• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

U zgjodh kryeministri i ri i Hungarisë, betohet Peter Magyar

by E B
10/05/2026 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Peter Magyar është betuar si kryeministri i ri i Hungarii, duke premtuar ndryshim të thellë politik pas 16 vitesh qeverisjeje të Viktor Orban.

Lideri i partisë Tisza mori detyrën pas një fitoreje bindëse në zgjedhjet e 12 prillit, duke siguruar shumicë kushtetuese në parlament.

Në fjalimin e tij të parë si kryeministër, Magyar tha se qytetarët hungarezë kanë votuar për një fillfim të ri dhe për ndryshim sistemi.

“Populli hungarez na ka dhënë mandat për të hapur një kapitull të ri në historinë e Hungarisë. Jo vetëm për të ndryshuar qeverinë, por edhe sistemin. Për të nisur nga e para”, tha Magyar.

Ceremonia solemne u zhvillua në parlamentin hungarez në Budapest, ndërsa jashtë godinëss mijëra mbështetës ndoqën fjalimin në ekrane gjigante, duke valëvitur flamuj kombëtarë dhe duke duartrokitur liderin e ri.

Magyar premtoi gjithashtu rikthimin e unitetit kombëtar dhe forcimin e besimit mes qytetarëve.

“Ne angazhohemi që në Hungari, ajo që na bashkon do të jetë përsëri më e fortë se ajo që na ndan, që ne do të mësojmë përsëri të mendojmë për veten si komb, edhe nëse vijmë nga vende të ndryshme dhe kemi përvoja të ndryshme. Apo nëse kemi votuar për një komunitet politik të ndryshëm”, tha Magyar.

Kryeministri i ri trashëgon një ekonomi të dobësuar dhe marrëdhënie të tensionuara me BE-ë, pas viteve të përplasjeve mes qeverisë së Orbanit dhe Brukselit.

Fitorja e tij është pritur pozitivisht nga tregjet financiare dhe investitorët, ndërsa shumë hungarezë shpresojnë se ndryshimi politik do të sjellë stabilitet ekonomik dhe rikthim të besimit tek institucionet.

Pas betimit të tij si kryeministër, atmosfera festive tërhoqi vëmendjen e mediave të qytetarëve, pasi ministri I ri I shendetesise Zsolt Hegedűs, i njohur në vend si “politikani që vallëzon”, persëriti kërcimin e tij viral, në shkallët e parlamentit para qindra qytetarëve.

Pas tij, iu bashkuan edhe politikanët e tjerë, ndërsa qytetarët hungarezë iu gëzuan ndryshimit të qeverisë me shpresën për ndryshim.

Next Post
Tragjedi në Durrës, 19-vjeçarja humb jetën pas vetëhedhjes nga pallati

Tragjedi në Durrës, 19-vjeçarja humb jetën pas vetëhedhjes nga pallati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com