• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Femrat kosovare me aplikacion për ngacmimet seksuale

by Aalison Pearse Stevens
25/02/2016 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, Open Data Kosovo dhe Girl’s Coding Kosova, kanë bërë lansimin e aplikacionit për telefoni të mençur “Ec Shlirë”, i cili do të bëjë të mundur raportimin e ngacmimit seksual në Kosovë.

Por ky aplikacion fillimisht është lëshuar vetëm për ata që përdorin Android, por pritet që së shpejti që jetë në disponim edhe për telefonat tjerë të mençur.

Pjesa dërrmuese e sallës për konferenca në hotel “Sirius” ku është mbajtur ky aktivitet është mbushur me femra. Kjo pasi që nga sot femrat e Kosovës do të kenë mundësi të raportojnë ngacmimet seksuale më lehtë dhe më shpejtë nëpërmjet smartphon-ve të tyre.

Aktivistja e shoqërisë civile Igballe Rogova tha kjo ide ka ardhur pas fushatës kundër ngacmimeve seksuale “Take the Back Night”. Ajo gjithashtu përmendi raportin i cili u publikua para disa ditës nga Rrjeti i Grave të Kosovës ku doli të jetë se 48 përqind të qytetarëve të Kosovës kanë përjetuar ngacmim seksual por vetëm dy prej respodentëve kanë raportuar atë te autoritetet.

Ambasadori i Kanadasë në Kosovë Daniel Maksymiuk, i cili ishte edhe donatorë në këtë projekt tha se ky projekt adreson shumë çështje kulturore por edhe ndërton marëdhënie të forta me autoritetet e zgjedhura dhe institucionet shtetërore.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Igballe Rogovës e cila shpreson që edhe Kosova të ketë një kryeministër si i Kanadasë dhe jo si ky i Kosovës, i cili para disa ditësh ka thënë se gratë e Kosovës kanë kullotur fonde nga jashtë.

Ndërsa Brain Fahey nga zyra për rritje ekonomike në USAID tha se njerëzit duhet të dhënë llogari gjithmonë për veprimet e tyre.

Blerta Thaçi nga “Girl’s Cooding Kosova” tha se ky program është pa pagesë dhe mund të shkarkohet nga gjithë ata që përdorin telefonat Android. Ajo tha se tani të gjithë mund t’i raportojnë ngacmimet seksuale brenda pak sekondash.

Thaçi gjatë kësaj konference ka treguar edhe se si instalohet dhe përdoret ky program.

Ky projekt gjatë konferencës ka gjetur përkrahje edhe nga pjesëmarrësit e tjerë prej të cilëve, përfaqësues të Apple-s në Kosovë thanë se do të bëjnë kërkesë që ky program të ofrohet edhe për ISO.

Ky projekt ka gjetur mbështetje edhe nga Policia e Kosovës. Tahire Haxholli nga Policia tha se do të ofrohet gjithë mbështetja nga ana e këtij institucioni të sigurisë./kp/

Next Post

Deputetja që qëlloi Ramën: Ja çfarë kuptimi kishte letra e lagur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat e dhunshme, Rama: Flama e terrorit urban të Atifës është shfaqur me forcën e vet të verbër! Jemi në koordinim me Italinë dhe Francën

Protestuesit i refuzuan dialogun, Rama: I karakterizon frika se do cilësohen si tradhtarë!

October 24, 2026
“E pavërtetë!”- MIA përgënjeshtron lajmin në rrjetet sociale për tarifën në Rrugën e Kombit: Nuk do të bëhet 8 euro!

“E pavërtetë!”- MIA përgënjeshtron lajmin në rrjetet sociale për tarifën në Rrugën e Kombit: Nuk do të bëhet 8 euro!

October 24, 2026
“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

October 24, 2026
“Shkatërruesit e bizneseve para drejtësisë!”- Demo ndan detajet: Protestuesit e dhunshëm e të maskuar u identifikuan përmes teknologjisë, po zbulojmë dhe të tjerët

“Shkatërruesit e bizneseve para drejtësisë!”- Demo ndan detajet: Protestuesit e dhunshëm e të maskuar u identifikuan përmes teknologjisë, po zbulojmë dhe të tjerët

October 24, 2026
“Së shpejti masa edhe për barazinë sociale”- Rama përsërit thirrjen për dialog ndaj protestuesve: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

“Së shpejti masa edhe për barazinë sociale”- Rama përsërit thirrjen për dialog ndaj protestuesve: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

October 24, 2026
“Terrori jo nga qytetarët”- Rama drejton gishtin nga dhunuesit: Radikalë fetarë nxitën përçarje duke yshtur njerëz me precedentë! Duart e huaja…

“Terrori jo nga qytetarët”- Rama drejton gishtin nga dhunuesit: Radikalë fetarë nxitën përçarje duke yshtur njerëz me precedentë! Duart e huaja…

October 24, 2026
Protestat e dhunshme, Rama: Flama e terrorit urban të Atifës është shfaqur me forcën e vet të verbër! Jemi në koordinim me Italinë dhe Francën

Protestat e dhunshme, Rama: Flama e terrorit urban të Atifës është shfaqur me forcën e vet të verbër! Jemi në koordinim me Italinë dhe Francën

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë me molotovë drejt Policisë te Ministria e Arsimit, efektivët i shpërndajnë me gaz e ujë, disa shoqërime!

Trazirat e mundshme në protestë, policia angazhon 2 mijë efektivë në terren

October 24, 2026
“Qëllimi i qartë, destabilizimi i vendit”- Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë (VIDEO)

“Qëllimi i qartë, destabilizimi i vendit”- Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë (VIDEO)

October 24, 2026
Kompanitë shqiptare, në shitje? Integrimi në BE mund të nxisë bashkimet e shoqërive

Kompanitë shqiptare, në shitje? Integrimi në BE mund të nxisë bashkimet e shoqërive

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In