• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Firmoset marrëveshja për njohjen e pensioneve me Kroacinë, përfitojnë mbi 3000 shqiptarë

by Java News
02/10/2023 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ndodhet për vizitë zyrtare në Kroaci, ku është pritur me ceremoni nga homologu i tij, Andrej Plenković. Delegacioni shqiptar ka nënshkruar dy marrëveshje me qeverinë e Kroacisë, një për njohjen e pensioneve nga të cilat përfitojnë mbi 3000 shqiptarë që jetojnë atje, si edhe një marrëveshje në fushën e mjekësisë.

Ministri i Financave Ervin Mete dhe Ministri i Punës, Sistemit të Pensioneve, Familjes dhe Politikës Sociale të Kroacisë, Marin Piletić nënshkruan në Zagreb, marrëveshjen për mbrojtjen shoqërore. Kjo marrëveshje u siguron qytetarëve të të dyja vendeve njohjen e ndërsjellët të kontributeve të sigurimeve shoqërore për përfitimin e pensioneve.

Formalizmi i marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Kroacisë mundëson koordinimin e skemave të sigurimeve shoqërore në përputhje me standardet e legjislacionit evropian, duke mundësuar gjithashtu përfitimet e papunësisë, pagesat e barrë lindjes, përfitime në para në rastin e aksidenteve në punë, etj.

Janë mbi 3,000 shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë në Kroaci, që pritet të përfitojnë nga kjo marrëveshje. Falë marrëveshjes për mbrojtjen shoqërore, e cila do të nisë të zbatohet pas ratifikimit nga parlamentet e të dy vendeve, qytetarët nuk do të humbasin kontributet e paguara, pavarësisht se ku kanë punuar. Ajo bazohet në disa parime bazë si trajtimi i barabartë, ruajtja e të drejtave të arritura, bashkimi i periudhave të sigurimit, si dhe ofrimi i përfitimeve, brenda dhe jashtë shtetit të origjinës.

Kroacia i shtohet kështu një sërë shteteve të tjera, me të cilat tashmë Shqipëria ka finalizuar marrëveshjet për mbrojtjen shoqërore.  Një ditë më parë, më 1 tetor, hyri në fuqi marrëveshja me Zvicrën, ndërkohë që Shqipëria zbaton marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore me Turqinë, Hungarinë, Çekinë, Kanadanë, Gjermaninë, Maqedoninë e Veriut, Luksemburgun, Kosovën, Austrinë dhe Belgjikën. Janë në proces ratifikimi nga palët e huaja marrëveshja me Rumaninë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

Ndërkohë, është nënshkruar edhe një plan Bashkëpunimi midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kroacisë në Fushën e Shëndetit dhe Mjekësisë për vitet 2024-2026./f.s

Next Post
LIVE/ Sulmi në veri të Kosovës/ Rama e Plenkoviç thirrje BE-së: Të merren masa ndaj Beogradit

LIVE/ Sulmi në veri të Kosovës/ Rama e Plenkoviç thirrje BE-së: Të merren masa ndaj Beogradit

Comments 1

  1. Jim says:
    3 years ago

    …”njohjen e kontributeve”….A mund te na japin pak shpjegim per kete shprehje. Duket si shume politike kjo. Nje nga pasojat e kesaj do jete ajo qe nqs dikush nuk raporton qe merr pension ne vendin e tij ( Shqiperi ), kjo marreveshje e nxjerr zbuluar se do ja raportoje qeveria e Rames dhe per cdo benefit qe ka marre si te pa rregullt, do i paguaj mbrapsh, bile edhe me interes.

    Reply

Leave a Reply to Jim Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse flamuri shqiptar u gris dje në Kosovë?

Pse Shqipëria nuk i jep diasporës pasaportë dhe shtetësi shqiptare?

April 16, 2026
Qarkullonte me armë zjarri në qytet, arrestohet 23-vjeçari në Bajram Curri

Qarkullonte me armë zjarri në qytet, arrestohet 23-vjeçari në Bajram Curri

April 16, 2026
Investigimi / Emigrantët po pretendojnë se janë viktima të dhunës për të qëndruar në Britaninë e Madhe

Investigimi / Emigrantët po pretendojnë se janë viktima të dhunës për të qëndruar në Britaninë e Madhe

April 16, 2026
FMN ul pritshmëritë për ekonominë shqiptare, pret shtrenjtim çmimesh

FMN ul pritshmëritë për ekonominë shqiptare, pret shtrenjtim çmimesh

April 16, 2026
Libani kundërshton pretendimin e Trump: Nuk dimë asgjë për bisedimet e ardhshme me Izraelin

Libani kundërshton pretendimin e Trump: Nuk dimë asgjë për bisedimet e ardhshme me Izraelin

April 16, 2026
Salianji padit në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin e tij

Ervin Salianji: Opozita pengohet nga lidershipi i vjetër politik

April 16, 2026
Flakët ‘përpinë’ pallatin, avokati i firmës “Arlis”: Fasada e ndërtuar me material cilësor

Flakët ‘përpinë’ pallatin, avokati i firmës “Arlis”: Fasada e ndërtuar me material cilësor

April 16, 2026
Natë terrori në Ukrainë, sulmet me dronë dhe raketa lënë 13 të vdekur

Natë terrori në Ukrainë, sulmet me dronë dhe raketa lënë 13 të vdekur

April 16, 2026
Shqiptarët paguan rreth 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm nga shtrenjtimi i naftës

Shqiptarët paguan rreth 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm nga shtrenjtimi i naftës

April 16, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

SPAK thërret 11 dëshmitarë për “Partizanin”, Çupi: Gjyqtarja synon që ta bëjë nul çështjen

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In