• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ LGBT: Ja kandidatët homofobë që nuk duhet t’i votoni

by A R
13/06/2017 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pro LGBT dhe Aleanca LGBT, dy organizatat kryesore në mbrojtje të komunitetit LGBTI, kanë ndërmarrë nismën “Mendo Politikisht”. Kjo nismë synon të inkurajojë komunitetin LGBTI të marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2017, i pajisur me informacion të detajuar mbi qëndrimet që partitë politike kanë mbi çështjet e këtij komuniteti.

Sipas studimeve botërore 2 – 12% e popullsisë së një vendi i përket komunitetit LGBTI. Të dhënat zyrtare të KQZ tregojnë se në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri numri i votuesve të regjistruar ishte 3.271.885 nga të cilët rreth 110.000 janë pjesëtarë të komunitetit LGBTI.

MONITORIMI

Gjatë monitorimit të medias në kuadër të kësaj nisme, janë identifikuar disa prej politikanëve që kanë mbajtur publikisht qëndrime homofobike ndaj komunitetit LGBTI.

Publikimi i këtyre deklaratave bëhet me qëllim që t’ju kujtojë politikanëve se nuk janë zgjedhur për të shpërndarë urrejtje e për të diskriminuar por për të përfaqësuar denjësisht votuesit e tyre, pjesë e të cilëve janë edhe personat LGBTI.

Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, ish-ministër i shëndetësisë, e konsideron ende homoseksualitetin si një sëmundje dhe deviancë, duke thënë se Parlamenti shqiptar “Nuk është imun nga të tilla devianca”.

Nuk kanë munguar as fyerjet nga personazhe të politikës shqiptare si “Kaubojsi” Eduart Ndocaj, deputet dhe kryetar i PBDKSH.  Gjatë një intervistë në emisionin “Të paekspozuarit”, ai shpreh me krenari qëndrimin e tij si demokristian kundër komunitetit LGBTI duke vazhduar më tej me një fyerje të qartë, ku krahason LGBTI me një targë makine.

Mesila Doda, deputete e PDIU, është shprehur gjatë një debati në emisionin “Opinion” të datës 18 maj 2017, se një ndër kauzat kryesore që partia e saj ka mbajtur në këtë 4 vjeçar ishte mos lejimi i martesave brenda të njëjtës gjini.

Tritan Shehu, Drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, mendon se hapja e rrugës për bashkëjetesat mes personave të së njëjtës gjini do të shkatërrojë të ardhmen e fëmijëve, familjen dhe traditën e saj dhe të njerëzimit. /MA.ME

Next Post
Loja vrasëse ‘Balena Blu’ rrezikon jetën e fëmijëve shqiptarë, 12-vjeçarja nga Gjirokastra 10 ditë pa ngrënë

"Balena Blu", si duhet t'i kontrolloni fëmijët nga loja që çon drejt vetëvrasjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com