• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet infermierja shqiptare në Gjermani: Si trajtohen simptomat, kur kthehem në shtëpi u them…

by A R
07/04/2020 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Infermierja shqiptare në Hamburg, Dasantina Çerpja ka shpjeguar në një lidhje me Skype për Report Tv protokollin gjerman për trajtimin e të prekurve me COVID-19. Duke theksuar se nuk ka një kurë fikse në asnjë vend të botës, Çerpja tha se e rëndësishme është trajtimi i simptomave, që do të thotë për temperaturën e lartë jepen ilaçe që ndihmojnë për ta ulur, njëjtë edhe për kollën, e ndërsa nëse ka pacientë që kanë vështirësi frymëmarrje atëherë ato intubohen.

“Nuk kemi një protokoll, por disa qëllime. Të trajtojmë simptoma, që do të thotë temperatura me ilaçe që ulin temperaturës. Me ilaçet që trajtojnë kollën për ata që kanë kollë deri në intubim të pacientëve që nuk mbushen me frymë”, tha Çerpja e ndërsa tha se me ardhjen e këtij virusi ka ndryshuar edhe struktura e spitalit. “Gjendja aktuale është e menaxhueshme, por marrin mjekimin rreth 45 pacientë dhe 25 prej tyre janë në terapi intensive. Strukturat e spitalit kanë ndryshuar që kur jemi përgatitur për këtë virus dhe po trajtohen duke filluar në Urgjencë, aty u bëhet tamponi, me apo pa simptoma dhe kur kanë simptoma atëherë do të izolohen deri në momentin që ne do të kemi një përgjigje të analizave”, tha ajo.

Çerpja ka sjellë në vëmendje masat të cilat ka marrë qeveria gjermane për të parandaluar përhapjen e koronavirusit! Transporti publik nuk është mbyllur totalisht, por janë vendosur masa të rrepta, ku nuk lejohet mbipopullimi, 1 në 2 sedilje duhet të ketë udhëtarë. Gjithashtu, shtoi Çerpja, supermarketet nuk janë mbyllur, por edhe ato funksionojnë me masa të rrepta e ndërsa u lejohet qytetarëve që të shkojnë në parqe, por familjet duhet të jenë të shkëputura nga njëra-tjetrën.

“Masat që janë marrë në spitalin tonë, ka filluar që para 2 javësh është mbyllur ardhja e vizitorëve, që do të thotë të familjarëve. Kontrollohen të gjithë punonjësit që futen në spital. Të gjithë janë të pajisur me maska të detyrueshme, maskën e thjeshtë ndërsa ata që janë në vijën e parë kemi veshjen mbrojtëse. Në Gjermani supermarketet vijojnë punën pa orare të kufizuese, ka tregues për të ruajtur distancën. Kasieri ka një xham përpara që e mbron nga spërklat dhe pagesat të paguhen me kartë dhe jo cash. Parqet lejohet të dalin familjeve me distancë, grumbullimet me më shumë se 2 persona nuk lejohet. Transporti nuk është ndryshuar, por ndërgjegjësimi i qytetarëve është shumë i madh duke ditur që kur nuk kanë nevojë që të dalin, zgjedhin të rrinë në shtëpi. Në metro shoferi ka kabinën e tij, ndërsa në autobus sediljet e para të shoferit janë të mbyllura, dhe në autobus 1 në 2 sedilje ulen pasagjerë”, tha Çerpja.

E zhveshur nga profesioni i infermierës, Çerpja tha se në pëfundim të punës, në kontaktet që ka me familjet ka një mision edhe më të veçantë. Në shtëpi reflekton se çfarë duhet të kishte bërë më mirë, e ndërsa thotë përpiqet që të përcjellë pozitivitet duke u thënë se do ta mposhtim.

“Nuk kam frikë, por kujdes shumë! Mundohemi shumë që ne të jemi të mbrojtur ashtu edhe pacienti. Aty fillon reflektimi, mendimet që diçka mund ta kisha bërë më mirë, mund të isha mbrojtur më mirë. Kur flas me familjen mundohem të jap pozitivitetin që ne mund ta mposhtim këtë gjë”, përfundoi Çerpja.

Në Gjermani deri më tani janë konfirmuar pozitiv 103,375 raste e ndërsa janë regjistruar 1,810. Lajmi i mirë është se 36,081 persona janë shëruar.

Next Post
Amnistia për pasuritë, Rama: Do miratohet me 84 vota! Kush ka vënë pasuri kriminale nuk shpëton dot

"Jeni super, ju dua shumë", Rama ndan një mesazh: Zoti i shqiptarëve është i madh!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AKUK paralajmëron lavazhot: Deri në 31 tetor keni afat të shkëpusni lidhjet e ujit, ndryshe…

AKUK paralajmëron lavazhot: Deri në 31 tetor keni afat të shkëpusni lidhjet e ujit, ndryshe…

October 6, 2026
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

Denoncimi për dosjen KAYO, Berisha: Të gjitha provat do i dërgojmë edhe në NATO!

October 6, 2026
Brukseli jep “dritën jeshile”, gati zgjerimi i BE-së me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit! Zbardhet paketa e Komisionit Evropian, ja se çfarë përmban

Brukseli jep “dritën jeshile”, gati zgjerimi i BE-së me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit! Zbardhet paketa e Komisionit Evropian, ja se çfarë përmban

October 6, 2026
U propozua nga Kurti, Bekim Sejdiu njofton tërheqjen nga gara për president të Kosovës: Meqë unë nuk i kisha votat…

U propozua nga Kurti, Bekim Sejdiu njofton tërheqjen nga gara për president të Kosovës: Meqë unë nuk i kisha votat…

October 6, 2026
Kos: Hapja e grupkapitujve është sukses, por mbyllja është çmimi i vërtetë

“Përparimi dy vitet e fundit, më shumë se në dy dekada”- BE përgatitet për zgjerimin, Marta Kos: Është koha për një Union më të madh!

October 6, 2026
Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

Si zgjidhen këshilltarët bashkiakë? PS propozon proporcionalitet të dyfishtë me votë preferenciale

October 6, 2026
Familjarët e kërkonin prej muajsh, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

Familjarët e kërkonin prej muajsh, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

October 6, 2026
NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

October 6, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Malësi e Madhe, humb jetën 28-vjeçari në fshatin Boriç i Madh, pistat e hetimit

October 6, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Privatësia dhe kufijtë e kontrollit procedural, një boshllëk që projektligji nuk e zgjidh

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com