• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Çfarë po kurdiset kundër Bashës nga ‘senatorët’ e përjashtuar? Shehu bashkohet me rebelët

by Java News
13/06/2017 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një krisje e madhe u vu re në Partinë Demokratike, fill pas paktit Rama- Basha dhe dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë, një çarje që u shenjua dukshëm më 29 maj, kur Jozefina Topalli dhe Arben Imami, kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga PD.

Që nga muaji i kaluar e deri më tani, një heshtje ka pllakosur nga ana e atyre deputetëve që u përjashtuan nga Basha nëpërmjet listave të reja për kandidatë për deputetë, por mesa duket, kjo shenjë qetësie mund të mos tregojë se çfarë ndodh “poshtë” të dukshmes.

Jozefina Topalli, Arben Imami, Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Keltis Kruja ishin disa nga emrat që pas bombës që artikuloi ish Ministri i Mbrojtjes, u mblodhën së bashku në një lokal, për të diskutuar në lidhje me aksionin e tyre politik.

I vetmi që kritikoi kërkesën e Topalli dhe Imamit qe Eduard Selami, edhe ai i përjashtuar nga Lulzim Basha dhe njëri ndër kritikët e tij më të fortë. Selami do të shprehej se është kohë zgjedhjesh dhe një kërkesë për dorëheqjen e kryetarit të PD-së, do të dëmtonte vetëm të djathtën.

Por mesa duket, tentativat e “grupit të rebelëve” nuk kanë mbaruar muajin e kaluar. Ditën e djeshme, Arben Imami është parë nën shoqërinë e ish kolegut të tij, deputetit dhe ish zv.Ministrit të Financave Sherefedin Shehut, me të cilin ka konsumuar një kafe.

Takimi është bërë në orët e pasdites në zonën e ish- bllokut në Tiranë. Gazeta Express sjell foton e takimit të tyre.

Pyetja që mbetet tashmë pa përgjigje është: A do të tentojë grupi I rebelëve, që mesa duket po shtohet, të formulojë pas zgjedhjeve, një kërkesë zyrtare për largimin e Lulzim Bashës nga PD?

Mënyra për ta shkërkuar Bashën, është duke mbledhur Kuvendin Kombëtar të demokratëve dhe me një shumicë vote, kryetari i saj mund të shkarkohet. Deri atëherë, mbetet për t’u parë, nëse “Rebelët” që Basha përjashtoi nga listat e PD-së, do t;i shkojnë deri në fund kërkesës së tyre për të larguar liderin e opozitës nga posti i tij drejtues.

Më poshtë deklaratat e forta, të bëra më 29 maj nga Jozefina Topalli dhe Arben Imami:

Topalli:

Lista është lista e familjes Basha, e bizneseve dhe klientëve të tij… Edi Rama është fatkeqësi e madhe. Dhe unë sot jam këtu për të thënë se është koha për të nisur betejën kundër Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës. Nuk mund të sundojnë vendin tre vetë që bëjnë garë apo lojë me njëri tjetrin kush të kapë më shumë nga ajo që është torta e pushtetit” 

Arben Imami

1.       Nuk mund të largohet Edi Rama duke shkatërruar Partinë Demokratike.

2.       Vendimi për listat është marrë nga një njeri I vetëm. Është marrë në shkelje të statutit dhe në shkelje të çdo procedure normale në një vend perëndimor. Është marrë në shkelje të ligjit, se statut i partisë depozitohet në gjykatë dhe është ligj. Por edhe më shumë se kaq. Me gjithë ravgimet e partive tonë këto vite. NUk ka qenë traditë e PD që të mos konsultohen vendimet me forumet e partisë.

3.       Ne kërkojmë si zgjidhje të vetme mbledhjen e forumeve të PD-së,  shkarkimin e personit përgjegjës që në këtë rast është kryetari i PD-së, Lulzim Basha. I bëjmë thirrje kolegëve tanë të Këshillit Kombëtar dhe kryesisë të ecim në këtë drejtim se nuk ka kohë. Kemi marrë këtë vendim se në 26 qershor nuk do të ketë kohë. Kjo  është listë humbëse. Nuk mund të rrëzohet Edi Rama kështu.

Next Post
Flet vrasësi i Artan Cukut: Më siguroni familjen që të tregoj porositësit

Identifikohet porositësi i vrasjes së Cukut, u arrestua nga komisari në 2012-ën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
“Ja çfarë na tha Wesley Clark”, ish-zv.shefi i shtabit të UÇK rrëfen bashkëpunimin me NATO-n gjatë luftës së Kosovës

“Ja çfarë na tha Wesley Clark”, ish-zv.shefi i shtabit të UÇK rrëfen bashkëpunimin me NATO-n gjatë luftës së Kosovës

February 17, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

February 17, 2026
Ekzekutimi i Jani Aliajt në burg merr tjetër rrjedhë, dyshohet se e ka vrarë shqiptari “Niko”

Zbardhet dosja mbi vrasjen e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos: Konflikti nisi me një grek, por ekzekutimi u pagua

February 17, 2026
Manovra e mazhorancës, lakmuesi i një reforme të re në drejtësi?

Ndërhyrja e Ramës në Kodin e Procedurës Penale për “pezullimet”, reagon Komisioni Europian: Po e ndjekim nga afër amendamentin

February 17, 2026
“Procesi më i turpshëm i shekullit XXI”, Nasim Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

“Procesi më i turpshëm i shekullit XXI”, Nasim Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

February 17, 2026
Demokrati në Krujë kritikon Berishën për protestën e 10 shkurtit: Ishte rrëmujë dhe kaos! Disa këndej, e të tjerë andej

Demokrati në Krujë kritikon Berishën për protestën e 10 shkurtit: Ishte rrëmujë dhe kaos! Disa këndej, e të tjerë andej

February 17, 2026
“Epsteini” ynë

Kosova si fëmijë jetim i divorcit mes SHBA dhe Evropës

February 17, 2026
Gerd Hoxha fiton në KLGJ, gjyqtari që u skualifikua nga SPAK për një fotografi vazhdon garën si kandidat në GJKKO

Gerd Hoxha fiton në KLGJ, gjyqtari që u skualifikua nga SPAK për një fotografi vazhdon garën si kandidat në GJKKO

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In