• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet vajza e Azem Hajdarit: Pse vendosa të lë SHBA-të për PD-në

by Java News
16/02/2017 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ngjalli jo pak kërshëri dhe kuriozitet kur me emër të përveçëm, Kryetari i PD-së Lulzim Basha prezantoi një vajzë të re, gjatë një takimi me strukturat e partisë. Pak e njihnin, por emri rëndonte shumë, vajza e Azem Hajdarit tashmë është pjesë aktive e Partisë Demokratike.

E kthyer nga SHBA pas shkollimit dhe formimit profesional, Rudina Hajdari e sheh veten sa në zyrat e selisë blu, aq edhe në takim me qytetarët. Nuk është aty vetëm si bija e “Heroit të Demokracisë”, kjo mbetet një plus, por ka diçka të veten përveç trashëgimisë, kultivimin në aspektin profesional.

Për më shumë se dy vjet emri i Rudinës shënohej si punonjëse në Kongresin Amerikan, pranë sektorit të marrëdhënieve me jashtë. Sot situata për të ndryshon, nuk ka shumë që është kthyer teksa shprehet se sakrifica ia vlen, për aq kohë sa bëhet fjalë për të dhënë kontribut, aty ku e la babai.

“Kam dëshirë të jem pjesë jo vetëm si vazhdimësi e mesazhit politik të babait tim, por edhe si kompletim i jetës sime, në drejtim të lirisë, të vërtetës dhe së ardhmes” -shprehet Rudina per Mapo.

Modestia e ndjek gjithnjë nga pas dhe kjo mbetet një nga arsyet që nuk ka synuar kopertina revistash, apo ekrane televizive, për të puna është treguesi më i mirë, jo dukja dhe “shitja e vlerave” të stisura.

Në vitin 2009 punoi në administratën shtetërore në kohën kur qeveria ishte nën drejtimin e Sali Berishës, ndërsa tashmë kthehet kur numri një në partinë demokratike është Lulzim Basha.

Për të dy ka nga një vlerësim, kur njërin e konsideron lider të ri me vizion dhe tjetrin një figurë të rëndësishme historike, jo vetëm të PD-së, por të vendit.

“Basha është një lider me format bashkëkohor, është në moshë politike të re, por garanton perspektivë ekzekutive. Veçanërisht teksti i tij politik artikulohet me sukses me të huajt, intelektualët dhe është shumë i kapshëm nga njerëzit e thjeshtë. Ekspozon jo vetëm faktet por ofron zgjidhje” -gjykon Hajdari.

E pamësuar ende me konfliktualitetin politik, Rudina edhe si nënë e një vajze 15-muajshe, shprehet se shpesh instinkti e thërret të jetë pjesë aktive pranë partisë më të madhe opozitare.

“Është një emocion miks dhe më vjen mirë që po angazhohem në strukturat e Partisë Demokratike, pasi shoh të rinj të mirëshkolluar që mundohen të parashtrojnë vizionin e tyre në këtë forcë politike”.

Kontributi në parti ka shumë forma, por pyetjes nëse e sheh veten në listat e deputetëve në zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare të 18 qershorit, Rudina i përgjigjet “politikisht korrekt”, duke treguar edhe kujdes në artikulim.

“Është ende herët të flitet për këtë, nuk do refuzoja asnjë gjë që populli do, dhe jam gati të mbaj çdo detyrë që do më ngarkojnë, pasi kontributi jepet në çdo pozicion që të jesh” -thotë ajo për Mapo.

Në zyrat e PD-së, që synon hapjen dhe tërheqjen e të rinjve të formuar profesionalisht, ngjan se ka vend për Rudinën, që në “CV-në” e saj ka ç’të shkruaj. Shkollën e mesme dhe më pas studimet e larta e mbajtën për disa vite në SHBA, dhe vetëm në raste pushimesh shkeli sërish në Shqipëri.

“Largimi im drejt Amerikës shënohet në vitin 2002, asokohe vetëm 14 vjeç dhe nisa menjëherë shkollën. Sigurisht duke qenë larg familjes vështirësitë ishin të shumta, por shtysa për të marrë një formim shkollor dhe profesional, ishte e madhe. Pas përfundimit të shkollës së mesme nisa studimet e larta në degën e shkencave politike, zgjedhja e kësaj dege nuk ishte rastësi, pasi më interesonte dhe intrigonte pjesëmarrja në politikë” -tregon Hajdari. Një tjetër kthesë në jetën saj shënjohet në vitin 2009. Zë vend si punonjëse në Ministrinë e Jashtme.

“Më pas kam investuar në formimin profesional në studime Master në Universitetin e Kolumbias, duke mbrojtur punimin shkencor për të drejtat e njeriut. Gjatë kësaj periudhë shfaqa dëshirën për të ardhur në Shqipëri, pavarësisht se në Amerikë kam familjen dhe mundësinë e punësimit, por mendoj se kam arritur pjekurinë e duhur, plus PD ka ofruar mundësi për kontributin e të rinjve të shkolluar jashtë vendit. Është përpjekje për të modernizuar këtë forcë politike” -shton Rudina.

Në këtë rast nuk vlen vetëm bagazhi profesional, pasi mbart diçka më shumë duke qenë vajza e Azem Hajdarit.

“Është përgjegjësi shumë e madhe, ndihem më se krenare për tim atë, për atë që ka bërë dhe atë që ka lënë. E mbaj me shumë krenari që jam bija e tij, por edhe një ndjesi përgjegjësie, për të lënë, qoftë edhe modestisht diçka në rrugën që nisi im atë” -thotë Rudina.

Partia Demokratike tashmë nuk është si këtu e katër vite më parë kur Rudina u rikthye drejt SHBA-së, është forcë që la pushtetin dhe mëton të rikthehet sërish në krye të qeverisë. Për Rudinën secili në këtë forcë politike ka lënë diçka, për aq kohë sa anëtarësimi në NATO, apo liberalizimi i vizave dhe lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë ndodhi në kohën kur vendi qeverisej nga e djathta.

“Me Berishën kemi një raport të afërt edhe familjar. Është lider historik brenda PD-së dhe mbetet pjesë e suksesit të saj” -shton Hajdari.

Ndërsa bën analizën e së tashmes, ka edhe një “sugjerim” për qeverisjen. Sipas saj, Shqipëria ka nevojë për përmirësim, është e domosdoshme që politika, veçanërisht pushteti, të dëgjojë qytetarët dhe duhet të jetë më pranë tyre, jo vetëm në rast fushatash.

“Qeveria nuk po arrin të depërtojë mirëfilltas në shpirtin e njerëzve. Nuk i kupton problemet e tyre dhe njerëzit janë të lodhur dhe zhgënjyer. Duhet rizgjim i vlerave, Shqipëria është mundësi, jo të ikin prej saj” -shprehet Hajdari.

Po afron edhe 18 shkurti, dita kur opozita ka ftuar qytetarët në një protestë në Tiranë.

“Mendoj se protesta do të jetë ndryshe nga herët e tjera, do e konsideroja bashkim ndërpopullor që qytetarët të shprehin hapur problematikën e tyre. Mendoj që do të jetë paqësore, konstruktive dhe masive” -komenton Hajdari.

Teksa ndahemi me të, nostalgjia për të shkuarën ia ndal vetishëm hapin.

“Këtë rrugë e kam bërë shpesh. Kur isha e vogël isha nxënëse në shkollën ‘Kosova’ dhe sapo mbaroja mësimin, rrugëtimi im nuk ishte drejt shtëpisë, por rendja te Kryesia e Kuvendit, ku ishte babi” -thotë ajo.

Deputeti demokrat Azem Hajdari, nismëtari kryesor i lëvizjes studentore kundër sistemit komunist mbeti i vrarë më 12 shtator 1998, fare pranë godinës së PD-së, ndërsa tashmë trashëgimtarja po ecën në gjurmët e të atit. (Mapo)

Next Post
Wenger: S’kam fjalë për turpërimin

Wenger: S’kam fjalë për turpërimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi rus, forcohet mbrojtja e krahut lindor të NATO-s, Polonia inauguron qendrën e re!

Alarmi rus, forcohet mbrojtja e krahut lindor të NATO-s, Polonia inauguron qendrën e re!

September 8, 2026
DEBATET/ Politika e nis ‘luftën’ që te Konferenca e Kryetarëve, shkak pagat e magjistratëve! PD: Po shkelet Kushtetuta! PS: Pagat i cakton Parlamenti, jo Gjykatat

DEBATET/ Politika e nis ‘luftën’ që te Konferenca e Kryetarëve, shkak pagat e magjistratëve! PD: Po shkelet Kushtetuta! PS: Pagat i cakton Parlamenti, jo Gjykatat

September 8, 2026
Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

September 8, 2026
Mbushet infermieria e Juventusit, dëmtohet rëndë edhe kapiteni Locatelli, Spalleti me ‘dhimbje koke’

Mbushet infermieria e Juventusit, dëmtohet rëndë edhe kapiteni Locatelli, Spalleti me ‘dhimbje koke’

September 8, 2026
Skandali i korrupsionit, Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës jep dorëheqjen, në përgjimet e kapura thirrej “shefi”!

Skandali i korrupsionit, Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës jep dorëheqjen, në përgjimet e kapura thirrej “shefi”!

September 8, 2026
Ceremonia shtetërore e “Kasapit të Bosnjës”, Von der Leyen dhe Costa: Pamjet nga varrimi i Mlladiçit në Beograd ishin tronditëse!

Ceremonia shtetërore e “Kasapit të Bosnjës”, Von der Leyen dhe Costa: Pamjet nga varrimi i Mlladiçit në Beograd ishin tronditëse!

September 8, 2026
Lezhë, riaktivizohen vatrat e zjarrit në fshatin Kalivaç, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter!

Lezhë, riaktivizohen vatrat e zjarrit në fshatin Kalivaç, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter!

September 8, 2026
Vjedhje spektakolare në Berat, ‘skifterët’ grabisin kasafortat me 200 milionë lekë të dy biznesmenëve, Policia nis hetimet!

Vjedhje spektakolare në Berat, ‘skifterët’ grabisin kasafortat me 200 milionë lekë të dy biznesmenëve, Policia nis hetimet!

September 8, 2026
Sherr dhe përleshje mes dy grupeve në një ‘beach bar’ në Lungomaren e Vlorës, Policia në kërkim të një prej autorëve!

Sherr dhe përleshje mes dy grupeve në një ‘beach bar’ në Lungomaren e Vlorës, Policia në kërkim të një prej autorëve!

September 8, 2026
E quajti Peleshin “të paaftë”, Komisioni i Etikës përjashton Bardhin për 15 ditë nga Kuvendi

Debate te Konferenca e Kryetarëve, Bardhi përplaset me Peleshin për magjistratët: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjyqtarët janë pa paga!

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com