• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD-PS bashkë në Uashington, takim me zv/Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Alexander Kasanof

by A M
04/02/2025 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një takim në Departamentin e Shtetit me të dërguarin për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, ka bërë bashkë eksponentë të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.

Sekretari për Organizimin dhe çështjet Zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri, deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi kanë zhvilluar një takim me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjiknuri shprehet se gjatë takimit është nënvizuar angazhimi i vazhdueshëm i SHBA-së në rajonin e Europës Jug-lindore, me fokus Ballkanin Perëndimor. Ai deklaron se SHBA vazhdon që të jetë mbështetësja kryesore e institucioneve shqiptare dhe nxitësja e integrimit të vendit tonë në BE.

Postimi i Gjiknurit: Washington Në kuadër të një delegacioni me deputetë të Kuvendit, shoqëruar nga ambasadori Ervin Bushati, u pritëm në Departamentin e Shtetit nga Zëvendës-ndihmës Sekretari Amerikan Alexander Kasanof, përgjegjës për zyrën e Evropës dhe çështjet e Euroazisë. Gjatë takimit u theksua angazhimi i vazhdueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajonin e Evropës Juglindore, me fokus Ballkanin Perëndimor. SHBA vijon të jetë mbështetësja kryesore e institucioneve shqiptare dhe nxitësja e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Zyrtari amerikan shprehu përgëzime për bashkëpunimin mes pozitës dhe opozitës me qëllim zbatimin e votës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Nënvizuam rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit, kordinimit dhe ndërveprimit me SHBA-të si aleati më strategjik i Shqipërisë.

Teksa ka ndarë foton nga takimi, Bardhi shkruan se SHBA mbetet aleati kyç i Shqipërisë: “Në Departamentin Amerikan të Shtetit. Gjatë vizitës në Washigton DC, sëbashku me një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Alexander “Sasha” Kasanof. SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë patur gjithmonë në krah. Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik, duke nisur me garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE,” shkruan Bardhi.

Next Post
Donald Trump nuk ndalet, bën gati urdhrin ekzekutiv për të shfuqizuar Departamentin e Arsimit

Donald Trump nuk ndalet, bën gati urdhrin ekzekutiv për të shfuqizuar Departamentin e Arsimit

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 years ago

    Ortaket takohen ne SHBA,kta qe mashtruan,vollen e plackiten vendin,detyruan shqiptaret te braktisin vendin,ndytsirat e njerzimit,qe jane ortaket,e 34 viteve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com