• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fillon “shkrirja” e Krimeve të Rënda, ja emrat e prokurorëve që transferohen brenda muajit

by A R
03/12/2019 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda do të shkrihen brenda muajit dhjetor. Në mbledhjen e fundit ku u bë emërimi i 8 emrave të SPAK, është diskutuar dhe për emrat që do të largohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Sipas diskutimeve, do të ndërpriten komandimet e prokurorëve të SPAK që janë në prokuroritë e rretheve, ndërsa prokurorët e Shkallës së Parë dhe të Apelit do të transferohen në prokurori të tjera rrethesh, kryesisht në ato të Apelit.

Sipas të dhënave të gazetës Sot, janë 11 prokurorë të Shkallës së Parë dhe 3 të Apelit që transferohen. Disa prej tyre janë: Besim Hajdarmataj, Arenc Çela, Blerim Tominaj, Njazi Seferi, Olsian Çela (Kandidat për kryeprokuror), Henrik Ligori, Sonila Muhametaj, Pranvera Pustina, Vladimir Mara, Dritan Prençi. Shumica e emrave të mësipërm janë duke pritur vetingun dhe aty do varet fati i tyre.

Procedurat

Ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka përcaktuar me detaje procedurat që do të ndiqen si për gjyqtarët ashtu dhe për prokurorët e Krimeve të Rënda. “Prokurori në detyrë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të Shkallës së Parë ose të Apelit qëndron në pozicionin e tij deri në momentin e krijimit të Prokurorisë së Posaçme, me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit, ose si rezultat i procesit të rivlerësimit; Këshilli i Lartë i Prokurorisë cakton në mënyrë të përhershme prokurorët në Prokurorinë e Posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, në përputhje me parashikimet e ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, shkruhet në ligj. Nga ana tjetër, neni 162, thekson se gjyqtarët në detyrë në shkallën e parë dhe në shkallën e dytë, do të qëndrojnë në pozicionin e tij deri në momentin e krijimit të gjykatave të posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsion. Në ligj, përjashtohen gjyqtarët të cilët i ka mbaruar statusi i magjistratit, ose nuk ka kaluar me sukses në sitën e vetingut. “Gjyqtari në detyrë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ose Gjykatën e Apelit për Krimeve të Rënda qëndron në pozicionin e tij deri në momentin e krijimit të gjykatave të posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit, , ose si rezultat i procesit të rivlerësimit”, shkruhet në ligj.

Gjyqtarët e SPAK

Por, gjyqtarët do të caktohen në mënyrë të përkohshme nga KLGJ në Gjykatën e Posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, por me disa kërkesa, ku përfshihet kalimi me sukses i vetingut. “Këshilli i Lartë Gjyqësor cakton në mënyrë të përhershme gjyqtarët në detyrë në gjykatën e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, me kërkesë të tyre, nëse: a) gjyqtari kalon me sukses procesin e rivlerësimit, sipas përcaktimeve të ligjit “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; b) përmbush kriteret për ngritjen në detyrë, sipas përcaktimeve të nenit 47 të këtij ligji; c) gjyqtari, si dhe familjarët e afërm të tij japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake” shkruhet në ligj.

Next Post
Tërmeti i fuqishëm në Jug, sërish lëkundje në Borsh

Të tjera lëkundje pas mesnate, sizmologët: Nuk ka vend për panik!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In