• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Provokimi i vajzës së Sabianit, nudo në vaskë, strategjia për të bërë famë me …

by Java News
09/02/2020 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vajza 19-vjeçare e Sabianit, Keisi Meidini, po përgatitet t’i hyjë seriozisht muzikës, duke ndjekur hapat e të atit. Ajo ka njoftuar ndjekësit në “Instagram” se ka një surprizë së shpejti për ta, duke lënë të kuptohet me anë të fotove se cila është strategjia që ka bërë plan për të rënë në sy në tregun e muzikës.

 

Një prej tyre është provokimi me fotot e nxehta, njërën prej të cilave e ka postuar para pak ditëve. Nudo në vaskë, duke shijuar një gotë, është poza e nxehtë që i paraprin projektit të saj të radhës muzikor, edhe pse ka kohë që flitet se do të dilte me një bashkëpunim me Noizyn.

 

Vajza e këngëtarit të njohur po punon për këtë projekt të ri, pas klipit me titull “S’ka dashni” që realizoi me Seldi Qalliun, për të cilin u përfol se janë në një lidhje. Për marrëdhënien e tyre foli edhe Sabiani për “Panorama Plus”, i cili u shpreh se nuk ka asnjë kompleks për ta pranuar Seldin si dhëndër, të cilin e ka dhe bashkëpunëtor në muzikë, pasi kohët e fundit udhëtojnë bashkë në koncerte.

 

Kjo edhe për shkak të vajzës, e cila u pa të shoqërohej gjithandej nga Seldi. Hera e parë që Keisi mori pjesë në një projekt muzikor ishte ai si modele në klipin e të atit. “Pa ty dashni” titullohej klipi i Sabianit me Marselin, ku si imazh pamë vajzën e tij aq shumë të komentuar në media për pamjen. Nga ana tjetër kishte kohë që flitej se vajza e tij do t’i hynte muzikës si këngëtare e grupit “OTR” me lider Noizyn.

Sabiani mendoi dy vite më parë ta prezantonte vajzën si modele në klipin ku ai i këndonte një vajze që e kishte bërë të vuante, duke e lënë të lënduar. Me bikini, duke kaluar dhe duke ekspozuar format e saj, Keisi shfaqej si një seks bombë. Keisi është vajza nga martesa e parë e Sabianit, e cila në këtë klip shfaqet me gërshetat e të atit.

 

Ajo ishte 17 vjeçe kur u bë e famshme në një kohë të shkurtër, pas një interviste që dha për një televizion të Kosovës. Sipas Sabianit, ajo nuk është vetëm një modele e pëlqyer, por ka dhe zë shumë të bukur për të kënduar. Nuk dihet nëse ajo dhe Noizy do ta nxjerrin ndonjëherë duetin, për të cilin u fol për një kohë të gjatë. “On this day queen was born”, ishte dedikimi sipër tortës së ditëlindjes që djemtë e grupit OTR, me lider Noizyn, i bënë Keisi Meidinit.

 

Bjondja me sy të shkruar dhe trup perfekt festoi ditëlindjen gjatë një feste, ku gjithçka ishte surprizë nga reperi më i komentuar për famë, para dhe histori me vajza të ndryshe, Rigels Rajku. E lançuar fillimisht në botën e modës duke pozuar për marka të ndryshme, Keisi prej vitesh punoi intensivisht për të qenë partnerja në muzikë e Noizyt, ndërkohë që flitet se po punojnë bashkërisht për duetin dhe klipin e tyre, që do të jetë pa dyshim një hit.

Ndërkohë, duket se Keisin e do fama, pasi vetëm në pak muaj ajo u bë një nga vajzat më të komentuara dhe më të klikuara në rrjetet sociale e portale. Për babanë e saj, Sabianin, i cili ka një karrierë të gjatë në tregun muzikor, fakti që e bija e tij po bën bujë në kohë të shkurtër nuk është rastësi.

 

“E vërteta është që s’e kisha menduar ta bëj të famshme vajzën. Çdo gjë po ndodh në një mënyrë të habitshme nga një miniprezantim që i bëra në një nga intervistat e mia rutinë. Dhe ja, tani s’po ndalen më portalet…”

Sa i takon talentit për të kënduar, ai përgjigjet: “Mua më ngjan me Jessie J, por edhe me Rihannën. Ka diksion, ngjyrë, tingull. E çuditshme, i ka dhënë Zoti bukuri dhe vokal të mrekullueshëm.”

Ndërsa në lidhje me komentet që bëhen për jetën e saj luksoze, përgjigjet: “Jetë luksoze s’mund të them. Por asgjë s’i mungon nga ato që kërkon të ketë e që ka nevojë. S’e kam idenë se kujt i thonë ‘luks’, gjithsesi çdo gjë me një cak dhe pa ekzagjerime”.

 

 

Next Post
DW:“Bllokimi i integrimit, papërgjegjshmëri e Macron, pasojë e injorancës…, në pranverë i hap rrugë Shqipërisë!”

DW:“Bllokimi i integrimit, papërgjegjshmëri e Macron, pasojë e injorancës…, në pranverë i hap rrugë Shqipërisë!"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

June 28, 2026
VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

June 28, 2026
Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

June 28, 2026
Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

June 28, 2026
Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

June 28, 2026
Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

June 28, 2026

Platforma politike surreale e protestës, a duhen marrë seriozisht propozimet e organizatorëve?

June 28, 2026
Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

June 28, 2026
Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

June 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Protesta drejt Lëvizjes, apo përballë vetes

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In