• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Balena Blu”, si duhet t’i kontrolloni fëmijët nga loja që çon drejt vetëvrasjes

by A R
13/06/2017 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Specialistët e sigurisë dhe privatësisë japin alarmin për lundrimin e fëmijëve në internet jashtë kontrollit të prindërve, duke u bërë kështu pre e lojërave të rrezikshme, siç është edhe ajo e “balenës blu”. Ata thonë se adoleshentët e përbuzur janë gjahu kryesor i “balenës blu”. Specialistët shpjegojnë çfarë është loja “vrasëse” që përfshin plot 50 faza dhe si nis ajo.

Adoleshentët e përbuzur nga familja dhe shoqëria janë preja kryesore e lojës vrasëse “balena blu”, që tashmë ka shënuar rastin e dytë edhe në vendin tonë. Specialistët thonë se për t’u përfshirë në këtë lojë gllabëruese mjafton vetëm aksesi në internet.

“Këta fëmijë apo adoleshentë, të cilët kryesisht kishin probleme me idendidetin e tyre, ishin fëmijë të përbuzur nga familja, shoqëria nga rrethi i tyre dhe ata gjetën vetveten në këtë lojë.

Organizatorët e kësaj loje e shfrytëzuan këtë dobësi. Ata mundohen të marrin akses kudo që ti të jesh, nuk është vetëm facebook, ata aksesohen edhe nga yuo tube, rrjete të tjera tëitter, instagram, kudo ku ka masivizëm ata janë aty”, pohon Edmond Liçaj, specialist pranë Komunitetit Siguria dhe Privatësia në Internet, SPI.

Po çfarë është loja vrasëse që përfshin plot 50 faza dhe si nis ajo: “Balena blu është një lojë e cila nis me një ftesë, kërkesë miqësie nga një njeri i panjohur dhe më vonë ai të blen mendjen, të shikon se si e sheh botën, si i kupton gjërat, nga çfarë familje je i rrethuar, ai mer informacione të detajuara rreth teje dhe ti përfshihesh në lojë. Ai të bën disa testime, loja ka gati 50 nivele dhe niveli më i rrezikshëm është i parafundit, në të cilën adoleshentët përfshihen në lojë duke bërë tatuazh balenën blu me sende të forta, thika etj. Në fund, fituesi i lojës është ai që vetëvritet”, shpjegon Liçaj.

Specialistët e sigurisë dhe privatësisë këshillojnë që çdo person i rritur apo fëmijë të ketë kujdes me informacionet që shpërndan në internet. “Familja, ata duhet të jenë mbikëqyrës në këtë proces.

Gjithashtu, një pjesë e shumë e rëndësishme është ndërgjegjësimi personal që çdo fëmijë apo i rritur duhet të ketë informacione rreth informacioneve që jep në internet. Sa më i rezervuar të jesh me informacionet që jep në internet aq më i sigurt do jesh”, thekson Liçaj. Krahas dy rasteve të konstatuara si viktima të balenës blu në vend, edhe dy fëmijë shqiptarë që jetojnë në Greqi janë bërë pjesë e saj./Ora

ma.me

Next Post
SFIDA monitoron Ministrinë e Bujqësisë: Administrata në fushatë

Bojaxhi në Vlorë: SFIDA mbart vlera që i mungojnë partive të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com