në 5”, të moderuar nga Bieta Sulo, ajo tregoi se marrëdhënia me babain e djalit të saj ka përfunduar prej një kohe të gjatë. Megjithatë, mes tyre vijon të ketë respekt dhe një raport të mirë njerëzor.

Murati tha se ata vazhdojnë të kenë ndjenja të forta për njëri-tjetrin, por në formën e një miqësie të veçantë. Ajo e përshkroi ish-partnerin si një nga miqtë e saj më të afërt, pasi janë njohur që në moshën 15-vjeçare dhe janë rritur bashkë.

“Kam dashur të flas më herët, por gjithmonë jam gjendur mes dëshirës për të ruajtur jetën private dhe faktit që tashmë jam personazh publik. Njerëzit që më duan duan të dinë më shumë për mua, sidomos pasi jeta ime u bë shumë e ekspozuar gjatë Big Brother. Por, kur bëhet fjalë për persona që nuk janë pjesë e botës publike, nuk dua t’i përfshij në një realitet që nuk u përket. Ne na bashkon një dashuri e madhe për fëmijën tonë dhe e duam jashtëzakonisht shumë djalin”, u shpreh Françeska.