• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet gruaja që i hodhi acid ish-burrit: Më kërcënonte, më godiste!

by
23/10/2022 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë ndodhi në një hotel në Greqi dy ditë më parë. Një 38-vjeçare greke i hodhi acid partnerit teksa flinte gjumë. Ajo ka dhënë versionin e saj për arsyet pse sulmoi burrrin me lëng kaustik.

Në një dëshmi për Protothemën,  gruaja, e cila vazhdon t’i shmanget arrestimit dhe fshihet në një vend të sigurt, duke pasur frikë edhe mundësinë e hakmarrjes nga anëtarët e familjes së viktimës, është shprehur se do të dorëzohet të hënën.

E pyetur se cili ishte motivi që e shtyu të sulmonte me vitriol ish-partnerin, 38-vjeçari u përgjigj se ai e ka kërcënuar nëse ajo ndahej prej tij.

“Motivi është i imi dhe e di më mirë se të afërmit e tij. Partneri më ka kërcënuar se, nëse dua të kem një lidhje pas tij, do të duhet pak kohë që kjo të ndodhë. Para tij kishte dëshmitarë kur më tha se njerëzit e tij do të më vrisnin nëse unë guxoja të vazhdoja me jetën time. Se ai do të martohet dhe do të ketë fëmijë derisa unë të vdes. Këto ishin fjalët e tij. Unë kam përjetuar vetëm kërcënime, rrahje dhe dhunë nga duart e tij”- u shpreh 38-vjeçarja.

E pyetur nëse ka bërë denoncim për atë që pretendon se ka vuajtur, 38-vjeçarja u shpreh se ka paditur vëllain e tij gushtin e kaluar për dhunë në familje.

“Një vëlla tjetër i tij më ka rrahur, por unë nuk e kam paditur kurrë. Familja e tij nuk më donte fare. Ata donin të na ndanin. Kështu që ai pranoi të ndahej në një zënkë, unë e dëbova nga shtëpia ime, por ai më tha të mos guxoja të vijoja jetën time. Të jem vetëm ose me të. Ai nuk pranoi një skenar tjetër”.-shtoi ajo.

38-vjeçarja tregon se 36-vjeçarin e ka takuar 4 herë në hotelin ku ndodhi sulmi vitriolik, brenda një muaji e gjysmë duke shtuar se ai pranoi të ndahej pas një sherri sepse familja e tij nuk e donte por me kusht që ajo të vijojë të rrijë vetëm ose do ta vrsite.

Familjarët 36-vjeçarit të kontaktuar nga protothema.gr japin një tjetër dimension lidhur me motivin që “armatosi” dorën e ish-bashkëshortes së viktimës, e cila hodhi një përzierje nitrik acid me vitriol.

Sipas njerëzve të afërt të 36-vjeçarit, njohja e çiftit ka qenë e shkurtër dhe e zhvilluar përmes Facebook dhe bëhet fjalë për një njohje prej një viti, por filloi në Facebookme mesazhe që janë shkëmbyer gjatë kohës që 36-vjeçari ishte në burg.

“Ai donte të thyente vetminë e burgut, ajo vinte nga dy martesa nga të cilat kishte dy fëmijë dhe kërkonte partnerin e radhës”, -thotë një i afërm i viktimës.

Sado e çuditshme të tingëllojë, çifti e zhvilloi marrëdhënien e tyre përmes mesazheve, duke arritur deri në martesën me një ceremoni civile brenda burgut, në mënyrë që ajo të kishte të drejtë ta shihte në vizita si të afërm të shkallës së parë.

Në fillim të lidhjes së tyre, 38-vjeçarja shkonte në burg me motrën e viktimës, e cila ishte edhe personi që i kishte prezantuar dhe dy gratë mbanin marrëdhënie miqësore.

Pas lirimit të 36-vjeçarit nisën problemet mes çiftit. Të dy kishin debate të ashpra për arsye të ndryshme që kulmuan me një episod në një vend publik rreth tre muaj më parë. Ata kishin shkëmbyer fjalë të rënda për një arsye të panjohur. Sipas njerëzve të afërt të 36-vjeçarit, situata doli jashtë kontrollit që në momentin kur ai i njoftoi se donte të divorcohej. Ajo ka reaguar, nuk e ka pranuar, duke shkaktuar një atmosferë shpërthyese mes tyre. Të njëjtët pohojnë se 38-vjeçarja nuk ka mundur ta pranojë vendimin e partnerit të saj, madje ka shkuar deri aty sa ta kërcënojë nëse ndahen.

36-vjeçari ndodhet në spitalin Thriasio ku rrezikohet të humbasë syrin, ndërkohë është transferuar ditën e djeshme në një repart special për rehabilitimin e djegieve pasi ka pësuar lvndime të rënda.

/e.d

Next Post
Vrasja e 12-vjeçares në Paris trazon Francën, ekstremi i djathtë po e përdor si armë kundër emigracionit

Vrasja e 12-vjeçares në Paris trazon Francën, ekstremi i djathtë po e përdor si armë kundër emigracionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
SHBA-Kanada, lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

SHBA-Kanada, lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

August 22, 2026
Macron bisedë telefonike me Zelenskyn, premton raketa të reja për Ukrainën: Duhet të forcojmë mbrojtjen ajrore të Kievit

Macron bisedë telefonike me Zelenskyn, premton raketa të reja për Ukrainën: Duhet të forcojmë mbrojtjen ajrore të Kievit

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com