• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Salianji sherr me Berishën: Dje e votove reformën, sot për arsye personale kërkon që SHBA-BE të mos kenë akses në Drejtësi

by A R
10/02/2022 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vota pro e Partisë Demokratike për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut ka sjellë përplasje mes Ervin Salianjit dhe Sali Berishës.

Deputeti i PD gjatë fjalës së tij tha se ata do të votojnë sot pro, ndërsa Berisha ndërhyri duke thënë se marrëveshjet t’i vazhdojnë dhe seanca të ndërpritet.

Ndërkohë Salianji i kujtoi Berishës se ishte ai dhe Ilir Meta që dhanë konsensus për kalimin e Reformës me 140 vota, ndërsa sot për hallet personale kërkon të lërë jashtë drejtësisë SHBA dhe BE-në.

Debati i plotë Berisha-Salianji:

Berisha: Nëse vazhdohet t ëmashtrohen qytetarët në mënyrën më të paskrupullt për një reformë që i privoi ata nga e drejta themelore e një procesi të drejtë, nëse vazhdohet të lyhen e të lëpihen dështime të tilla të tmerrshme, faturën e të cilëve e paguajnë qytetarët, nëse me fjalë të sipërfaqshme dhe me përdorim mikrofoni, ndërkohë që vazhdojnë marrëveshjet nën rrogoz mes kreut të Meduzës dhe Lul Bravës, kjo seancë duhet të ndërpitet menjëherë, sepse është një hipokrizi e madhe. Këtu flitet për një proces që u përdor nga kreu i Meduzës me argacin e tij si armë e tmerrshme. Kjo ka sjellë sot një katastrofë që do të paktën 20 vite për t’u riparuar.

Nikolla: Kjo nuk është për procedurë.

Berisha: A po flas për zërin e qytetarëve? A e dini ju zonjë se vetëm 24% e shqiptarëve i beosjnë reformës sot? A e dini ju zonjë se sot vetëm 7% e atyre që nuk votojnë besojnë pseudo-reformën e Soros dhe Ramës? A e dini ju se reforma është një nga shkaqet e spastrimit etnik të Shqipërisë? Nëse keni vendosur ta votoni, ndërprisni diskutimet dhe votoheni, por mos përdorni mikrofonët për mashtrim. Historia nuk do ju fal kurrë.

 

Salianji: Nëse do të kishim mundësi për ta ndërprerë votimin dhe për të rikthyer gjithë procesin, edhe unë do të votoja. Nëse ka dikë që duhet të jetë përgjegjës në këtë sallë për dështimet e reformës në drejtësi, padiskutim që jo ne që nuk kemi qenë për ta votuar, por përgjegjës të drejtpërdrejt për cdo centimetër që kontrollon Edi Rama të reformës në drejtësi duhen gjetur te ajo pjesë që e ka votuar me 140 vota. Një pjesë e deputetëve janë aty sot, duke thënë se kjo i shërben Edi Ramës. Me cfarë ta luftojmë Edi Ramën, me mullinjtë e erës? Po pse sot kërkohet, kur jemi në një situatë ku nuk ka marrëdhënie një pjesë, për faj të dikujt a dikujt tjetër ,me SHBA, të zhysim gjithë PD-në? Cila qenka kjo arsye madhore dhe cili është interesi i PD, ku asgjë nuk është bërë pa mbështetjen e Amerikës. Duhet t’i themi të vërtetat sic janë. Nëse ka përgjegjës për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama, është pikërisht parafolësi.

 

Berisha: Jemi për Vettingun, por jo për armë gjahu. Që ta dish ti, e di por të intereson gjysma e pengut dhe gjysma e bravës, ka qenë marrëveshje që ligjet organike do të votoheshin me konsensus. Unë po flas për PD në atë periudhë. PD sot është kundër, është opozitë e vërtetë shqiptare, dhe jo ju që votoni. Ligjet u votuan pa PD, u votuan në shkelje të marrëveshjes që kishim për t’i votuar bashkërisht. Pasi ua fusin ato mengele, e kuptoni vetë ju, e dridhini dhe më fusni mua këtu. Jo zotëri, kam kundërshtuar çdo etapë.

/a.r

Next Post
“Territorialja” dhe “Zgjedhorja”, zbardhen projektvendimet për ngritjen e 2 komisioneve

“Territorialja” dhe “Zgjedhorja”, zbardhen projektvendimet për ngritjen e 2 komisioneve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Muret e banjave të Bënjës nuk janë antike, investimi ruajti karakterin e zonës

Rama: Muret e banjave të Bënjës nuk janë antike, investimi ruajti karakterin e zonës

June 28, 2026
FOTO / Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën 11 persona

FOTO / Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën 11 persona

June 28, 2026
82-vjetori i gjenocidit grek, Bido: Çamëria është dhimbja e gjithë shqiptarisë

82-vjetori i gjenocidit grek, Bido: Çamëria është dhimbja e gjithë shqiptarisë

June 28, 2026
34-vjeçari rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet për ngjarje kriminale

Sherr për pronat mes vëllezërve, përfundon në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës

June 28, 2026
Rrëzohet helikopteri i ‘gjigantit’ të naftës, 14 persona humbin jetën

Rrëzohet helikopteri i ‘gjigantit’ të naftës, 14 persona humbin jetën

June 28, 2026
“Mos e kruaj me popullin”, Rama i përgjigjet të riut: Nuk u thashë shqiptarëve ‘fuck you’

“Mos e kruaj me popullin”, Rama i përgjigjet të riut: Nuk u thashë shqiptarëve ‘fuck you’

June 28, 2026
Çmimet e larta zbrazin privatët në Vlorë, pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

Çmimet e larta zbrazin privatët në Vlorë, pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

June 28, 2026
Irani: Hormuzi nën kontrollin tonë për 30 ditët e ardhshme. Çdo sulm i SHBA do përkeqësojë situatën

Irani: Hormuzi nën kontrollin tonë për 30 ditët e ardhshme. Çdo sulm i SHBA do përkeqësojë situatën

June 28, 2026
“Nuk është parë ndonjëherë”, Berisha: PD respekton dhe mbështet protestën qytetare

“The Albanian Files”/ Reagon Berisha: Rama e trajton vendin si Sulltanat. Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

June 28, 2026
Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt degëve që sigurojnë  punësimin

Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt degëve që sigurojnë punësimin

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In