• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të rinjtë zbulojnë kritikat për liderët e tyre Berisha, Rama, Lapaj dhe Shehaj

by A M
04/02/2025 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të rinjtë e katër partive zbuluan kritikat që kanë ndaj liderëve të partisë ku ata marrin pjesë.

Edona Haklaj nga partia “Shqipëria Bëhet” me kryetar Adriatik Lapaj tha se për sa i përket programit të partisë, nuk ka pasur kritika, ndërsa shprehet se nëse ka pasur kritika për ndonjë qasje publike të ktyetarit, i ka bërë atij edhe publikisht edhe privatisht.

“Sa i takon politikave dhe programit, ne i kemi me vendim kolegjial dhe me kryesi, ndërsa sa i takon qasjes publike të ndonjëhershme të zotit Lapaj, unë e kam kritikuar mbase për ndonjë tendencë apo qasje protagonizmi”,-tha Haklaj. Ajo shtoi se një kritikë që ajo ka bërë ka qenë “shtrirja e dorës ndaj partive të reja si “Lëvizja Bashkë” dhe “Mundësia””, pasi sipas saj pala tjetër ka qenë gjithmonë refuzuese.

Sekretari i Rinisë i PS, Roy Bashaj, tha se mbledhjet e PS me rininë nuk kanë qenë as të shkurtra dhe as të kollajshme se gjithmonë ka pasur kritika apo propozime një prej të cilave sipas tij ka qenë vonesa në krijimin e kuvendit rinor.

“Unë gjithmonë kam thënë që procesi që ne kemi nisur me formësimin e kuvendit rinor, me organizmin rinor brenda partisë sonë duhet të kishte nisur shumë më herët”,-tha Bashaj.

Jola Hysa tha se kritika që ajo ka për Partinë Demokratike, është se kjo parti duhet të ketë më shumë gra dhe vajza të përfaqësuara.

“Unë kam një kritikë për Berishën, për përfaqësimin e sa më shumë grave në listat për deputete. Gratë kanë nevojë të dëgjohen dhe të jenë akoma më shumë të përfaqësuara”,-tha ajo.

Barba Doda nga partia “Mundësia” tha se bie dakord me kryetarin e partisë Agron Shehaj për mungesën e mundësive dhe që sipas saj shteti i ka penguar shqiptarët.

“Për këto të dyja bie dakord, ndërsa për të tjerat jemi shumë të ndryshëm”,-tha Doda.

Next Post
Të paftuar në dasmën e Jozit dhe Loredanës, Laerti dhe Rozana: Në dasma e morte hapet dera, falen dhe gjaqe

Të paftuar në dasmën e Jozit dhe Loredanës, Laerti dhe Rozana: Në dasma e morte hapet dera, falen dhe gjaqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kërkova pagën, më dhunuan dhe më kërcënuan se do të më vrisnin”, dëshmia e 18-vjeçarit për dhunën në Golem

“Kërkova pagën, më dhunuan dhe më kërcënuan se do të më vrisnin”, dëshmia e 18-vjeçarit për dhunën në Golem

September 1, 2026
Vrasja e trefishtë në Malin e Zi, vetëvritet autori rus

Vrasja e trefishtë në Malin e Zi, vetëvritet autori rus

September 1, 2026
Dita e Europës, Hoxha: Për Shqipërinë, BE nuk është thjesht një destinacion, por zgjedhje vlerash

Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor, Hoxha: Kushton 1 kapuçino, shansi i fundit për besueshmërinë e BE

September 1, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Rrugë të mbarë, po republikanët janë në hall për vete…

September 1, 2026
Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor

Pas shkarkimit të Ristanit, largohet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë, Veliaj komandon Alban Dokushin

September 1, 2026
“Hundën ma keni thyer ju demokratët”, Rama pret boksierin Nelson Hysa: Shqiponja që nuk njeh humbje…

“Hundën ma keni thyer ju demokratët”, Rama pret boksierin Nelson Hysa: Shqiponja që nuk njeh humbje…

September 1, 2026
Mali i Zi në prag të anëtarësimit në BE, ja si Serbia po përpiqet që ta ndalojë

Mali i Zi në prag të anëtarësimit në BE, ja si Serbia po përpiqet që ta ndalojë

September 1, 2026
Prindërit por refuzojnë gjithmonë e më shumë Vitaminën K, për mjekët rreziqet janë vdekjeprurëse

Prindërit por refuzojnë gjithmonë e më shumë Vitaminën K, për mjekët rreziqet janë vdekjeprurëse

September 1, 2026
Dhuna ndaj Mëngjesit, reagon Dhoma e Avokatisë: Sulmi i inkurajuar nga denigrimi i figurës së avokatit

Rregullorja e re e GJKKO, Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit

September 1, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 2 Shtator 2026

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com