• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Futini dhe një listë pagash, se ua kalon Ulsiu sot”- Debatet ‘ndezin’ Ligjet, Manja-Strazimirit: Mos e pengoni integrimin! Prishen ekuilibrat

by A. Q
01/10/2026 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë prezantimit të projektligjit “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” në Komisionin për Çështjet Ligjore, diskutimi mes kryetarit Ulsi Manja dhe deputetit Gent Strazimiri u shoqërua me replika mbi mënyrën dhe shpejtësinë e shqyrtimit të nismës.

Manja kërkoi vijimin e procedurës për shkak të detyrimeve që lidhen me integrimin europian, ndërsa Strazimiri kërkoi më shumë kohë për shqyrtimin e projektligjit.

Pjesë nga debati në Komisionin e Ligjeve:

Manja: Zhvillimi i Komisioneve bëhet duke vënë në dijeni Kryetarin e Kuvendit, sepse për ne është e pamundur të përmbushim kalendarin nëse nuk mblidhemi gjatë kësaj jave. Jemi komision për dhënie vendimi. E shohim nga pikëpamja e përputhjes së këtij projektligji me Kushtetutën dhe kuadrin ligjor në fuqi. Ndërsa komision përgjegjës është caktuar Komisioni i Ekonomisë. Sot do të duhet të shprehemi ne si Komision, që t’i jepet mundësia Komisionit të Ekonomisë që ta shqyrtojë si projektligj. Meqë z. Strazimiri dhe unë jemi të anëtarësimit në BE-së me ritme të shpejta, në faqen 6 të relacionit thotë: ‘Projektligji synon përafrim të plotë me acquis-in e BE-së në fushën e parandalimit të pastrimit të parave’. Sa më shpejt ta miratojmë këtë ligj, aq më shpejt mbyllen portat. Ne, sa herë kemi të bëjmë me projektligje të plota, ne nuk i prekim dot. Nuk ndërhyjmë dot në përmbajtje, se prishet ekuilibri.

Strazimiri: Jeni që jeni, keni Ulsiun me këtë mendje, futini këtu te ky ligji dhe një listë pagash, siç e kanë bërë në Kushtetutë për prokurorët dhe gjykatësit, se ju a kalon Ulsi sot. Vendoseni sa të doni shifrën. Pastaj, pas 190 vitesh, do të merremi me vendim gjykate se a duhet t’i keni këto paga apo jo. Nëse herën e parë ishe i papërgatitur, ky nuk është një ligj që nuk ke nevojë ta futësh në fuqi nesër. Hyn në 2028-ën. Nëse qëllimi është i sinqertë, të thashë ta shohim me më përpikëri pas një muaji.

Manja: Kemi dy vite kohë për ta parë.

Strazimiri: Ke dy vite kohë, more Ulsi, por po e kalon për 20 minuta.

Manja: Unë kam hallin si do e thotë Kryetari i Kuvendit në seancë, se unë vetë e kaloj.

Strazimiri: Ai është hall tjetër. Kjo e sotmja, duke bërë këtë punë sot për 20 minuta, as ti vetë nuk e di çfarë dëmi po kalojmë këtu.

Manja: Z. Strazimiri, të lutem, vazhdojmë me rendin e ditës, mos e pengo integrimin.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Pas protestave, Spahiu zbulon emrat e 10 partive të reja: Përçarja e opozitës do të forcojë dyshen Rama-Berisha

November 26, 2026
“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

November 26, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Protesta e 28 Nëntorit, Çupi: As shqiptari më i keq nuk e dëmton vendin në Ditën e Flamurit!

November 26, 2026
Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

November 26, 2026
Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

November 26, 2026
Marrëdhëniet Rama-Vuçiç tashmë të zbehura? Spiropali: Shqipëria partneri më i besuar në rajon

“Unë ‘kryepuçistja’”, Spiropali shpërthen në kritika: Shqipëria është kthyer në parti-shtet

November 26, 2026
“Ma dha truri”/ Kush është i dënuari që sulmoi policin brenda burgut të Burrelit, efektivi me 6 qepje në kokë (Emrat)

“Ma dha truri”/ Kush është i dënuari që sulmoi policin brenda burgut të Burrelit, efektivi me 6 qepje në kokë (Emrat)

November 26, 2026
“Rrethanat gjeopolitike në favor të Shqipërisë”- Integrimi, ish-ambasadori Bimo: BE ka mbyllur sytë ndaj reformave, vrulli europian…!

“Dhuna, pasojë e mungesës së programeve”, Bimo: Ata që nuk fitojnë dot me zgjedhje, kërkojnë të mposhtin qeverinë me dhunë

November 26, 2026
Eisenkot dhe Golan arrijnë marrëveshje koalicioni për qeverinë e re në Izrael, Demokratët marrin 4 ministri

Eisenkot dhe Golan arrijnë marrëveshje koalicioni për qeverinë e re në Izrael, Demokratët marrin 4 ministri

November 26, 2026
Arratisje si nëpër filma, e burgosura shtatzënë largohet me makinën e policisë

Arratisje si nëpër filma, e burgosura shtatzënë largohet me makinën e policisë

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In