• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet njëra nga “vajtimoret” e protestës së opozitës: Tekstin e krijova enkas, e pëlqeu dhe Berisha. Mendova se doktorin e qëlluan me plumb

by Java News
07/12/2022 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vaji i “Kortezhit të dhimbjes shqiptare” padyshim që mund të cilësohet si ndër mesazhet për të forta të protestës së djeshme të opozitës. Aktore dhe aktiviste të PD-së, veshur në të zeza kanë kënduan këngë vaji kushtuar birit të humbur apo dhe shpresës së vrarë të shqiptarëve.

Pikërisht ajo që drithëroi bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ me vajin e saj ishte aktorja Adriana Tolka. Kjo e fundit e ftuar në studion e News24 tha se këngën e kishte krijuar vetë ajo, enkas për protestën ndërsa miratimin dhe pëlqimin e kishte dhënë dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Mes të tjerash, duke u ndalur te sulmi ndaj Berishës, aktorja tha se për një çast mendoi se mos kryetarin e PD-së, e kishin qëlluar me plumb.

“Meqenëse aleanca për mbrojtjen e teatrit ka qenë në ballë për të mbrojtur teatrin dhe tani vazhdon qëndresën për t’i risjellë ato dy godina siç ishin, iu përgjigjëm kësaj here kësaj nevoje. Vetë ne me artistët që ishim aty, Budinën, apo dhe Liçajn dhe me propozimin e avokates sonë, Adriana Kalaja, që është në ballë të aksionit të tanishëm. Ishte ideja e saj që protesta të niste me një kortezh që mban vaj për bijtë, nënat apo gratë që mund të ketë humbur jetën larg familjeve. Mua më lindi ideja se pse mos njëra nga ne të këndonte këngë. Jam autore këngësh. Më lindi kjo këngë menjëherë. Akumulimi bëri që kënga të lindte në pak orë enkas për këtë protestë. U krijua në 25 nëntor. bëra regjistrim në kushtet e shtëpisë. E çova me Whatsap. patëm një ide. Ia paraqita Edmond Budinës që ishte në krye të kësaj gjëje.

Zoti Berisha e cilësoi si himn dhe unë e çmoj vlerësimin. Protesta ishte në kushte të vështira, pasi nuk kishte një skenë të mirëfilltë. Ne donim që ta këndonim dhe në anglisht. Arritëm dhe në fakt me ndihmën e vajzave të reja të FRD-së që kanë bërë punë rekord, arritëm të mblidhnim disa prej tyre që të jepnim këtë mesazh. U nisëm nga selia pak pas u nis zoti Berisha dhe ish-presidenti Meta. Ishim në një ritual duke ndjekur gomonen. Na thanë; stop se kanë goditur zotin Berisha. Për një çast mendova edhe më te keqen, mos e kishin goditur me një plumb. E pamë që ishte mbi tribunë, një njeri si ai mund të sillet i fortë. Ai ka duruar gjatë dhe më vonë foli shumë gjatë, sa radhë herë të tjera. Megjithëse në kushte të vështira.”, tha aktorja./m.j

Next Post
WhatsApp bën ndryshimin për aplikacionin, ja cila është risia e fundit

WhatsApp bën ndryshimin për aplikacionin, ja cila është risia e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ “Nuk më duhet shkolla…”- Çudit i riu që proteston me studentët: E lashë gjimnazin! Për tre vjet bëj lekë dhe hap biznes…!

VIDEO/ “Nuk më duhet shkolla…”- Çudit i riu që proteston me studentët: E lashë gjimnazin! Për tre vjet bëj lekë dhe hap biznes…!

October 19, 2026
“Mos e ndërto avllinë këtu”, si nisi sherri mes tre vëllezërve dhe ushtarakut e që përfundoi në tragjedi

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si nisi sherri mes tre vëllezërve dhe ushtarakut e që përfundoi në tragjedi

October 19, 2026
Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

October 19, 2026
“Po pengohej zhvillimii procesit mësimor”, Policia ndërhyn në Universitetin e Vlorës, shoqërohen 6 persona

“Po pengohej zhvillimii procesit mësimor”, Policia ndërhyn në Universitetin e Vlorës, shoqërohen 6 persona

October 19, 2026
“Nuk do jeni vetëm”, Hita letër efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

“Nuk do jeni vetëm”, Hita letër efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

October 19, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

October 19, 2026
Të shtëna ndaj një polici në Britani, arrestohen katër të dyshuar

Të shtëna ndaj një polici në Britani, arrestohen katër të dyshuar

October 19, 2026
Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

October 19, 2026
Protestat e dhunshme, Sekretari i Përgjithshëm i KE: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

Protestat e dhunshme, Sekretari i Përgjithshëm i KE: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

October 19, 2026
Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com