• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Erjon ti je?”/ Dosja: Telefonatat e familjarëve të Llapushit pasi goditi me grusht kamarierin në Elbasan, i cili humbi jetën

by Java News
20/05/2022 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është zbardhur për mediat ditën e sotme dosjen hetimore në ngarkim të të shumë kërkuarit Erjon Llapushi, i cili akuzohet për vrasjen e Gazmend Kurmakut, ngjarje e cila ndodhi në tetor të vitit 2021.

Në dosjen hetimore të drejtuar nga Drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, janë zbardhur edhe bisedat telefonike të familjarëve dhe të afërmve të Erjon Llapushit, të cilët komunikojnë me njëri-tjetrin rreth gjendjes së Gazmend Kormakut, i cili për 5 ditë qëndroi në gjendje kome në QSUT dhe në datë 7 tetor 2021 ndërroi jetë.

Nga bisedat telefonike të familjarëve shihet një shqetësim për jetën e Kormakut, pasi nëse ai do të jetonte akuzat ndaj të afërmit të tyre Erjon Llapushi do të ishin më të buta.

Në një pjesë të bisedës të mes dy grave Liries dhe Nazmies, kjo e fundit zbulon se çfarë i ka thënë Erjon Llapushi pas ngjarjes, i cili shfajëson veten duke akuzuar kamarierin se i ka ngritur nervat pasi i ka trashur zërin.

Hetimet për Erjon Llapushin i akuzuar për vrasjen e Kumarkut dhe të Luan Dulellarit i akuzuar për bashkëpunim dhe moskallëzim krimi, janë drejtuar nga Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajzai, dosje e cila aktualisht ndodhet në SPAK.

Nga hetimet është zbardhur i gjithë itinerari që ka ndodhur në 2 tetor të vitit të shkuar, nga momenti i mbërritjes së Llapushit dhe Dulellarit në “Rozafa Fish” në Labinot, deri në largimin e autorit dhe njeriut që e shoqëronte nga vendngjarja menjëherë pas krimit të kryer.

Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Elbasanit të e cila është ndjekur nga fillimi nga Drejtuesi i prokurorisë, Kreshnik Ajazi, ka rezultuar se shtetasit Erjon Llapushi dhe Luan Dulellari janë futur në ambientet e restorantit dhe janë ulur në një tavolinë.

Aty është afruar kamarieri Gazmend Kormaku, i cili ka filluar të debatojë me shtetasin Erjon Llapushi. Në një moment, shtetasi Erjon godet me grushtin e dorës së djathtë, në pjesën poshtë mjekrës shtetasin Gazmend, i cili bie në tokë dhe nga ky moment nuk kryer lëvizje të tjera.

Shtetasit Erjon dhe Luan largohen me automjetin në përdorim të tyre me targa AA 779 YA. Ky automjet është gjendur i parkuar më datë 03.10.2021 në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Shtetasi Gazmend Kormaku më datë 07.10.2021 vdes në kushte spitalore në SUT Tiranë.

Ashtu siç shihet edhe në videon e publikuar në Abc, edhe në dosjen hetimore të Prokurorisë së Elbasanit, shihet që nga momenti i hyrjes në restorant në 2 tetor 2021, mes Llapushit dhe Kormakut ka patur një debat të fortë, ku shkak është bërë një tavolinë e rezervuar.

Kormaku i kërkon fillimisht Llapushit dhe Dulellarti që të ulen në një tavolinë tjetër, por Llapushi nuk pranon.

Debatet vijojnë edhe më tej, deri në momentin që Llapushi godet me grusht poshtë mjekrës Kormakun, i cili bie në tokë dhe nuk lëviz më.

Më pas Llapushi dhe Dulellari dalin nga restoranti, ndërkohë që autori rikthehet edhe njëherë për të marrë çantën dhe bashkë me Dulellarin largohen me shpejtësi në drejtim të mjetit dhe ikin nga vendngjarja./m.j

Next Post
‘Shqipëria do ketë 3 aeroporte dhe një aerodrom në Gjirokastër’

VIDEO/ Zjarr afër aeroportit në Gjenevë, avioni arrin të përshkojë mes tymit të zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM / U largua nga PS, Marjana Koçeku ulet pranë deputetëve të PD-së

FOTOLAJM / U largua nga PS, Marjana Koçeku ulet pranë deputetëve të PD-së

September 8, 2026
Agjenti digjital, informacion dhe vetërregullimi

Përse dështoi Reforma në Drejtësi

September 8, 2026
Tensione jashtë Parlamentit, Policia shoqëron disa protestues

Tensione jashtë Parlamentit, Policia shoqëron disa protestues

September 8, 2026
Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

LIVE! Nis sesioni i ri parlamentar, këndohet Himni Kombëtar, ja rendi i ditës

September 8, 2026
Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë, Moska paralajmëron përgjigje të ashpër

Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë, Moska paralajmëron përgjigje të ashpër

September 8, 2026
“Po na mbahen lekët”/ Tre muaj pa rroga, punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrimit në Durrës mblidhen para Bashkisë

“Po na mbahen lekët”/ Tre muaj pa rroga, punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrimit në Durrës mblidhen para Bashkisë

September 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Respekte”, z. Korrupsion!

September 8, 2026
Pas paralajmërimit të Veliajt për heqje të licencës, tërhiqet Unioni i Transportit. Të gjithë autobusët në punë

Tjetër kompensim për transportin publik, autobusët rikthehen me kapacitet të plotë

September 8, 2026
Britania akordon 116 milionë euro për mbrojtjen ajrore të Ukrainës gjatë dimrit

Britania akordon 116 milionë euro për mbrojtjen ajrore të Ukrainës gjatë dimrit

September 8, 2026
Nga sot, temperatura përvëluese në Shqipëri: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

Vjeshta do vijojë me temperatura të larta, IGJEO: El Nino ndikim edhe në Shqipëri

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com