• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë te integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian! Rezultate të matshme

by A. Q
01/10/2026 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Ministerialin Ekonomik të Procesit të Berlinit, zhvilluar në Cetinje, Mali i Zi, me pjesëmarrjen e ministrave të Ekonomisë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesve të Komisionit Europian, organizatave rajonale dhe institucioneve financiare ndërkombëtare.

Në qendër të diskutimeve ishte zbatimi i planit të veprimit për Tregun e  Përbashkët Rajonal (Common Regional Market), forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe avancimi i konvergjencës së vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian, përmes reduktimit të barrierave tregtare dhe rritjes së konkurrueshmërisë. Në fjalën e saj, ministrja Ibrahimaj theksoi se faza e ardhshme e bashkëpunimit rajonal duhet të fokusohet te zbatimi dhe rezultatet konkrete për bizneset dhe qytetarët.

“Prioriteti ynë duhet të jetë i qartë: të kalojmë nga angazhimet te zbatimi dhe nga marrëveshjet te rezultatet e matshme për bizneset dhe qytetarët”, u shpreh Ibrahimaj.

Në këtë drejtim, ministrja prezantoi prioritetet e Drejtimit shqiptar të CEFTA-s, në vitin e 20-të të marrëveshjes, me fokus lehtësimin e tregtisë dhe uljen e kostove për bizneset. Ndër masat janë zgjerimi i Korsive të Gjelbra, harmonizimi i orareve të autoriteteve në pikat kufitare, thjeshtimi i kontrolleve për frutat dhe perimet, njohja e rezultateve të vlerësimit të konformitetit për produktet industriale dhe përdorimi i shërbimeve elektronike të besimit.

“Integrimi rajonal nuk duhet të matet me numrin e marrëveshjeve që miratojmë, por me kohën dhe paratë që bizneset kursejnë dhe me mundësitë që krijojmë për to që të rriten”, deklaroi ministrja.

Krahas lehtësimit të tregtisë, Ibrahimaj theksoi nevojën për një hapësirë rajonale më të integruar për investime, prodhim dhe inovacion. Në këtë kuadër, një nga prioritetet e Drejtimit shqiptar të CEFTA-s është “Higher Quality Investment & Higher Productivity”, me synim tërheqjen e investimeve që sjellin teknologji dhe aftësi, rrisin produktivitetin dhe zhvillojnë aftësitë dhe vendet e punës. Ministrja nënvizoi gjithashtu rëndësinë e krijimit të zinxhirëve rajonalë të vlerës në sektorë me potencial plotësues, si agroushqimi, prodhimi, turizmi dhe shërbimet, si dhe forcimin e lidhjeve të kompanive të rajonit me zinxhirët europianë të vlerës. Inovacioni, digjitalizimi dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor u evidentuan si elementë të rëndësishëm për konkurrueshmërinë e ardhshme të rajonit. Një pjesë e diskutimit iu kushtua lidhjes së integrimit rajonal me procesin e integrimit europian. Ibrahimaj theksoi se Tregu i Përbashkët Rajonal nuk është alternativë ndaj integrimit në BE, por një instrument praktik për përshpejtimin e tij.

“Për Shqipërinë, Tregu i Përbashkët Rajonal nuk është alternativë ndaj integrimit europian. Ai është një instrument praktik për përshpejtimin e tij”, u shpreh Ibrahimaj.

Në këtë drejtim, ministrja vuri në dukje rolin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili lidh integrimin ekonomik rajonal me aksesin gradual në Tregun Unik Europian, në fusha si mallrat, shërbimet, lëvizja e punonjësve, SEPA, transporti rrugor, energjia dhe integrimi digjital.

“Shqipëria është vendi me përformancën më të mirë në rajon sa i përket implementimit të Planit të Rritjes”, deklaroi ministrja. Duke folur për fazën e ardhshme të integrimit, Ibrahimaj theksoi se bashkëpunimi rajonal duhet të ruajë standarde të përbashkëta, ndërsa vendet që janë gati duhet të mund të avancojnë më shpejt në fusha të caktuara. “Fleksibiliteti duhet të përshpejtojë integrimin, jo të krijojë fragmentim”, theksoi ministrja. Ministrja Ibrahimaj ftoi ministrat dhe partnerët ndërkombëtarë në Tiranë, në kuadër të 20-vjetorit të CEFTA-s, për vijimin e diskutimit mbi fazën e ardhshme të integrimit ekonomik të rajonit.

Next Post
EMRI/ Organizatë kriminale dhe trafik droge, arrestohet në Kavajë i kërkuari nga Italia, do ekstradohet!

EMRI/ Organizatë kriminale dhe trafik droge, arrestohet në Kavajë i kërkuari nga Italia, do ekstradohet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandal në Fier / Arrestohet në flagrancë këngëtari, akuzohet se përndiqte vajzat e mitura

Dalin detaje të reja nga arrestimi i këngëtarit fierak, Erind Xhaferi u procedua edhe dy vite më parë për ngacmim seksual!

October 2, 2026
Protestë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkohet miratimi i ligjit për mbrojtjen e UÇK-së

Protestë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkohet miratimi i ligjit për mbrojtjen e UÇK-së

October 2, 2026
Arrestimet/ Rama për WELT: Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit

Arrestimet/ Rama për WELT: Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit

October 2, 2026
Franca përballet me krizën e borxhit, qeveria prezanton buxhetin për 2027

Franca përballet me krizën e borxhit, qeveria prezanton buxhetin për 2027

October 2, 2026
Zjarri në Tërbun s’ka të ndalur, flakët përparojnë dhe rrezikojnë banesat e stacionin e ujit! Operacion nga toka dhe ajri për shuarjen

Zjarri në malin e Manatisë në Lezhë del sërish jashtë kontrollit, flakët rrezikojnë të përhapen drejt Mirditës

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat në Francë/Dhjetëra të plagosur, mbi 2 mijë të arrestuar, mbyllen qindra shkolla

Përshkallëzohen protestat në Francë/Dhjetëra të plagosur, mbi 2 mijë të arrestuar, mbyllen qindra shkolla

October 2, 2026
Maran para Finlandës: Për të qenë kompetitivë, duhet të japim më shumë se 100%

Maran para Finlandës: Për të qenë kompetitivë, duhet të japim më shumë se 100%

October 2, 2026
SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë drejt Gjirit Persik, rriten tensionet me Iranin

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë drejt Gjirit Persik, rriten tensionet me Iranin

October 2, 2026
Liqeni i Fierzës drejt kuotave kritike, niveli i ujit zbret në 266.95 metra

Liqeni i Fierzës drejt kuotave kritike, niveli i ujit zbret në 266.95 metra

October 2, 2026
Analiza e The Guardian: Cila është e vërteta pas bumit të jashtëzakonshëm të ndërtimeve në Shqipëri?

Analiza e The Guardian: Cila është e vërteta pas bumit të jashtëzakonshëm të ndërtimeve në Shqipëri?

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com