• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: 4 universiteteve të reja në Fier, Vlorë, Tiranë dhe Korçë! Shqipëria, e para në rajon për matematikë

by A R
13/09/2026 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka folur për planet për zgjerimin e arsimit të lartë në vend, duke bërë të ditur se synohet hapja e katër universiteteve të reja në Fier, Vlorë, Korçë dhe Tiranë.

Në podcastin “Flasim”, Rama tha se plani parashikon katër universitete me profile të ndryshme. Universiteti i Fierit do të fokusohet në mjekësi, ndërsa ai i Vlorës pritet të jetë universitet i përgjithshëm dhe më i madhi ndër katër institucionet e planifikuara.

Në Korçë, sipas kryeministrit, do të ngrihet një universitet i fokusuar në teknologji dhe Inteligjencë Artificiale, ndërsa në Tiranë parashikohet një tjetër universitet i përgjithshëm.

“Së shpejti, ne do të nënshkruajmë një marrëveshje me një nga rrjetet më të mëdha universitare të botës, i bazuar në Londër dhe pjesë e marrëveshjes është edhe plani i përbashkët për të hapur Universitetin e Mjekësisë në Fier. Universiteti mjekësor i Fierit do të jetë ndërkombëtar, me reputacion ndërkombëtar, me studentë shqiptarë dhe nga e gjithë bota. Kthimi i Spitalit Memorial për ta kthyer në spital universitar duhet universiteti dhe tani jemi shumë afër. Kemi filluar një proces diskutimesh dhe kemi parë një draft-studim të fizibilitetit. Është fantastike dhe po presim studimin përfundimtar nga ana e tyre. Është një investim shumë i madh që po bëjmë dhe është një investim i përbashkët. Ne do të vëmë në dispozicion infrastrukturën dhe ata do të sjellin pedagogët, por edhe zgjedhja e pedagogëve shqiptarë, jo vetëm këtu, por edhe në diasporë.

Është një plan ambicioz. Janë katër universitete: ai i Fierit për mjekësinë, ai i Vlorës, që do të jetë më i madhi nga të katërt dhe do të jetë i përgjithshëm. Ambicia jonë është ta instalojmë në qendër të Vlorës, te Sheshi i Flamurit, që do të krijojë një dinamikë të re për qytetin. Një tjetër do të jetë në Korçë, që do të jetë për teknologjinë dhe Inteligjencën Artificiale, dhe tjetri do të jetë në Tiranë, që do të jetë një universitet i përgjithshëm”, tha Rama.

Por krahas planeve për arsimin e lartë, Rama u ndal edhe te rezultatet e Shqipërisë në testin ndërkombëtar PISA 2025.

Ai i cilësoi rezultatet “fryt’ të një pune të gjatë dhe të një transformimi në sistemin arsimor, duke theksuar jo vetëm investimet në infrastrukturë dhe tekste, por edhe përmirësimin e administrimit të shkollave.

“Kënaqësi për rezultatet e testit ndërkombëtar PISA 2025, që janë fryt i një pune të gjatë, i një transformimi tërësor, i një përpjekjeje për të rritur jo thjesht cilësinë e infrastrukturës dhe teksteve, por edhe cilësinë e administrimit të shkollave, ku sot kemi një numër gjithnjë e më të madh drejtuesish që kalojnë nga Shkolla e Drejtorëve. Si rezultat i gjithë këtij intensiteti dhe ndërveprimit mes shkollës, prindërve dhe, padiskutim, nuk u heq asnjë presje atyre që nënvizojnë meritat e nxënësve. Shqipëria e filloi këtë ngjitje drejt majës në klasifikimin ballkanik perëndimor nga fundi dhe sot jemi të parët në matematikë”, tha Rama.

Next Post
Eksplozivi tek banesa e mësuesit në Shkodër, mister motivi! Hetimet fokusohen te vëllai në Gjermani

Eksplozivi tek banesa e mësuesit në Shkodër, mister motivi! Hetimet fokusohen te vëllai në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga “Pasqyrë Albania” dhe fondet e IPARD, te marrëveshja me Francën për ujësjellësin e Durrësit! Zbardhen të gjitha vendimet e Qeverisë

Gara për fondet e buxhetit të shtetit, “ngrin” paga e Presidentit! Ja ministritë që marrin më shumë

October 29, 2026
Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar Lorik Abazi në Angli, shkak dyshohet komenti për partneren! Nga sherri te krimi fatal, detajet e ngjarjes tragjike

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar Lorik Abazi në Angli, shkak dyshohet komenti për partneren! Nga sherri te krimi fatal, detajet e ngjarjes tragjike

October 29, 2026
Pikëpyetjet e basteve online/ Ekspertët: Ata që luajnë fshehurazi, nuk do të duan të deklarohen

Bëhet gati hapja e lojërave të fatit online, Qeveria pret që të arkëtojë 2 miliardë lekë!

October 29, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Shkresa për Veliajn është një “sekret” publik që e dinë të gjithë

October 29, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Në mbledhjen e grupit nuk foli vetëm Çuçi”- Transferimi i Veliajt në Fier, avokati Ndreca zbardh detaje: Disa deputetë të PS më telefonuan të shqetësuar…

October 29, 2026
Sezoni 2024, Ministria e Turizmit: Kemi një rritje me 35% të netqëndrimeve të turistëve të huaj

Përafrimi me BE-në/ Qeveria prezanton ligjin e ri për turizmin, regjistrim i detyrueshëm i qirave afatshkurtra dhe krijim i zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit

October 29, 2026
Shuhet në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, themeluesi i Akademisë së Shkencave! Nesër mbahen homazhet dhe nderimet

Shuhet në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, themeluesi i Akademisë së Shkencave! Nesër mbahen homazhet dhe nderimet

October 29, 2026
Meloni u jep italianëve mundësinë të zgjedhin targa të personalizuara për makinat

Meloni u jep italianëve mundësinë të zgjedhin targa të personalizuara për makinat

October 29, 2026
Doganat në operacion, zbulohet magazina e kafesë ku bëhej evazion fiskal në Durrës, subjekti gjobitet me rreth 18 milionë lekë!

Doganat në operacion, zbulohet magazina e kafesë ku bëhej evazion fiskal në Durrës, subjekti gjobitet me rreth 18 milionë lekë!

October 29, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Transferimi i Veliajt në Fier dhe pikëpyetjet që mbeten

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In