• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Festa e madhe në Partinë Demokratike

by Thoma Gëllçi
03/01/2026 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Thoma Gëllçi

Nëselinë e Partisë Demokratike kishte hyrë një gëzim aq i madh, sa edhe çeliku i dyerve të blinduara që kishte vënë Lulzim Basha për t’u përballur dikur me sulmin e pjesëtarëve të sektit “Dum Baben”, dukej sikur po shndritej nga entuziazmi. Dritat ishin ndezur më fort se zakonisht, aq fort sa pastruesja e godinës u detyrua të vinte syze dielli, sepse mendoi se PD-ja po xhironte një klip elektoral në fillim të janarit. Ishte një ndriçim që donte të shlyente jo vetëm vitet e gjata të errëta të opozitarizmit pa adresë, por edhe hijet e gjithë humbjeve që kishin mbetur të varura në korridore si fotografi mortore.

Flamur Noka kishte ardhur me hap të shpejtë, si një postier që sillte një telegram lufte nga fronti i fundit i historisë:

— Është zyrtare! Amerikanët e kanë kapur Ramaduron e Venezuelës! Po e çojnë drejt SHBA-së!

Dhe, për ta bërë lajmin më dramatik, ngriti telefonin lart sikur po tregonte një shenjë nga qielli, megjithëse ekrani i tij ishte i çarë kur e kishte perplasur mbi tavoline gjate debatit te fundit me Salianjin.

— Pra, — tha Jorida Tabaku, duke rregulluar shallin me kujdes ceremoniali, si të ishte duke hyrë në një seancë plenare të historisë botërore, — historia po përsëritet. Sot Maduro, nesër Rama.

E tha me atë tonin akademik që të bën të mendosh se po citon Hegelin, edhe pse fjalia ishte e shkruar me laps në ajër.

Albana Vokshi rregulloi edhe ajo shallin që ia kishte sjellë e motra nga Venezuela dhe nxori nga çanta një poster të improvizuar, të palosur aq shumë herë sa ngjante me hartën e një thesari të humbur:

“REGJIMI RAMADURO: FUND I TURPSHËM.”

Dikush propozoi t’i shtonin edhe një foto të Ramës me Maduron, por u la për herën tjetër, pasi pritej që të bëheshin zyrtare fotot e kapjes së Maduros nga forcat Delta amerikane.

Në tavolinën e madhe, Klevis Balliu frynte balona me aq pasion sa dukej sikur po i jepte frymë një partie të tërë, dhe çdo balonë që shpërthente i kujtonte humbjen e radhës, por këtë herë shpërthimet ishin festive. Ndërsa Agron Gjekmarkaj përgatiste një fjalim të shkurtër në vargje, duke i shkruar me stil poeti romantik në një bllok shënimesh me stemën e PD-së:

Opozita venezueliane ka luftuar me vite,
me protesta që dridhnin sheshet e ngrira,
me greva të përgjithshme që ndalnin orët,
me studentë në rrugë, libra në duar dhe gurë në xhepa,
me përplasje me policinë, me lot e me zjarre,
me sakrifica njerëzore që mbushin kronikat,
ja kështu rrëzohen regjimet, jo me status, por me plagë!

Ai i lexonte me pasion, duke ngritur zërin në çdo varg, por askush nuk po e dëgjonte vërtet. Në sallë po festohej një fitore që sapo kishte ndodhur diku shumë larg, por që këtu kishte marrë përmasa lokale, si një derbi Tiranë–Venezuelë i fituar me rezultat të thellë.

Sali Berisha, ulur pak më tutje, shikonte skenën me buzëqeshje të përmbajtur, si një gjysh që sheh nipërit të festojnë diplomimin e dikujt tjetër. Ai tundte kokën ngadalë, sikur po bënte llogaritë e historisë dhe po bënte plane se si do të qeveriste Shqipërinë kur amerikanët do të vinin ta merrnin me helikopter dhe do ta ndalonin mu në mes të oborrit të kryeministrisë, atje ku Ramaduro kishte bërë Kopshtin e Edenit.

— Amerika s’gaboi me Ramaduron, — tha ai. — Nuk do të gabojë as me Ramën.

E tha me bindjen e atij që ka parë shumë perandori të bien dhe shumë aleanca të ngrihen, dhe që beson se fati i botës kalon gjithmonë nga zyra e tij.

Në atë çast, Ilir Alimehmeti, që kishte lexuar diçka në telefon, u ngrit ngadalë, si nxënës që e di përgjigjen, por pret të mbarojë zhurma e klasës. Edhe balonat u ndalën për një sekondë, sikur dikush kishte shtypur pauzë në telekomandë.

— Kjo dihej që do të ndodhte, — foli më në fund. — Sepse kot nuk e kishin shpallur non-grata amerikanët Maduron.

Në sallë ra heshtja. Një heshtje aq e thellë, sa u dëgjua vetëm fishkëllima e një balone që po zbrazte ajrin ngadalë, si të ishte fryma e fundit e gjithë festës.

Next Post
Trump: Ishim të përgatitur të ndërmerrnim një sulm të dytë ndaj Venezuelës, por tani…

Trump: Ishim të përgatitur të ndërmerrnim një sulm të dytë ndaj Venezuelës, por tani...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

October 26, 2026
Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In