• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erdogan: Turqia e sheh me shqetësim përplasjen Rama-Meta

by A R
20/06/2017 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turqia sheh me shqetësim përplasjen e fundit mes Presidentit të zgjedhur, Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama. Deklarata është bërë në një intervistë ekskluzive që Presidenti i Turqisë i dha Top Channel.

Gjatë bisedës në Top Story, gazetarin Sokol Balla, Presidenti Erdogan foli për forca që duan destabilitetin e Shqipërisë dhe përmes saj edhe Ballkanit, por palajmëroi se Turqia nuk do ta lejojë këtë.

Erdogan foli dhe për rrezikun e ngjashëm me grushtin e shtetit të një viti më parë në Turqi, që sipas tij, i kanoset Shqipërisë nga institucionet e Fetullah Gylenit.

Erdogan foli edhe për raportin e tij me Kryeministrin Edi Rama.

“Shqipëria është një vend unik me shumllojshmëri fetare dhe kulturore dhe në këtë aspekt ka një respekt reciprok mes myslimaneve dhe të krishterëve. Kjo bashkëjetesë në këtë drejtim është një pasuri dhe unë lutem shpesh që kjo të mbështetet edhe më tej nga Shqiperia. Por ka edhe nga ata që po përpiqen që ta ndajnë dhe përçajnë Shqipërinë. Lutem që ata të thyejnë kokën në mur”, tha Erdogan.

Presidenti turk foli edhe për raportet e tij speciale me politikën shqiptare.

“Dua t’i uroj fat mikut tim të dashur, Kryeministrit Edi në përpjekjet e tij. Po ashtu edhe Presidentit të zgjedhur. Personalisht jam për solidaritet mes tyre. Zgjedhjet në Shqipëri do të shënojnë fillimin e një epoke të re dhe unë besoj që shqiptarët do të fuqizojnë të ardhmen e tyre”, vijon ai.

Presidenti turk foli në mënyrë të posaçme për përplasjen e fundit mes Ilir Metës dhe Edi Ramës.

“Të themi të vërtetën, më shqetëson të shohim këtë debat të kohës të fundit mes dy institucioneve të shtetit, mes Presidentit te zgjedhur dhe Kryeministrit”, thotë ai.

Sipas Presidentit Erdogan ka forca që po përpiqen të sjellin përçarje në Shqipëri, por paralajmëroi se Turqia këtë nuk do ta lejojë duke dhënë edhe arsyet përse.

“Nuk do të përmend emra. Politikanët në Shqipëri ndajnë opinionet dhe këndvështrimet e tyre me ne kur takohemi dhe çfarëdolloj ndihme, politike, tregtare, kulturore, ekonomike, ushtarake ne mund t’jua japim. Jemi të vendosur të japim çdolloj mbështetjeje për Shqipërinë sa herë që duhet, sepse mendojmë që Shqipëria është një vend i rëndësishem në Ballkan. Ndryshe ne do të shqetësohemi shumë për Ballkanin nëse Shqipëria është e dobët”, deklaroi Erdogan.

Presidenti turk shpjegoi shumë thjesht vizionin e Turqisë për Ballkanin.

“Ne kemi lidhje të afërta farefisnore dhe gjaku me shqiptarët dhe jo vetëm me shqiptarët, por kudo në Ballkan me të cilët jemi kushërinj, në Maqedoni, Bosnje-Hercegovinë. Kjo është ajo që shihni ju. Në të gjithë këtë hapësirë ne shohim vetëm të afërm, ndaj nuk duam përçarje”, deklaroi ai.

Presidenti turk shpjegoi pamjet e tij duke i dhënë makinës me Edi Ramën mbi urën e re të Bosforit, për të shpjeguar raportin që ai ka me të.

“Kur martova vajzën ftova shumë miq nga e gjithë bota dhe kjo na lumturoi, që nga kyeministri pakistanez, deri te gruaja e sheikut të Katarit. Mirënjohje Edi Ramës që pranoi ftesën time dhe mori pjesë në ceremoni si inaugurimi i urës”, shtoi ai.

Për Presidentin turk, raporti special me Shqipërinë shpjegohet nga niveli i lartë i investimeve.

“Investimet turke në Shqipëri kanë arritur në nivele shumë serioze, rreth 3 miliardë euro investime. Nuk e di sa investime keni marrë nga vendet e BE, por tonat nuk do të ndalen. Në Shqipëri ne kemi një rreze të gjerë investimesh dhe disa ditë më parë disa sipërmarrës turq biseduan me mua në lidhje me perspektivën e investimeve në Shqipëri pas zgjedhjeve”, shprehet kreu i shtetit turk.

Turqia dhe Shqipëria, sipas Erdogan, që një vit më parë i mbijetoi një grushti shteti, kanë një problem: Fetullah Gylen.

“Kjo organizatë terroriste mund të bëhet burim kërcënimi për Shqipërinë dhe mund të jetë tepër vonë. Shqipëria duhet të nxjerrë mesime nga ajo që kemi kaluar ne, sepse nëse ia dolën në Turqi, mund të bëjnë të njëjtën në Shqipëri, nesër apo pasnesër. Po ju flas si vëlla”, thotë ai.

Dhe në fund, sërish një mesazh për të gjithë shqiptarët.

“Ju lutem qëndroni të bashkuar dhe mbajeni Shqipërinë tuajën”, apeloi ai. /b.d

Next Post
Kuvendi, PD vendos bojkotim të pjesshëm të seancës së nesërme

Nga Berisha te "Kaubojsi", ja 34 deputetët që nuk votuan për "Vettingun"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Toronto Star”: Shqipëria në kulmin e bumit turistik: Nga izolimi te destinacioni “must-see” i Evropës

“Toronto Star”: Shqipëria në kulmin e bumit turistik: Nga izolimi te destinacioni “must-see” i Evropës

August 24, 2026
Vrasja e babë e bir në Dukagjin/ Autorët zbrazën kallashnikovin ndaj automjetit të viktimave, gjenden 50 gëzhoja në rrugë

Vrasja e babë e bir në Dukagjin/ Autorët zbrazën kallashnikovin ndaj automjetit të viktimave, gjenden 50 gëzhoja në rrugë

August 24, 2026
Shtyhet vizita e të dërguarve amerikanë në Moskë, përshkallëzohet përballja Rusi–Ukrainë

Shtyhet vizita e të dërguarve amerikanë në Moskë, përshkallëzohet përballja Rusi–Ukrainë

August 24, 2026
Në aksion për inspektimin e lidhjeve të paligjshme, qëllohen me armë zjarri punonjësit e ujësjellësit në Mitrovicë

E rëndë në Kosovë, vritet gruaja shtatzënë, plagoset rëndë një person

August 24, 2026
Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

Mesazhi i unitetit në një kohë përçarjesh

August 24, 2026
Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

Kursi i këmbimit, sa shiten dhe blihen euro, dollari dhe monedhat e tjera sot

August 24, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e hënë 24 gusht 2026: Peshqve u zgjohet sërish pasioni

August 24, 2026
Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

August 24, 2026
E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

August 24, 2026
Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com