• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fitore historike” apo kurth i Vuçiçit?

by Enver Robelli
22/06/2020 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Aleksandar Vuçiqi fitoi zgjedhjet në Serbi – diçka tjetër as që pritej përballë fuqisë së tij parademokratike dhe bojkotit të opozitës. Kjo fitore i krijon atij një komoditet për të negociuar mbi Kosovën. Disa politikanë të Kosovës po brohorasin për “fitoren historike” të shqiptarëve në Luginën e Preshevës (me gjasë do të kenë 2 deputetë). Por këtë “fitore” Vuçiqi do ta shfrytëzojë për të argumentuar se shqiptarët në Serbi kanë mjaft të drejta dhe janë mirë të integruar, andaj s’duhet ndryshuar asgjë. Beogradi toleroi involvimin e Tiranës në “bashkimin e shqiptarëve” në Luginë për interesat afatshkurtëra të Vuçiqit. Nuk po avancohen të drejtat e shqiptarëve, por Vuçiqi po arrin ta “integrojë” partinë e tij në trevat shqiptare. Në Bujanoc, për shembull, partia e tij ka dalë e para, sepse shqiptarët kishin 5 lista zgjedhore. Në këtë qytezë ndikimi i Tiranës në unifikimin e shqiptarëve nuk u pa fare. Ndërkohë spastrimi etnik i shqiptarëve me masa burokratike po vazhdon

Partia e Aleksandar Vuçiqit do të ketë rreth 180 deputetë në Kuvendin e ri të Serbisë (nga 250). Me këtë shumicë Vuçiqi mund të kalojë në parlament një marrëveshje eventuale për Kosovën. Në Moskë në takim me Putinin (më 24 qershor), në Washington në takim me emisarët e Trumpit (më 27 qershor) dhe në Paris në samitin e organizuar nga presidenti Macron (më 17 korrik) Vuçiqi shkon me mesazhin se pas e ka një parlament të kontrolluar totalisht prej tij, pra me mandat të plotë (sipas pikëpamjes së tij – dhe kjo i konvenon tash Europës dhe SHBA-ve). Pra, kjo i konvenon të gjithë atyre që duan të shtyjnë përpara një marrëveshje me Kosovën – edhe nëse është e dëmshme për Kosovën.

Vuçiqi shkon në Moskë, në Washington dhe në Paris po ashtu me një aparat special me vete: e ka një sustë me të cilën mund ta rrëzojë qeverinë në Prishtinë. Sepse qeveria e Kosovës është e dobët dhe e varur nga Lista e Beogradit, ndërsa zgjedhja e qeverisë ka qenë tejet diskutabile. Me këtë mandat të cunguar, me legjitimitet të lënduar kjo qeveri e ka vështirë të mbrojë interesat e Kosovës. Për shkak të polarizimit ekstrem – tani për tani – mbetet ëndërr një platformë e përbashkët e partive politike shqiptare. Çmimin e poshtërsive politike dhe paaftësisë së klasës politike do ta paguajnë qytetarët e Kosovës.

Pas zgjedhjeve të djeshme në Serbi në opinionin shqiptar (sidomos në Kosovë) shpërtheu një entuziazëm i madh për “fitoren historike” të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Këtë “fitore” duhet parë në dimensionin e saj real dhe nuk duhet të biem pre e propagandës. Fakt është: pakica shqiptare në Republikën e Serbisë do të ketë në parlamentin e ri të Serbisë – 2 deputetë (4 deputetë duket shpresë jorealiste). Nga disa politikanë të Prishtinës e Tiranës, por edhe nga vëzhgues sporadikë të situatës në rajon ky rezultat, po quhet “fitore historike”. S’ka ndodhur ndonjëherë të kenë pasur kaq deputetë shqiptarët në parlamentin serb, zakonisht ka qenë një deputet.

Por shtrohet pyetja për kë është kjo “fitore historike”? Vetëm për shqiptarët apo mos është një kurth i Aleksandër Vuçiqit? Së pari: ai lejoi që qeveria e Tiranës të luajë rolin e “unifikuesit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës” për të treguar se partner e ka Shqipërinë dhe jo Kosovën kur bëhet fjalë për të drejtat e shqiptarëve në Serbi. (Ka vëzhgues që besojnë se ky ishte edhe një falënderim i Vuçiqit për përkrahjen e idesë së Mini-Schengenit). Së dyti: Vuçiqi organizoi një farsë elektorale të dielën dhe me çdo kusht luftoi që të fusë në parlament edhe ndonjë opozitar apo përfaqësues pakicash, sepse partitë kryesore të opozitës i bojkotuan zgjedhjet. Pragu ishte ulur nga 5 në 3 për qind. Së treti: deputetët shqiptarë në Kuvendin e Serbisë janë argument që Vuçiqi do e shfrytëzojë në bisedimet për Kosovën, duke thënë se nuk ka nevojë të avancojë të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, sepse “ata janë mirë të integruar në Serbi”, me 2 deputetë. Po ashtu kjo do t’i shërbejë si argument Beogradit për të kundërshtuar shkëmbimet territoriale dhe për t’u koncentruar vetëm në kërkimin e një cope të territorit të Kosovës. Presidenti i Kosovës sot u rreshtua në korin e brohoritësve, duke shkruar se shqiptarët e Luginës do të kenë më shumë “deputetë që do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje”. Ku mbeti premtimi për “bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën”?

Për të turbulluar pak entuziazmin ja edhe një fakt: në Bujanoc, komunë me shumicë shqiptare, parti e parë ka dalë SNS-ja e Vuçiqit. Pse? Sepse serbët patën dy lista zgjedhore, shqiptarët 5. Pas konfliktit të vitit 2001 Serbia premtoi se do të integrojë shqiptarët e Luginës duke iu ofruar më shumë mundësi të pjesëmarrjes në poste vendimmarrëse në nivel lokal dhe republikan, në vitin 2020 partia e Vuçiqit qeverisë Medvegjën, fiton zgjedhjet në Bujanoc, ku ka gjasa të jetë faktor përcaktues – siç është edhe në Preshevë me 2 për qind popullsi serbe. Pra, siç thotë një njohës i mirë i situatës në Luginë, “në vend të integrimit të shqiptareve ne institucione rajonale dhe republikane sot kemi integrimin e SNS-së në komunat e Luginës”.

Ndërkohë diskriminimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës vazhdon dhe plot prej tyre ankohen se po u shlyhen emrat në regjistra civilë, pra kemi një spastrim etnik me masa burokratike. Rrjedhimisht, “fitorja historike” duhet parë pak me rezervë. Dhe duhet parë po ashtu se ajo tani për tani i shërben Vuçiqit për një pasqyrë të rrejshme demokratike. Në dy dekadat e fundit mijëra shqiptarë nga Lugina e Preshevës janë shpërngulur në Kosovë si pasojë e presioneve politike, diskriminimit të hapur nga shteti serb, perspektivës së zymtë ekonomike, mungesës së investimeve, mospranimit të diplomave të Universitetit të Prishtinës etj. Fatkeqësisht Kosova nuk ka pasur gati asnjëherë një politike koherente dhe të qartë ndaj Luginës së Preshevës. Shpesh liderët e asaj zone janë shfrytëzuar për ndonjë shou politik në Prishtinë.

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 23 Qershor 2020

Comments 1

  1. Anonymous says:
    6 years ago

    Kurth

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

June 19, 2026
Vëmendje për viktimat

Disa shënime mbi një këngë zvicerane të ngjashme me këngët shqiptare të nizamëve

June 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2026

June 19, 2026
“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

June 19, 2026
Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

June 19, 2026
Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

June 19, 2026
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In