• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fond 5 milionë euro për bujqësinë, fermerët që përfitojnë dhe si të aplikoni

by Java News
27/06/2018 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga qarku i Lezhës, në prani të Ambasadores së BE-së në Tiranë, znj. Romana Vlahutin dhe përfaqësuesve të ndryshëm të huaj dhe të pushtetit qendror dhe vendor, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi ka deklaruar, se tashmë në ndihmë të gjithë bujqësisë shqiptare, do t’i jetë sërisht dhe një instrument tjetër i fuqishëm ndërkombëtar, i mbështetjes finaciare, që është “Fondi i garancisë për kreditë rurale”, (RCGF) finacuar nga BE, KfW dhe Qeveria e Shqipërisë me shtohet me 5 milionë euro te tjera.

Ky fond gjatë viteve 2015-2017, ka dhënë rreth 1000 kredi, për një vlerë mbi 3 milionë euro,. Fondi i Garancisë synon që fermerët, nëpërmjet kredive të ofruara me kushte lehtësuese, të mbulojnë pjesën e mbetur të financimit (rreth 50%), që nuk mbulohet me grantet e përfituara nga Skema kombëtare e mbështetjes financiare, e cila këtë vit kishte në dispozicion të saj 20 milionë euro.

Sipas ministrit Peleshi ky fond garancie ka një rëndësi të veçantë, sidomos në këtë fazë që po kalon sektori bujqësor, i cili gjithmonë e më shumë po merr vëmendje të madhe si nga qeveria shqiptare, por dhe nga organizmat e ndryshme ndërkombëtare.

“Përse është i rëndësishem ky fond garancie, pse ky është një instrument inteligjent i duhur, në kohën e duhur, për ekonominë shqiptare?

Pavarësisht se ne sot kemi burime të mjaftueshme me grant të mbështetjes për fermerin, blegtorin, agropërpunuesin, agroturizmin, përsëri granti nuk mbulon 100% vlerën e investimit. Shkon rreth 50%, 60%, apo në rastin më të mire 70%.

Pjesa tjeter e investimit duhet të jetë nga vetë investitori apo fermeri, dhe ne e dimë që shumë pak prej tyre kanë burime të kursyera për të investuar.

Atëherë zgjidhja është kreditimi. Por, kreditimi në treg nuk është aq i lirë në qoftë se nuk është i mbështetur, dhe nuk është se ka një pritje të dallueshme të bankave, për sektorin bujqësor të paktën deri tani. Sot i është rikthyer vëmendja, por natyrisht kërkohet një nxitje, një suport nga instrumenta si “fondi i garancisë”, që mbulon një pjesë të riskut.

Pra, me pak fjalë ky fond garancie, që sot quhet i suksesshëm, sepse ka dhënë mbi 1200 kredi, i ben bankat të jenë më dorëlëshuara dhe me kushte, kritere më favorizuese. Pra, më me pak kolateral dhe norma interesi më të ulta.”

Ministri është shprehur shumë i kënaqur dhe optimist, që një organizëm kaq prestigjoz, siç është “Fondi i garancisë për kreditë rurale”, do të kthehet në një partner të besueshëm dhe shumë eficient për agrobiznesin shqiptar.

Nga ana e saj, RCGF-ja do të rifillojë kreditimin e aktorëve të interesuar në bashkëpunimin me disa banka partnere, duke i ardhur në ndihmë të sektorit bujqësor, blegtoral dhe atij të agropërpunimit.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nëpërmjet politikave dhe strategjive të saj po synon ngritjen e një sistemi eficient mbështetjeje, i cili do të përfshijë si mbështetjen direkte, nëpërmjet granteve, mbështetjen teknike në hartimin e planeve të biznesit, ashtu dhe në lehtësimin e proçedurave dhe kushteve të kredimarrjes me bankat.

a.ç

Next Post
Shkatërrohet banda e drogës, arrestohen disa shqiptarë në Athinë

Shkatërrohet banda e drogës, arrestohen disa shqiptarë në Athinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com