• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fitorja e Ramës dhe meraku i opozitës për paratë!

by Dritan Hila
18/02/2020 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Sot(dje) është dita e Ramës. Më shumë sesa qershori i 2013 ku fitoren e ndau me Metën, apo një proces me hijen e hashashit si ai i 2017-ës, këtu fitoi i vetëm. Përballë kishte njerëz që më shumë sesa me zemër ecin me kalkulime. Dhe gjithë sa ju dhurua, nuk u bë për mjekrën e tij dhe jo vetëm për të dëmtuarit nga tërmeti.

Rama për perëndimorët nuk është djali i përzgjedhur, por është zgjidhja e vetme e besueshme.

Pas gafës së pafalshme të opozitës për të braktisur sistemin, lëvizje e cila do ti kushtojë gjatë, Edi Rama është i vetmi lojtar i besueshëm për Perëndimin. Por jo vetëm. Edhe Lindja u tregua bujare me të, duke konkurruar paratë e Europës.

Tashmë ai është i parapëlqyeri jo vetëm i Erdoganit.

Pas 7 vitesh qeverisje, kjo ngjan një mana e renë nga qielli për njeriun që po qeveris i vetëm. Një përllogaritje e ftohtë tregonte se pas tërmetit, me arkën e shtetit bosh dhe skandalet që e kishin mbytur, normalisht do ishte në ditët e grahmës së tij politike.

Por jo. Qoftë për aftësi të makinës së tij propagandistike; aftësive prej show mani; mungesës së ideve të opozitës, bëri që tërmeti të dukej si një fat për të.

Sot ai sundon i vetëm në kuptimin e koalicioneve, por edhe të mungesës së personaliteteve në qeverisje, ku ai është One Man Show. Shfaqje që, mesa duken bathët, do t’i sodisim gjatë.

Nderkohë që kjo është ora më e mirë e Ramës në shtatë vite, Presidenca mbante një konferencë për shtyp, ku në mënyrë didaktike shpjegonte sesi Dvorani po zhbën shtetin shqiptar.

Konferencë që nuk kishte kohë ta dëgjonte as Ramushi, pasi ishte i zënë me festimet e ditës së pavarësisë.

Është e njëjta ditë kur mbahet konferenca e donatorëve dhe Vasili del në deklaratë shtypi dhe si nikoqirë të mirë të parasë që janë, kërkon mirëadministrim të parave të donatorëve, ende pa i marë.

Ndërkohë Basha është në krizë të thellë identitare, jo vetëm për faj të tij. Viti politik që sapo lamë pas tregoi se Berisha e ka humbur krejtësisht nuhatjen politike dhe askush në perëndim nuk ja toleron më një ‘97-të tjetër.

Kurse bashkëfajtorësia e Bashës, ka shumë gjasa që ja ka djegur avenirin e tij politik.

Gjithësesi pas ditës së sotme(djeshme), Rama mund të ndjehet i qetë. Qoftë 1.15 miliard sa thotë qeveria, qoftë 400 milion që pretendon opozita, do t’i mjaftojnë të kullandriset për ca kohë.

Dhe këto para janë jo vëtëm ndihmë për të pastrehët, por edhe një premium politik për Ramën, i cili pas kësaj mund t’i bëjë zgjedhjet si të dojë e kur të dojë.

Hyn me një bonus të madh që në fillim. Kush nuk e kupton, aq më keq për të.(Dritare.net)

Next Post
17 shkurti i Bashës përballë 17 shkurtit të Ramës

17 shkurti i Bashës përballë 17 shkurtit të Ramës

Comments 1

  1. leka says:
    7 years ago

    Hila ne komentin tend je shume i sakte

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

10 futbollistët me më shumë kontribute për gola në histori

October 5, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Viti i ri akademik, Begaj: Investimi në arsim, më i sigurti për zhvillimin e shoqërisë

October 5, 2026
Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

October 5, 2026
Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

October 5, 2026
Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

October 5, 2026
FOTOT/ Mësuesja i dërgonte foto të zhveshura të dashurit, por gabimisht i’a nis një studenti

Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë

October 5, 2026
“Të zgjatet vettingu”/ BE dhe SHBA deklaratë të përbashkët: Reforma në Drejtësi po jep rezultate!

“Kopjojmë Italinë, por nuk kemi infrastrukturë”, avokati: Sistemi i drejtësisë, në kolaps

October 5, 2026
Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

October 5, 2026
E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

October 5, 2026
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com