• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kulturë

FOTOT/ Si ishte, si u bë: Auron Tare nxit debat të nxehtë mbi mozaikun e Muzeut Historik

by Java News
21/05/2023 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas inagurimit të mozaikut të madh në ballë të Muzeut Historik Kombëtar, që u bë me fondet e Bashkimit Europian, ka nisur një debat i gjerë mes specialistësh dhe njohësish të fushës. Mozaiku original është prekur në vitet 1993, kur u hoq ylli në flamurin kombëtar. Ndërkohë tani, është hequr ylli i madh pas gruas së ballit të mozaikut dhe libri në dorën e burrit të pamjes ballore.

Studiuesi i njohur Auron Tare, i cili është edhe i zgjedhur në organet e UNESCO-s, me anë të një shënimi të tij në rrjetet sociale, hap debatin, duke shtruar idenë se nuk mund të preket apo retushohet një vepër e tillë thjesht me urdhër nga lart.

Si ishte, si u bë: Auron Tare nxit debat të nxehtë mbi mozaikun e

Si ishte

Si ishte, si u bë: Auron Tare nxit debat të nxehtë mbi mozaikun e

Si u bë

Postimi i Auron Tares

A duhet retushuar historia?

Historia e Mozaikut te Tiranes.

Heqja e Yllit nga Flamuri gjate periudhes se Berishes se pare ishte pjese e nje debati midis specialisteve te Trashegimise Kulturore. Koha menjehere pas renies se komunizmit mund ta justifikonte disi kete retushim historik ne nje prej veprave me madhore artistike te periudhes se realizmit socialist.  Nderkohe heqja fare e Yllit te madh pas figures se gruas dhe heqja e Librit nga dora e punetorit ne Mozaik ishte nje nderhyrje qe i hiqte nje pjese te mire te kuptimit kesaj vepre te realizmit socialist. ( perseri ne ate kohe)   Restaurimi i pritshem me nje fond te Bashkimit Europian e konsolidoi vepren nga gjendja strukturale por nuk ktheu pjeset e hequra me pa te drejte nga nje veper qe i perket nje epoke tashme te perfunduar.  A duhet retushuar historia ne kete menyre?   A duhet qe periudha post komuniste te veproje me te njejtin standart si praktikat e periudhes komuniste e cila retushonte historine perpara saj?  A ka rrezik qe ashtu si brezi i lindur dhe rritur ne komunizem  cili e mesoi historine te deformuar, edhe brezi post komunist te ndjeke te njejten menyre te mesuarit te historise?  A duhet nej veper e financuar nga fonde europiane te perfaqesoje nje histori te retushuar?

Ndërkaq specialistë të fushës, por edhe intelektualë të ndryshëm kanë mendime të ndryshme në këtë debat. Eksperti i fushës Federik Stamati është i mendimit që nuk duhet ndërhyrë. Ndërkaq, Neritan Sejamini, analisti i njohur thotë që nuk mund të prezantohet Tirana me një vepër e porositur për tí shërbyer propagandës.

Neritan Sejamini: Mendoj se nuk ka lidhje me retushimin e historise—historia nuk mesohet nga nje mozaik. Mendoj se, ne kete rast, ceshtja eshte: a duhet te ruhet dhe ekspozohet “arti” i politizuar, i porositur dhe krijuar me qellimin e vetem per te ndikuar njerezit qe te pranojne nje pushtet diktatorial? Une mendoj se mozaiku, ne formen origjinale, mund ta kishte vendin ne nje muzeum mbi artin ne diktature— per te informuar dhe edukuar per makinerine dhe mjetet me te cilat u mbajt ne kembe diktatura—por jo ne qender te tiranes (nuk e di nese teknikisht mund te zhvendoset).

Ndërkaq, Giora Solar, një arkeolog izraelit që është një prej emrave më autoritarë në botë për fushën e trashëgimisë kulturore është kundër prekjes së mozaikut.

Giora Solar: E habitshme. Kujtova se të gjithë e kuptojnë se nuk preken veprat e artit e historisë. Nuk ndryshohet historia duke prishur vepra të tilla. Doni të përmirësoni të ardhmen? Mësojuni brezave të rinj historinë ashtu së bashku me gabimet e saj. E kjo bëhet jo duke ndryshuar atë, por treguar faktet dhe të vërtetën./TemA

Next Post
Nga Fushë-Arrëzi, në Këlcyrë! Rezultatet në bashkitë ku ka mbaruar numërimi për Këshillat

Kontestimet/ Humbja e thellë më 14 maj, 9 ankimime në KQZ: Opozita s'njeh rezultatin në bashkitë ku u votua elektronikisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In