• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sadushi pas vendimit të paraburgimeve: Drejtësia fiton autoritet kur gjyqtari vepron me ndershmëri dhe përgjegjësi

by E B
10/05/2026 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka përcjellë një mesazh me rastin e Ditës Kombëtare të Drejtësisë, duke uruar të gjithë gjyqtarët dhe profesionistët e sistemit të drejtësisë, ndërsa ka theksuar rëndësinë e besimit publik, integritetit dhe përgjegjësisë morale në ushtrimin e drejtësisë.

Në mesazhin e tij, kreu i Gjykatës së Lartë e cilëson këtë ditë jo vetëm si një moment institucional, por edhe si një ftesë për reflektim mbi rolin që ka drejtësia në një shoqëri demokratike dhe mbi përgjegjësinë e gjyqtarëve në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

Sipas tij, drejtësia kërkon dije, paanshmëri, integritet dhe kurajë profesionale, ndërsa çdo vendim gjyqësor ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe në besimin ndaj shtetit të së drejtës.

Mesazhi i Kryetarit të Gjykatës së Lartë:

Në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, dëshiroj t’u përcjell urimet më të mira të gjithë gjyqtarëve dhe profesionistëve të sistemit të drejtësisë.

Kjo ditë nuk është thjesht një moment kujtese institucionale. Ajo është edhe një ftesë për reflektim mbi peshën që mbart drejtësia në një shoqëri demokratike dhe mbi përgjegjësinë që ka çdo gjyqtar në mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe dinjitetit të njeriut.

Drejtësia kërkon dije, integritet, paanshmëri dhe kurajë. Ajo kërkon gjyqtarë që vendosin me ndërgjegje profesionale, me respekt për ligjin dhe me vetëdijen se çdo vendim gjyqësor ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe në besimin publik tek shteti i së drejtës.

Por besimi i publikut nuk mund të kërkohet vetëm nga jashtë. Ai duhet parë, së pari, nga vetja jonë: nga mënyra si punojmë, si arsyetojmë, si sillemi, si komunikojmë dhe si e përmbushim çdo ditë detyrën. Drejtësia fiton autoritet kur gjyqtari është i gatshëm të shohë me ndershmëri edhe përgjegjësinë e vet, të korrigjojë mangësitë, të shmangë formalizmin dhe të vendosë qytetarin në qendër të shërbimit gjyqësor.

Besimi ndërtohet çdo ditë, përmes vendimeve të arsyetuara, sjelljes së paanshme, transparencës institucionale, respektit për qytetarin dhe gatishmërisë për të mbajtur përgjegjësi. Ky besim është një kapital i pazëvendësueshëm për drejtësinë dhe duhet merituar në çdo çështje, në çdo seancë dhe në çdo marrëdhënie të sistemit me qytetarin.

Në këtë ditë, shpreh mirënjohjen time për punën dhe përkushtimin e gjyqtarëve që, pavarësisht sfidave të përditshme, i shërbejnë drejtësisë me përgjegjësi dhe dinjitet.

Le të mbetet kjo ditë një kujtesë se drejtësia nuk forcohet vetëm nga ligjet dhe institucionet, por edhe nga karakteri, integriteti dhe guximi moral i atyre që e ushtrojnë atë.

Gëzuar Ditën e Drejtësisë!

Next Post
Mungesa e himnit shqiptar në kongresin e VLEN, ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut: E ndaluan gjuhën!

Mungesa e himnit shqiptar në kongresin e VLEN, ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut: E ndaluan gjuhën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga regjistri fizike te detyrat brenda orarit, Italia vendos rregulla të reja për shkollat

Nga regjistri fizike te detyrat brenda orarit, Italia vendos rregulla të reja për shkollat

September 29, 2026
I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet shqiptari në Itali, 28-vjeçari drejt ekstradimit

I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet shqiptari në Itali, 28-vjeçari drejt ekstradimit

September 29, 2026
Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

September 29, 2026
I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

September 29, 2026
Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

September 29, 2026
“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

September 29, 2026
Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

September 29, 2026
U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

September 29, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

TOP BAROMETER: PS-ja zbret në dyshemenë e saj elektorale, por…

September 29, 2026
Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com