• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Rrëfen Iva Aliko: Pushimet e mia mes udhëtimeve të çmendura, seksit dhe alkoolit

by Java News
17/08/2017 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Vitin 2017 e nisi me një set fotosh nudo në dimër, pasi për Iva Alikon nuk ka rëndë- si stina kur vjen puna te zhveshja.

I pëlqen të jetë kundër rrymës dhe ta shijojë jetën në plot kuptimin e fjalës, gjithmonë duke e shoqëruar çdo argëtim me alkoolin. Kështu, pasi ka pushuar në Dhërmi, Jalë e Sarandë, kur atje nuk kishte shkelur këmbë pushuesi, tani po shijon me bikini natyrën e egër midis maleve të Tropojës, Thethit dhe Rugovës, për t’u kthyer sërish në Jug në vjeshtë.

23- vjeçarja që bën bujë gjithmonë mes tregut të muzikës dhe modës, rrëfen për gazetën “Panorama” netët e verës, pikat e forta të fizikut ku meshkujt VIP i ngulin sytë në plazh, gjithçka për seksin e dashurinë, dhe fjalët e pista që përdor nga timoni deri te shtrati….

Si po e kalon këtë stinë të nxehtë, ku dhe me kë po pushon?

Momentalisht po bëj disa ditë pushimesh malore për të përballuar të nxehtin e këtyre ditëve.

 Pra ke braktisur Dhërmiun apo Jalën, plazhet tendencë të momentit. Pse kështu?

Po. Siç e thashë më sipër, momentalisht po preferoj disa pushime malore, larg zhurmës dhe vapës.

Kjo do të thotë që në Bjeshkë ti pushon e veshur, apo me bikini?

Po, dal edhe me bikini, pasi lumi ta mundëson edhe këtë opsion disi. Konkretisht kam bërë një kombinim të argëtimit midis maleve të Tropojës, Thethit dhe Rugovës.

Pavarësisht dukjes si vajzë seksi, ke pohuar se je natyrë romantike. Kjo do të thotë që je arratisur me dashurinë tënde për të shijuar intimitetin larg syve kureshtarë?

Zakonisht nuk i preferoj ambientet shumë të zhurmshme, dhe të mbipopulluara. Kur të gjithë ishin në Tiranë e nuk kishte nisur ende sezoni i plazhit, unë isha e para që frekuentoja ato vende, si Dhërmi, Jalë, Sarandë. Kur të boshatisen, unë sërish do të shkoj të pushoj atje. Sa për pyetjen, në fakt momentalisht jam me familjen, në qetësinë time dhe larg syve kureshtarë.

Meqë përmende plazhet e Jugut, si të shohin pushuesit kur hyn në det për të notuar, apo kur shkon të porositësh një pije?

Eh! Për këtë në fakt duhet të pyesim ata që më shohin…

Po ti vete ndihesh në siklet, dhe pas cilës pjesë të trupit fiksohen më shumë te ty?

Gjoksi dhe vithet janë pikat e mia më të forta, pra që e ndiej kur shikimet bëhen paksa të tepruara dhe më bezdisin.

Meshkujt që të shohin janë zakonisht vetëm apo me të dashurat a gratë?

Vetëm, përgjithësisht.iva-2

Janë persona VIP apo të zakonshëm?

Sigurisht ka të thjeshtë, por edhe VIP-a mes tyre.

Po ty kush janë ata që ta rrëmbejnë vëmendjen?

Asnjë. (qesh) Sepse kur shkoj për të pushuar, dua të pushoj totalisht.

Dashuria dhe seksi sa të rëndësishme janë në jetën tënde?

Kanë rëndësinë e tyre, si seksi, edhe dashuria. Të dyja nuk bëjnë pa njëratjetrën, si dashuria pa seks, ashtu dhe seksi pa dashuri.iva-aliko-780x439

Ti për momentin ndihesh e përmbushur në binomin dashuri-seks?

Mjaftueshëm për t’u ndierë mirë.

Gjithsesi mund të na rendisësh marrëzitë që ti bën në stinën e nxehtë të aventurave?

Dal më shumë e zhveshur seç duhet. Udhëtimet janë më të çmendura se zakonisht dhe abuzoj pak më tepër me alkoolin.

Pija që të deh menjëherë?

Nuk dehem shpejt, por zakonisht ndodh atëherë kur përziej pijet.

Dhe çfarë bën kur pi alkool, si del nga vetja për shembull?

I jap makinës shpejt, dhe për këtë arsye më kanë hequr disa herë patentën dhe kam marrë gjoba pa fund.

Po fjalë të pista përdor me policët kur të marrin patentën, ndërkohë që je e dehur?

Në fakt në timon është i vetmi vend ku unë përdor fjalë të pista.

Pse në shtrat nuk ndodh?

Edhe ndodh.

Kur e ndien veten në ekstazë absolute?

Ekstaza ime e vetme është në periudhat kur unë jam tepër, tepër e lumtur.

E të lumtur kush apo çfarë të bën?

Kur me ecën gjithçka në perfeksion, ashtu siç dua unë.

ma.me

Next Post
8 ushqime që e ruajnë ngjyrën e lëkurës pas plazhit

8 ushqime që e ruajnë ngjyrën e lëkurës pas plazhit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Greqi/ Shpërthen rafineria e naftës, humb jetën një shqiptar, një tjetër në gjendje të rëndë!

E rëndë në Greqi/ Shpërthen rafineria e naftës, humb jetën një shqiptar, një tjetër në gjendje të rëndë!

October 9, 2026
“Synojmë më shumë investime”- Ministrja Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal dhe investimet turke, mundësi për rritjen e tregtisë shqiptare

“Synojmë më shumë investime”- Ministrja Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal dhe investimet turke, mundësi për rritjen e tregtisë shqiptare

October 9, 2026
Aksioni i policisë në kampin e MEK, Çupi: Dje ishe pika kulmore, hetimet kishin nisur kohë më parë

“Investimi në Zvërnec i shërben të ardhmes”- Frrok Çupi: Mundësi historike për Shqipërinë dhe forcim i ndikimit dhe mbrojtjes amerikane!

October 9, 2026
“S’jam dakord me heqjen e sanksioneve ndaj Dodik”- Senatorja amerikane kritikon lehtësimet nga Tirana! Mesazhe dhe për integrimin në BE

“S’jam dakord me heqjen e sanksioneve ndaj Dodik”- Senatorja amerikane kritikon lehtësimet nga Tirana! Mesazhe dhe për integrimin në BE

October 9, 2026
Zelensky: Sulmi rus ndaj autobusëve në Kramatorsk nuk do të mbetet pa përgjigje -

“Nuk po na ndihmoni!”- Zelenski shpërthen kundër SHBA-ve: Po bëni biznes me Rusinë! Kjo quhet mungesë vullneti e ndershmërie

October 9, 2026
Qëlloi me armë bashkëshorten, burri sapo kishte lënë qelinë, ishte dënuar për dhunë në familje

Tragjedia në Gjilan, zbardhen detajet e krimit në familje! Burri vrau bashkëshorten dhe kunatin, plagos edhe një tjetër

October 9, 2026
“Nuk mund të kalojë në heshtje”- Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve!

Pas skandalit në Dervician, hiqet portreti i Napolon Zervës, ishte ekspozuar në Dropull! Reagon ashpër Shoqata e Çamërisë: Provokim i rëndë

October 9, 2026
E rëndë në Kosovë, dy të vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri, autori vetëdorëzohet në Polici! Kishin lidhje familjare, mister motivet!

E rëndë në Kosovë, dy të vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri, autori vetëdorëzohet në Polici! Kishin lidhje familjare, mister motivet!

October 9, 2026
Kreu i AMP-së takohet me ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Michel Tarran: Bashkëpunimi për forcimin e mbikëqyrjes policore në fokus të takimit

Kreu i AMP-së takohet me ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Michel Tarran: Bashkëpunimi për forcimin e mbikëqyrjes policore në fokus të takimit

October 9, 2026
Ministri Karakaçi sqaron ndërhyrjet në Shkumbin: Argjinatura është e përkohshme, do të hiqet pas punimeve për zgjerimin e Elbasan-Qafë Thanë

Ministri Karakaçi sqaron ndërhyrjet në Shkumbin: Argjinatura është e përkohshme, do të hiqet pas punimeve për zgjerimin e Elbasan-Qafë Thanë

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com