• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

17 shkurti i Bashës përballë 17 shkurtit të Ramës

by Flogert Muça
18/02/2020 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça/

17 shkurti nga ky vit do të mbahet mend gjatë si një ditë shprese për Shqipërinë dhe shqiptarët. Krahas 17 shkurtit të çadrës së Lulzim Bashës që më pas do penalizonte ekonominë dhe nxinte imazhin e Shqipërisë në vitin 2017-të, tanimë kemi 17 shkurtin e 2020 i cili tregoi se bota nuk e sheh Shqipërinë as me syzet e dyshes Basha-Berisha e as me atoi të çiftit Meta-Kryemadhi, por atë të Edi Ramës.

1.15 miliardët e dhënë për Shqiëprinë e prekur nga tërmeti kalon përtej ndihmës për fatkeqësinë natyrore. Ato janë një mbështetje e jashtëzakonshme për ekonominë e vendit tonë dhe një tregues i qartë se BE-SHBA dhe dhjetra shtetet të tjera nga e gjitha bota e kontinetet besojnë në lidershipin e Edi Ramës, i cili ditën e djeshme ‘iu ka ngrirë buzëqeshjen në buzë’ të gjithë atyre opozitarëve të shpallur apo kamufluar që mezi prisnin të ndiznin flakadanët e fitores për dështimin e kryeministrit.

Mund të themi pa asnjë dyshim se dita e djeshme, përveçse një fitore e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët, ishte një fitore e Edi Ramës, i cili nga fillimi në fund, krejt i vetëm (me anëtarët e skuadrës së tij qeverisëse) përballoi një dramë të tmerrshme kur pa se si qytetarët e tij mbetën në qiell të hapur nga fuqia shkatërruese e natyrës në 26 nëntor. Por jo vetëm kaq. Kjo është një fitore e tij edhe për faktin që arriti krejt i vetëm, me një kryetar opozite i cili bashkë me aleatët nuk çuan as një batanije te qytetarët e mbetur pa shtëpi e katandi. Krejt i vetëm shkeli çdo pëllembë të prekur nga tërmeti dhe kaloi oqeanin për të kërkuar ndihmë, duke bindur botën se Shqipëria nuk është ajo delja e zezë që përshkuan opozita në Tiranë.

Këto janë faktet që dje shqiptarët i panë në sy dhe i dëgjuan nga Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, e cila poashtu do të mbesë përgjithmonë si një heroinë e mbështetjes së saj ndaj fushatës së kryeministrit Rama. E si Leyen edhe të gjithë krerët e BE që punuan me palën shqiptare për të arritur atë që u arrit dje, të paimagjinueshmen. Kjo është njëra anë e medaljes, që e pamë e dëgjuam të gjithë dje, e gjithçka unë mund të them është një konfirmim i asaj që ndodhi në Bruksel.

Por çfarë ndodhi në Tiranë?

Kryedemokrati Basha me anë të një postimi të shkurtër në Facebook, i cili dukej si një buzëqeshje e ngrirë në fytyrën e njeriut që vetëm zgërdhihet, tha se ai do ishte garant i këtyre parave, që të shkonin atje ku kanë vendin. Thënë kjo nga njeriu që akuzohet se i avulluan 230 mln euro nga Rruga e Kombit që nuk e përfundoi kurrë, ngjan më se paku tallëse për shqiptarët. Reagimi i Bashës dje ngjante si një mallkim për partnerët që mbështetën Shqipërinë dhe besuan Edi Ramën e me siguri që për punë orësh ai do të dalë dhe të tentojë të bëjë të duket ”asgjë” arritja e djeshme në Bruksel.

Kryemadhi ndërkohë e ka bërë një gjë të tillë, duke treguar se për fat të keq, Shqipërinë e duan  sigurisht më shumë shqiptarët anembanë dhe brenda vendit e bota, sesa opozita. E kjo është arsyeja numër një që janë tkurrur në një grusht njerëzish që në vend që të shohin ‘lopën e tyre’, mallkojnë atë të tjetrit. 1.15 miliardët e djeshëm që u dhanë për Shqipërinë falë këmbënguljes së Edi Ramës kanë nxirë edhe njëherë fytyrën e opozitës të cilës i mbeti buzëqeshja në buzë dhe kanë bërë të buzëqeshin shqiptarët të cilët dëgjuan dje nga bota mbarë se nuk janë vetëm. E për sa kohë kjo opozitë të vazhdojë me këtë strategji, e ka të sigurtë që do vazhdojë të mbetet aty ku është, ose të bëjë akoma me prapa… Sepse Edi Rama dje solli para për shqiptarët dhe ekonominë, gjë e cila më së paku duhet përshëndetur. Dikush t’i kujtojë Bashës se ”është ekonomia, budalla”./ lexo.al

Next Post
Entuziazmi për 1.15 miliardë eurot e rindërtimit, plas humori në rrjet (FOTO)

Entuziazmi për 1.15 miliardë eurot e rindërtimit, plas humori në rrjet (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

“Çudirat” nga zgjedhjet në SHBA, hera e parë që fiton një homoseksual, një mysliman, një indigjene…

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, çfarë ndodhi me kandidatët shqiptarë? Joe Hoxha fitoi në Konektikat, por 5 të tjerët nuk ia dolën

Zgjedhjet në SHBA, çfarë ndodhi me kandidatët shqiptarë? Joe Hoxha fitoi në Konektikat, por 5 të tjerët nuk ia dolën

November 4, 2026
“Studentët janë liderët tanë në shesh”- 735 pedagogë apel Ramës, protestuesve dhe ambasadave për zgjidhje politike

Pse duan të rrëzojnë Edi Ramën para çdo zgjedhjeje?

November 4, 2026
Kreshnik Spahiu: Europa nuk e toleron futjen e Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’ dhe të familjes Trump në Adriatik

Metamorfoza 4: Mijëra shokë në rrjete sociale, por të vetmuar në jetën reale!

November 4, 2026
Kryeministri spanjoll kundër kreut të Federatës së Futbollit: Vetëm ndjesa për skandalin e puthjes është pamjaftueshme

Pedro Sanchez reagon për zgjedhjet në SHBA: Amerikanët votuan kundër urrejtjes, së shpejti edhe Spanja!

November 4, 2026
Papa Leone XVII: Jemi me të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe vendeve të shkatërruara nga lufta

Papa Leo XIV reagon ndaj zgjedhjeve në SHBA: Autoriteti politik duhet të drejtohet drejt së mirës së përbashkët!

November 4, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Derë më e hapur nga Bashkimi Evropian për ne?

November 4, 2026
“Hapi gjithë grupkapitujt brenda vitit”- Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra e saj është që të ruajë ritmin e reformave!

“Hapi gjithë grupkapitujt brenda vitit”- Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra e saj është që të ruajë ritmin e reformave!

November 4, 2026
EMRAT/ Dyshohen për vrasjen e kryefamiljarit dhe e shitën si sulm nga ariu, ja kush janë të arrestuarit nënë e bir! Mister motivi

EMRAT/ Dyshohen për vrasjen e kryefamiljarit dhe e shitën si sulm nga ariu, ja kush janë të arrestuarit nënë e bir! Mister motivi

November 4, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

Shpërthimi në Elbasan shembi dy kate pallati, Policia jep detajet e para: Një viktimë dhe 10 banorë të asfiksuar, ra zjarr në apartament dhe…

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In