• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkresa për Veliajn është një “sekret” publik që e dinë të gjithë

by Mero Baze
29/10/2026 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka hyrë në një cikël paligjshmërie, të cilin po e thellon me gënjeshtra dhe veprime të tjera antiligjore.

Sot, pas debateve në opinionin publik dhe në shtyp, të cilat ajo i quan “spekulime”, na njoftoi se urdhri për transferimin e Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në izolim në Fier është klasifikuar sekret shtetëror, ndaj ne nuk mund të njohim arsyet e transferimit të tij.

Kjo ose është një gënjeshtër, ose është një shkelje e ligjit. Që një urdhër për transferimin e një të burgosuri, i cili vuan paraburgimin dhe jo dënimin dhe që është një figurë me profil të lartë politik, të jetë sekret shtetëror, duhet të përmbushë kushtet e ligjit nr. 10/2023 “Për informacionin e klasifikuar”. Sipas neneve 9–12, informacioni duhet të lidhet me sigurinë kombëtare dhe të klasifikohet nga autoriteti kompetent. Autoritete të tilla janë Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe titullarë të tjerë që e marrin këtë të drejtë nga Kryeministri.

Për ta klasifikuar këtë urdhër si sekret shtetëror, Presidenti, Kryeministri apo të autorizuarit e tyre duhet të kenë një bazë ligjore mbi të cilën të mbështesin nivelin e sekretit, pasi termi “sekret shtetëror” është një emërtim i përgjithshëm. Në ligj ekzistojnë nivele konkrete klasifikimi: “Tepër sekret”, “Sekret”, “Konfidencial” ose “I kufizuar”.

Pra, tani jemi përpara një situate ku Drejtoria e Burgjeve ose na ka gënjyer, ose është urdhëruar ta klasifikojë shkresën sekret shtetëror.

E dimë se nuk ka rëndësi ajo shkresë, por akti që ka ndodhur dhe aspekti njerëzor i tij.

Nëse do të gërmojmë në këtë pusetë ujërash të zeza te Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, do të përballemi me një akt antiligjor, i cili, edhe pse në shkelje të ligjit, është më pak i rëndë sesa akti çnjerëzor i transferimit të prindit të dy fëmijëve të vegjël 130 kilometra larg kryeqytetit, ndërkohë që vuan paraburgimin.

Klasifikimi i shkresës si sekret shtetëror e bën automatikisht Erion Veliajn një cenues të sigurisë kombëtare në Shqipëri. Kjo është një peshë e rëndë për shpatullat e tij, pasi ai është aq i pafuqishëm dhe i parrezikshëm brenda në qeli, sa kërkesat e vetme të tij janë takimet me familjarët.

Ky shumëfishim fiktiv i rëndësisë së tij, vetëm për të justifikuar një gjest kulisash politike brenda socialistëve, është një ngarkesë negative e panevojshme.

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve nuk na gënjen dot me deklaratat e saj dhe nuk na mëson dot si t’i lexojmë ligjet. Ato janë të shkruara dhe shumë prej nesh dinë t’i lexojnë më mirë se ajo.

Erion Veliaj nuk është njëri prej 24 të burgosurve të radhës që janë transferuar këtë javë, siç kërkon ta klasifikojë ajo me lehtësinë e një biondeje që ka në dorë prangat.

Erion Veliaj është kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, i mbrojtur me vendim të Gjykatës Kushtetuese, është ende i paraburgosur dhe jo i dënuar, si dhe është prind i dy fëmijëve të mitur.

Ndjeshmëria ndaj persekutimit të tij është njerëzore, por edhe politike. Të njëjtën ndjeshmëri opinioni publik ka edhe për Ilir Metën apo Sali Berishën kur vjen puna te burgu, pavarësisht se ky i fundit nuk e ka provuar. Figurat politike nuk janë numra, pasi nga mënyra se si shkelet ligji ndaj tyre për arsye politike ne kemi mundësi të kuptojmë nëse jetojmë në një vend të sigurt apo jo.

Kjo që ka bërë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, sidomos përgjigjja e saj për “spekulimet” e shtypit, tregon se jetojmë në një vend të pasigurt për arsye politike. Për vrasësit ordinerë, burgjet janë vende shumë të sigurta. Atyre u lejohen eskorta, dhoma të posaçme, telefona dhe gjithçka tjetër, natyrisht duke mbushur xhepat e drejtuesve të burgjeve. Kurse për një politikan me profil kaq të lartë klasifikohet sekret shtetëror dëshira e drejtoreshës së Përgjithshme për të rënë në sy si një kamikaze politike.

E përsëris se e gjithë kjo situatë absurde zbutet me kthimin e Veliajt në burgun ku ishte ose në një burg brenda Tiranës, ku ai mund të ketë mundësi të takojë fëmijët e tij dhe të krijojë më shumë mundësi komunikimi me Bashkinë e kryeqytetit, të cilën duhet ta drejtojë deri në pranverë. Pastaj, ajo shkresa e klasifikuar sekret shtetëror duhet të kalojë në filtra të tjerë ligjorë dhe parlamentarë, për ta çuar deri në fund këtë histori.

Ne nuk kemi nevojë të na shpjegoni se Fieri është zonë e sigurt për të burgosurit politikë të PS-së apo se drejtori i burgut të Fierit është njeriu të cilit mund t’i besohen sekrete të mëdha shtetërore. E dimë se, më shumë sesa sekret shtetëror, ky është një sekret politik publik që e di gjithë Shqipëria.

Fenomeni Ulëzi nuk mund të përsëritet duke ndryshuar gjininë e Ulëziut dhe formën e flokëve. Përsëritja vlen për të kuptuar se Veliaj nuk është vetëm përballë një procesi të padrejtë gjyqësor dhe hetimor apo përballë një sjelljeje çnjerëzore ndaj tij, në nivel torture, por edhe përballë një pushteti të padrejtë ndaj tij. Dhe kjo e bën dyfish të burgosur politik.

Next Post
Pikëpyetjet e basteve online/ Ekspertët: Ata që luajnë fshehurazi, nuk do të duan të deklarohen

Bëhet gati hapja e lojërave të fatit online, Qeveria pret që të arkëtojë 2 miliardë lekë!

Comments 1

  1. A doni më për Belulin ? says:
    2 hours ago

    Një turp idiot shteteror, i kohës së filmit “koncert në vitin 1936”, duke fyer inteligjencën e këtijë popullit, me slogane “sekret shtetëror”, që nuk ka ngelur kafene e Tiranës, pa e përgojuar “si klani dibran i drejtësisë” me Ulusinë, Prençin, Dumanin, Xholin, etj…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Superiorja, Egnatia mposht Teutën dhe i rrëmben vendin e parë!

Superiorja, Egnatia mposht Teutën dhe i rrëmben vendin e parë!

October 29, 2026
Përplasje të forta në Kuvendin e Kosovës për vrasjen e grave! Deputeti i VV: Kemi dështuar, hetim për përgjegjësitë institucionale

Përplasje të forta në Kuvendin e Kosovës për vrasjen e grave! Deputeti i VV: Kemi dështuar, hetim për përgjegjësitë institucionale

October 29, 2026
Përfundimet e Këshillit Evropian për zgjerimin e BE, ministri Hoxha: Një shans historik për Shqipërinë

Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnje-Hercegovinë, ministri Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe gjithë komunitetit të EUFOR-it!

October 29, 2026
Evropianët mbështesin Zelenskyn pas vendimit të Trumpit, teksa Rusia e Ukraina këmbejnë sulme -

Kievi: Zelensky, i gatshëm të diskutojë çështjet e territorit përballë me Putinin, vetëm ata mund ta ndryshojnë dinamikën!

October 29, 2026
Erdogan shpall synimin në 103-vjetorin e Republikës: Me solidaritet dhe vëllazëri, drejt “Shekullit turk”

Erdogan shpall synimin në 103-vjetorin e Republikës: Me solidaritet dhe vëllazëri, drejt “Shekullit turk”

October 29, 2026
U plagos gjatë shuarjes së zjarrit në Mirditë, efektivi 28-vjeçar i FA dërgohet në Spitalin e Traumës

E rëndë në Tiranë/ Pacienti bie nga kati i tretë i Spitalit, ndërron jetë tek Trauma! Dyshohet se u hodh, ishte shtruar për…

October 29, 2026
“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

Ministri Gogu urdhëron inspektimin për transferimet e të burgosurve gjatë 11 ditëve të fundit! Për Veliajn kërkon informacion mbi procedurat e ndjekura

October 29, 2026
Samiti BE-Kanada, Antonio Costa: Marrëdhëniet tona nuk kanë nevojë për ndërmjetësimin e SHBA-së!

Samiti BE-Kanada, Antonio Costa: Marrëdhëniet tona nuk kanë nevojë për ndërmjetësimin e SHBA-së!

October 29, 2026
Luftë guerile në Francë: Mbi 1800 të arrestuar, një person humb jetën gjatë protestave, 1 500 dyqane të plaçkitura

Protesta e 31 tetorit, Franca nxjerr 70 mijë policë në terren! Paralajmërohen masa të rrepta ndaj dhunës

October 29, 2026
“U kthye në SHPK…”- Thirrjet agresive të Berishës në Kuvend, Açka: Kështu ka qenë gjithmonë! Protestat e dhunshme? PD të mbajë përgjegjësi nëse është përfshirë

“U kthye në SHPK…”- Thirrjet agresive të Berishës në Kuvend, Açka: Kështu ka qenë gjithmonë! Protestat e dhunshme? PD të mbajë përgjegjësi nëse është përfshirë

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In