• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prokuroria sekuestroi 2.6 mln euro cash, detajet e dosjes! Hasko, ortaku i Bedinajt dhe “molla e sherrit” të konfliktit mes dy biznesmenëve në Palasë

by A. Q
01/10/2026 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kastriot Hasko, biznesmeni të cilit Prokuroria e Fierit i sekuestroi këtë të enjte mbi 2.6 milionë euro dhe një automjet luksoz “Bentley”, është i njëjti person që vetëm pak javë më parë u shfaq publikisht si pronari dhe trashëgimtari i tokës në Palasë, e cila ishte në qendër të konfliktit mes biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe Luan Muça.

Prokuroria e Fierit njoftoi sekuestrimin e 2,610,195 eurove, 1,865,076 lekëve, 7,515 dollarëve dhe një automjeti “Bentley Flying Spur”, prodhim i vitit 2024, me vlerë të deklaruar blerjeje 250 mijë euro. Hasko ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe është nën hetim për “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Hetimi i Prokurorisë së Fierit lidhet me regjistrimin e sipërfaqeve të konsiderueshme të tokës në Seman përmes dokumenteve që dyshohet se janë të falsifikuara.

Emri i Haskos u bë publik në  konfliktin e  pronësisë në Palasë, që çoi në përplasjen mes Vasil Bedinajt dhe Luan Muçës. Pas ngjarjes, Hasko doli publikisht në “Top Story”, ku deklaroi se ishte trashëgimtar dhe pronar i tokës prej 37 hektarësh dhe se dokumentet e pronësisë ishin regjistruar nga nëna e tij në hipotekë që në vitin 1996. Ai deklaroi gjithashtu se kishte lidhur kontratë me biznesmenin Bedinaj për zhvillimin e pronës.

“Jam Kastriot Hasko, historinë e kësaj prone e ka bërë e ndjera mamaja ime, nga Vunoi. Prona është trashëgimi dhe dokumentet mami im i ka bërë që në ’95 dhe në ’96 është regjistruar në hipotekë”, deklaronte ai për “Top Story”.

Pikërisht dokumentacioni i kësaj prone ishte një nga elementët e konfliktit mes dy biznesmenëve. Për projektin “Regina Collection Palasë”, të kompanisë së Vasil Bedinajt, në dokumentacionin e paraqitur ishte përfshirë një vërtetim hipotekor në emër të Kastriot Haskos, si dhe një kontratë sipërmarrjeje mes pronarit të pasurisë dhe zhvilluesit.

Nga ana tjetër, biznesmeni Luan Muça pretendonte se kishte blerë tokën mbi të cilën po zhvillonte investimin e tij dhe se një pjesë e sipërfaqes për të cilën pretendonte pala tjetër mbivendosej me pronën e tij. Muça deklaroi se kishte investuar në zonën e Palasës që prej vitit 2019, kishte blerë rreth 97 mijë metra katrorë tokë dhe më pas kishte marrë statusin e investitorit strategjik për projektin e tij.

Next Post
“E paprecedentë”- Rrëzimi i kërkesës së PD për mocion me debat për SHISH, Bardhi akuzon: Kuvendi po shmang përgjegjësinë!

“E paprecedentë”- Rrëzimi i kërkesës së PD për mocion me debat për SHISH, Bardhi akuzon: Kuvendi po shmang përgjegjësinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kumbaro paralajmëron ndryshime në arsimin e lartë, nis rishikimi i ligjit të vitit 2015

Hapet thirrja për Programin e Financimit të Doktoraturave 2026, Kumbaro: Dyfishohet mbështetja!

October 1, 2026
Puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik”: Kush ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb

Puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik”: Kush ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb

October 1, 2026
Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

October 1, 2026
Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

October 1, 2026
Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

October 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 2 Tetor 2026

October 1, 2026
Kapetanović: Ballkani nuk është periferia e sigurisë së Evropës

Kapetanović: Ballkani nuk është periferia e sigurisë së Evropës

October 1, 2026
Zjarr në Piraj të Lezhës, era favorizon flakët që i afrohen banesave dhe kishës së fshatit!

Zjarr në Piraj të Lezhës, era favorizon flakët që i afrohen banesave dhe kishës së fshatit!

October 1, 2026
“Në fokus lufta kundër krimit”- Ministri Demo mbledh drejtorët e Policisë dhe jep porositë: Parandalim dhe rritje e sigurisë

“Në fokus lufta kundër krimit”- Ministri Demo mbledh drejtorët e Policisë dhe jep porositë: Parandalim dhe rritje e sigurisë

October 1, 2026
“Nxirrni në treg naftën rezervë!”- Trump kërcënon Gjermaninë dhe Francën me ndalim të eksporteve

“Nxirrni në treg naftën rezervë!”- Trump kërcënon Gjermaninë dhe Francën me ndalim të eksporteve

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com