• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi shpall dy vende vakante në KLGJ për pedagogët e Drejtësisë, kushtet dhe afatet e aplikimit

by A R
24/04/2026 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht hapjen e garës për plotësimin e dy vendeve vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ). Këto pozicione janë të rezervuara për përfaqësues nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës.

Për t’u kualifikuar në këtë garë, individët e interesuar duhet të përmbushin një sërë kushtesh të rrepta profesionale dhe etike, mes të cilave të kenë jo më pak se 15 vjet përvojë profesionale si jurist; të jenë pedagogë me kohë të plotë për të paktën 5 vjet (me titullin “profesor” ose “lektor”) në një Fakultet Drejtësie të akredituar, ose pedagogë në Shkollën e Magjistraturës; të mos kenë mbajtur funksione politike në administratën publike apo pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit.

Kriter tjetër edhe pastërtia e figurës. Kandidatët duhet të mos jenë dënuar penalisht, të mos kenë masa disiplinore në fuqi dhe të mos kenë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit apo shërbimeve inteligjente.

Nëse janë ish-magjistratë, kandidaturat duhet ta kenë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar (Vettingun). Gjithashtu, nuk duhet të kenë konflikt interesi me anëtarë të tjerë të KLGJ-së.

Dokumentacioni dhe afatet

Kandidatët ftohen të dorëzojnë një dosje të plotë prej 15 dokumentesh, ku përveç atyre të identifikimit dhe karrierës, theksohet domosdoshmëria e paraqitjes së një platforme personale me qëllimet dhe objektivat që propozojnë të ndjekin nëse zgjidhen.

Për sa i përket afateve, procesi parashikon që brenda 7 ditëve nga ky njoftim, institucionet e arsimit të lartë dhe Shkolla e Magjistraturës duhet të nisin procedurat për shpalljen e thirrjeve të interesit dhe verifikimin e kandidaturave.

Brenda 15 ditëve nga shprehja e interesit, kandidatët duhet të dorëzojnë deklaratën e pasurisë për kontroll pranë ILDKPKI-së, si dhe formularin e dekriminalizimit pranë Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK).

Kuvendi thekson se i gjithë dokumentacioni duhet të jetë në gjuhën shqipe (origjinal ose i noterizuar), ndërsa paralajmëron se çdo deklarim i rremë sjell skualifikim të menjëhershëm dhe ndjekje penale.

Next Post
1500 banesa të reja deri në 2029… Çfarë përfshin programi qeverisës ‘Rama 4’ për politikat sociale

Deri më 19 maj faza e parë e aplikimit për kreditë e buta, ja kriteret që duhet të plotësoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In