• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Alessio Aliaj zhvendoset në Tiranë, nis bashkëjetesën me Jonida Maliqin! Çifti bashkë në çdo dalje

by Java News
13/09/2026 10:38
FOTOT/ Alessio Aliaj zhvendoset në Tiranë, nis bashkëjetesën me Jonida Maliqin! Çifti bashkë në çdo dalje
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jonida Maliqi dhe Alesio Aliaj, nuk fshihen më. Prej disa muajsh kjo dyshe e ka çuar raportin e tyre më tej sesa një miqësi, duke u shndërruar në një ndër çiftet më të komentuara të momentit.

Pas disa daljesh së bashku dhe deklaratash sporadike, çifti duket se e ka çuar këtë raport në një tjetër nivel.

Alessio prej kohësh ka nisur të jetë në Tiranë, ku tashmë lidhja me Jonidën është kthyer edhe në një bashkejetesë. Çifti është parë shpeshherë së bashku, jo vetëm në evente apo ceremoni, por edhe në të përditshmen e tyre. Duket se lidhja është formalizuar deri në atë pikë, sa çifti të provojë tashmë edhe bashkëjetesën.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, Alesio u vu përballë fotografive që u bënë virale në rrjetet sociale, ku ai shfaqej pranë këngëtares. I pyetur për marrëdhënien mes tyre, Alesio u përpoq të mos japë shumë detaje, duke shpjeguar se të dy ndodheshin në të njëjtën dasmë. “Kemi qenë të ftuar në dasmë, Kida është shoqja jonë që i uroj jetë sa më të lumtur”, tha ai, duke shtuar se në atë moment pranë tyre kishte edhe shumë persona të tjerë. Por moderatori këmbënguli për të mësuar nëse mes Alesios dhe Jonidës ka diçka më shumë.

“Gjërat shijohen, nuk ka nevojë për shumë komente. Kam më qejf që privatësia të jetë sa më imja. Gjërat rrjedhin vetë”, u përgjigj Alesio.

Lidhja mes tyre u zbulua në 50-vjetorin e tij. Atmosfera festive, batutat dhe detajet e veçanta nga organizimi kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa të pranishmit nuk kursyen urimet dhe komentet plot humor për çiftin.

Një nga reagimet që mori më shumë vëmendje ishte ai i moderatorit Drini Zeqo, i cili me nota humori shkroi se “Kam gëzuar sikur e ka Jonida ditëlindjen dhe jo Alesio”, duke iu referuar vëmendjes së madhe që mori këngëtarja gjatë mbrëmjes.

Një tjetër detaj që tërhoqi vëmendje ishte torta e pazakontë e ditëlindjes, e realizuar në formën e një WC-je, me mbishkrimin ironik: “E kujt ia ndjen pse po ndërroj prefiks?!” Jonida dhe Alesio janë kthyer në një nga çiftet më të përfolur të showbiz-it shqiptar muajt e fundit. Zërat për afrimin mes tyre nisën fillimisht gjatë kohës kur Alesio ishte pjesë e një formati televiziv, (edhe pse lidhja ka lindur shumë kohë më parë) ndërsa më pas dyshja u fotografuan bashkë në publik, duke shtuar dyshimet për një romancë të konsoliduar.

Sa i përket jetës personale, Jonida Maliqi, ka qenë më herët e martuar me biznesmenin Gent Prizreni, me të cilin ka edhe një djalë.

Pas ndarjes, këngëtarja ka zgjedhur ta mbajë jetën private larg vëmendjes mediatike, ndonëse vitet e fundit emri i saj është komentuar shpesh në rubrikat rozë. Alesio, nga ana tjetër, vjen nga një martesë dhe është baba i dy fëmijëve.

Në intervista të mëparshme ai ka folur rrallë për jetën personale, por ka pranuar se eksperiencat e së kaluarës e kanë bërë më të rezervuar ndaj ekspozimit mediatik.

Megjithatë, raporti i tij me Jonidën duket se po shkon drejt një faze serioze, por pak janë gjasat për një martesë duke qenë se këngëtarja është shprehur se ‘nuk beson më tek martesa’. Alessio Alia solli sërish në vëmendje raportin e tij me Jonida Maliqin. Komentet e tij për këngëtaren dhe reagimi ndaj një videoje nga “Big Brother VIP”, krijuan dyshime për natyrën e marrëdhënies mes tyre.

Alesio trazoi ujërat pak ditë më parë, duke lënë vend për shumë aludime rreth raportit me Jonidën. Shkëndija e parë nisi brenda shtëpisë, kur gjatë transmetimit të këngës së Jonidës në sfond, Alessio u pa dukshëm i emocionuar.

“Oh, kënga që i kam bërë unë Jonidës. Jam dhe në klip,” – u shpreh ai brenda shtëpisë. Madje, kur Miri e pyeti “Pse e do kaq shumë?”, Alessio dha një përgjigje enigmatike: “Nuk e di. S’e di as vetë”. I vënë përballë këtij klipi në studio, Alessio u përpoq ta mbante bisedën në rrafshin profesional, duke shpjeguar se ajo është pjesë e kompanisë së tij. Por, fraza e tij e mbylljes ndezi sërish dyshimet. “Këtë këngë e kemi bërë me Jonidën, se ajo është në kompaninë time… Çdo gjë tjetër ngelet histori,” – deklaroi ai. Kjo frazë nuk i shpëtoi moderatores Rudina Dembacaj në ‘Goca dhe Gra’, e cila e pyeti drejtpërdrejt nëse ka pasur ndonjë histori dashurie mes tyre. E mesa duket, tashmë zërat janë konfirmuar me pamjet që kanë bërë xhiron e rrjetit.

Lajme të ngjashme:

Next Post
Rama: 4 universiteteve të reja në Fier, Vlorë, Tiranë dhe Korçë! Shqipëria, e para në rajon për matematikë

Rama: 4 universiteteve të reja në Fier, Vlorë, Tiranë dhe Korçë! Shqipëria, e para në rajon për matematikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

October 29, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, Gjykata në Pejë lë në qeli ish-bashkëshortin! Kunati autor ende në arrati

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, pezullohen nga detyra edhe 11 zyrtarë në Policinë e Kosovës!

October 29, 2026
Samiti i BE-së në nëntor, në fokus ndihma financiare prej 70 miliardë eurosh të Ukrainës

Lufta/ Bashkimi Evropian hap një fond prej 23,7 miliardë dollarësh për mbrojtjen dhe mbështetjen e Ukrainës!

October 29, 2026
“Kushte më të mira për turistët”- Rama njofton se kur do përfundojë “Rruga e Gjashtë” në Sarandë: Më pak trafik, më shumë lehtësi për banorët!

“Kushte më të mira për turistët”- Rama njofton se kur do përfundojë “Rruga e Gjashtë” në Sarandë: Më pak trafik, më shumë lehtësi për banorët!

October 29, 2026
Çmontohet grupi i drogës në Malësinë e Madhe, 4 persona bien në pranga, 3 të tjerë në kërkim! Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe…

Çmontohet grupi i drogës në Malësinë e Madhe, 4 persona bien në pranga, 3 të tjerë në kërkim! Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe…

October 29, 2026
“Forcim i bashkëpunimit dypalësh”- Ministri Hoxha takohet me ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri: Mundësi të reja në fushat me interes të përbashkët

“Forcim i bashkëpunimit dypalësh”- Ministri Hoxha takohet me ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri: Mundësi të reja në fushat me interes të përbashkët

October 29, 2026
“Projekti është gati për ndërtim”- Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Eolik të Spillesë, Karakaçi: Operimi nis më 2028!

“Projekti është gati për ndërtim”- Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Eolik të Spillesë, Karakaçi: Operimi nis më 2028!

October 29, 2026
SUPERIORE/ Polemika të forta për derbin Tirana-Dinamo, tekniku Daja: Derbi mund të luhej në një tjetër orar, i njëjti arbitër…

SUPERIORE/ Polemika të forta për derbin Tirana-Dinamo, tekniku Daja: Derbi mund të luhej në një tjetër orar, i njëjti arbitër…

October 29, 2026
Fitorja e zgjedhjeve nga studentët, tronditet dhe media e Vuçiç, dorëhiqet shefja e RTS!

Fitorja e zgjedhjeve nga studentët, tronditet dhe media e Vuçiç, dorëhiqet shefja e RTS!

October 29, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes pas publikimit të audiove tronditëse!

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes pas publikimit të audiove tronditëse!

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In