• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fati ynë i mirë që këta votojnë keq

by Frrok Çupi
10/02/2022 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Titullin e kisha, pak më ndryshe: ‘që këta votojnë kundër’, por më mirë më duket se thuhet e vërteta me trajtën: ‘që votojnë keq’. Se këta sot, duke votuar në Kuvendin e Shqipërisë kundër Reformës në Drejtësi dhe pranisë së Perëndimit, kanë votuar ‘keq’, jo thjesht ‘kundër’. Deputetët e dalë nga Partia Demokratike dhe quhen ‘Foltore’ bashkë me Sali Berishën që u shpall ‘minues i demokracisë’ nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, sot kanë vendosur të votojnë kundër amendamentit kushtetues që ‘zgjat afatin e Vettingut në Drejtësi’. Edhe deputetët e ‘nënë- bijës’ LSI, kanë vendosur po kështu; ky grupim ka në krye Ilir Metën, njeriun që ‘i kap për veshi amerikanët’ e qeverisë.

Këta sot po votojnë keq; ja ky është fati ynë i mirë.

Nuk është se vetëm unë po bëj ironi; por kjo është ironi e fatit.

Ja cila është:

Teksa këta po votojnë kundër, Shqipërisë dhe Drejtësisë nuk i bëjnë dot asgjë, aq më pak Amerikës; Kuvendi i ka aq anëtarë të parlamentit sa të kalojnë sot të miratuar ‘zgjatjen e afatit kushtetues’ të Reformës… Nëse  do të votonin ‘pro’ Reformës, përsëri po i njëjti produkt do të dilte nga seanca e Parlamentit. Puna është se në këtë rast, prapa ‘pro’ Reformës do të fshiheshin këta. Këta do të na nxirrnin sytë, si deri më sot me dy gishtat e tyre, duke ulëritur se ‘po u japim Drejtësi!, po u japim Demokraci!, Amerika është me ne!…’, etj.

Sikur miliona faqe gazetash dhe miliarda orë televizive të kishim shpenzuar për t’i treguar botës njerëzore të vërtetën se ‘këta janë edhe kundër Drejtësisë, edhe kundër SHBA, edhe kundër Evropës!’, këtë nuk do të na e besonin kurrë. Kush besoi deri më sot se Sali Berisha nuk kishte lidhje me lirinë, as me demokracinë, as me ligjin, as me dobinë e vendit?! As për onturazhin e  tij nëpunësor të korruptuar që po e ndjek pas, nuk do ta besonte njeri… Se nuk po them për Ilir Metën, nëse e beson njeri apo jo… Ai e ka të shkruar në ballë se çfarë është.., po kush e llogariti.

Ja pra cili është fati dhe cila është ironia: Këta treguan vetë çfarë janë.

Po Shteteve të Bashkuara, a mund tua kishim treguar të vërtetën? Zoti ishte në qiell e ne ishim përtokë; ne tokësorët ishim milingona për këta që tani po votojnë ‘keq’ dhe po hanë bishtin e tyre. Nuk më del nga sytë një pamje e fillesës: Ishte dhjetor i vitit 1992, ftohtë në palcë këtu në Tiranë. Presidenti Berisha u nis drejt vendeve Arabike ‘për mbështetje financiare’ dhe përfundoi me një lajm tronditës: ‘Shqipëria iu bashkua Konferencës Islamike (OIC)’. Ato ditë kur ai fluturonte nëpër ato vende, ne këtu dridheshim më shumë se nga dimri. Mblidheshim me Sparak Ngjelën, Gramoz Pashkon, Azem Hajdarin…, dhe çfarë flisnim?! Flisnim se ‘sikur Berisha të merrte nga ato vende nja pesë milionë dollarë, erdhi e na griu të gjithëve!’. Por për ‘fat’ nuk mori asgjë!

… E shikoni? Prapë themi ‘për fat’ kur fati ishte i zi. Edhe në këtë rast ‘fati’ që këta të Berishës e Metës nuk votojnë në Parlament ‘pro’ Drejtësisë…, prapë na kthehet ‘fati i zi’ e na bëhet ‘fat i bardhë’ për të gjithë ne të tjerët qytetarët e Shqipërisë. Se sikur këta të mos i hynin ‘ndër hundë’ fuqisë së madhe demokratike Evropë e Amerikë, vallë çfarë do t’u bënim ne?! Ne qytetarët shqiptarë, edhe ne gazetarët e shkrimtarët, artistët juristët e humanistët…, të gjithë u përpoqëm të tregojmë përbindëshin me gisht… Po kush mund të na dëgjonte!?. Po të mos ishte Amerika, këta do të ishin duke lulëzuar mbi fatkeqësinë tonë, mbi dhunën, mbi korrupsionin, mbi padrejtësinë, mbi shëmtimin dhe humusin.

Ja ky është fati; fati ynë i mirë që këta votuan keq dhe aktruan keq. Këta vetë e zgjuan ‘zotin’ që po bënte një sy gjumë atje në qiell. Zoti nuk do të na dëgjonte kurrë ne ‘milingonat’ që shpëtuam nga viti 1992…, e deri më sot. Dhe ne dolëm nga errësira me gjemba, njësoj si Sherif Merdani ynë, artisti botërisht një yll, doli e thërriti: ‘‘Po ku  ishe ti o Zot/ Për një çast kur të mohuan!?’.

Me Amerikën fliste edhe artisti i burgosur.

Next Post
Salianji sherr me Berishën: Dje e votove reformën, sot për arsye personale kërkon që SHBA-BE të mos kenë akses në Drejtësi

Salianji sherr me Berishën: Dje e votove reformën, sot për arsye personale kërkon që SHBA-BE të mos kenë akses në Drejtësi

Comments 2

  1. Kometa 001 says:
    4 years ago

    Cupi te kthjellon, shplodhe, te jep optimizem!

    Reply
  2. PRoShi says:
    4 years ago

    Bukur , nuk ka më bukur Frok. Ja kështu. Ata votojnë keq që të tjerët të rrojnë më mirë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot seanca e radhës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK

Verdikti që mban ‘pezull’ Kosovën, sytë te gjyqtarët në Hagë

June 28, 2026
Zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane

Zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane

June 28, 2026
Pse Gjermania dhe Evropa Veriore po i thonë “Jo” kondicionerëve, dhe pse kjo po ndryshon?

Pse Gjermania dhe Evropa Veriore po i thonë “Jo” kondicionerëve, dhe pse kjo po ndryshon?

June 28, 2026
U kap me 1 kg kokainë me vlerë dhjetëra mijëra euro, arrestohet shqiptari në Itali

U kap me 1 kg kokainë me vlerë dhjetëra mijëra euro, arrestohet shqiptari në Itali

June 28, 2026
Shqipëria – drita që jeton përjetë në shpirtin ton

“La Repubblica”: Nga Tirana në Berat, Shqipëria përtej Adriatikut dhe Jonit, mes bunkerëve, vreshtave dhe qytetërimeve të lashta

June 28, 2026
Funksionarja e Ministrisë së Brendshme dhunohet nga bashkëjetuesi, arrestohet 41-vjeçari

Ndodh edhe kjo! Klientja mbahet me forcë dhe dhunohet brenda dyqanit te ish-Dogana

June 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Kur mashtrimi u bë investim

June 28, 2026
“The Albanian Files”, arkitekti i huaj i “kërkoj” të bëhej mbret, Rama u përgjigjet akuzave

“The Albanian Files”, arkitekti i huaj i “kërkoj” të bëhej mbret, Rama u përgjigjet akuzave

June 28, 2026
“Kur ishte deputet i PD, Ndrenika më hoqi nga puna dhe më rrahu”, djali i Kadri Roshit: Hyri vjedhurazi në varrimin e babait…

“Kur ishte deputet i PD, Ndrenika më hoqi nga puna dhe më rrahu”, djali i Kadri Roshit: Hyri vjedhurazi në varrimin e babait…

June 28, 2026

Biografia politike e zgjedhësve në Shqipëri

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In