• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vota e diasporës, Topalli: Në SHBA dhe Kanada, një numër shumë i lartë shqiptarësh janë pa dokumente

by A M
04/02/2025 22:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partitë politike në vend vijojnë takimet me diasporën, në përpjekjen për t’i kërkuar votën për zgjedhjet e 11 majit, por duket se çështja e mjeteve të identifikimit vijon të jetë një problem për shqiptarët që jetojnë jashtë, që të mund të votojnë nga vendi ku jetojnë.

Koordinatorja e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli, në një intervistë në emisionin “Zëri i Diasporës” në RTSH, thekson se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada ka një numër shumë të lartë shqiptarësh të cilët nuk kanë asnjë dokument shqiptar. Sipas Topallit, ky problem kërkon zgjidhje ligjore.

“Në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada, një pjesë shumë e rëndësishme nuk kanë dokumente shqiptare. Ky është një alarm dhe nuk do të ishim të ndershëm nëse ne themi që diaspora ka të drejtë të vendosë për çafër do ndodhë me vendin tonë në vitet e ardhshme, ndërkohë që një pjesë e madhe e tyre nuk kanë letra. Është një numër shumë i lartë. Janë edhe disa që janë në Europë që i kanë skaduar dokumentet dhe kjo mund të riparohet, por ata kanë një problem të shtrirë në kontinentin amerikan që nuk kanë dokumente. Kjo kërkon zgjidhje ligjore dhe uroj të mos ja heqin të drejtën për të votuar”, u shpreh Topalli.

Ndalur te shqiptarët që jetojnë në Europë, Topalli u shpreh se problemi me adresat e banimit po i pengon ata të regjistrohen në platformën PER. Sipas Topallit, këto problematika e bëjnë të gjithë procesin vulnerabël.

“Shifrat flasin për diçka që nuk shkon. Pse nga 100 mijë kërkesa, 40 mijë të mos pranohen. Është 60 me 40%, gabimet mund të jenë deri në 5% maksimumi, të shkojë deri në 40%, rrezikon shumë. Ndodh që kryefamiljari regjistrohet, vendos dokumentin e pronësisë dhe i pranohet, aplikon fëmija dhe vendos të njëjtën adresë, nuk i pranohet sepse është regjistruari ati. Apo të rinj që marrin kontratën e qirasë në emër të të njërit, por këta katër apo pesë persona që jetojnë në të njëjtin apartament nuk mund të regjistrohen. Pra ka gjëra që duhen rregulluar dhe kjo e bën vulnerabël procesin”, deklaroi Topalli. /rtsh.al

Next Post
Masakra në Suedi/ Autori, shtetas suedez, sulmoi kampusin ku mësojnë emigrantët dhe personat me aftësi të kufizuara

Masakra në Suedi/ Autori, shtetas suedez, sulmoi kampusin ku mësojnë emigrantët dhe personat me aftësi të kufizuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

September 3, 2026
Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

September 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

September 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

Nazarko: Është momenti për pakt kombëtar për integrimin e vendit

September 3, 2026
“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

September 3, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Vangjeli skeptik me policinë për gjobën 5 mln euro: E njoh njërin nga biznesmenët…

September 3, 2026
“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

September 3, 2026
E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

September 3, 2026
Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

September 3, 2026
Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com