Këngëtarja shqiptare nga Kosova Rita Ora “elektrizoi” Tiranën mbrëmë me koncertin madhështor në sheshin “Skënderbej”.
Koncertin e ndoqi edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
Ai shoqërohj nga kryebashkiaku Erion Veliaj të cilët e ndoqën koncertin nga veranda e bashkisë. Haradinaj ka ndarë me miqtë e tij emocionet nga performanca e këngëtares me origjinë kosovare, Rita Ora.
“Ishte kënaqësi që së bashku me të parin e Tiranës, Erion Veliaj, ta shijonim performansën magjike të Rita Orës. Të mbushë me krenari prania e sotme në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, që tuboi shqiptarët nga të gjitha hapësirat”, është shprehur ai./a.m.