• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Berisha te “Kaubojsi”, ja 34 deputetët që nuk votuan për “Vettingun”

by A R
20/06/2017 08:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fund të javës së kaluar, Parlamenti Shqiptar, mori një nga vendimet më të rëndësishme të kësaj legjislature, duke miratuar në bllok 27 anëtarët e organeve të Vetingut, të cilëve u është besuar shembja e drejtësisë aktuale, përmes identifikimit dhe largimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

Nën presionin e fortë amerikan dhe evropian, disa politikanë gëlltitën të gjitha mallkimet dhe përbetimet kundër Vetingut, duke votuar të heshtur për anëtarët e përzgjedhur nga komisionet parlamentare, pra për zbatimin e Vetingut. Votimi shënon zyrtarisht nisjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi, ndërsa hap rrugën edhe për ngritjen e organeve të reja anti-korrupsion, të cilat do të kryejnë Vetingun e politikës, shkruan Shqiptarja.com

Megjithatë, nga 139 ligjvënës (një deputet është ndarë nga jeta), 34 deputetë të Parlamentit bojkotuan votimin, abstenuan ose votuan kundra listës. Disa nga deputetët ishin në pamundësi për të marrë pjesë në seancën plenare, për shkak të angazhimit në fushatën elektorale. Por, shumica e ligjvënësve në fjalë, duket se e bojkotuan qëllimisht seancën, duke u pozicionuar në këtë mënyrë kundër Vetingut dhe 27 njerëzve që do ta zbatojnë atë.

Nga procesverbali i votimit, rezulton se, të gjithë deputetë e PDIU nuk kanë marrë pjesë në votim. Omer Mano, Aqif Rakipi, Tahir Muhedini dhe Shpëtim Idrizi, përfaqësues të PDIU në Parlament, rezultojnë se nuk kanë bojkotuar votimin. Edhe kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka bojkotuar votimin për zbatimin e ligjit të Vetingut. Në votim nuk kanë marrë pjesë as deputetët Tom Doshi, Mirela Ferracaku, Nard Ndoka dhe Eduard Ndocaj.

Lista vijon me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili e ka sulmuar më shumë se askush tjetër ligjin e Vetingut dhe hartuesit e tij. Pavarësisht vendimit të grupit të PD për të mbështetur listën, Berisha nuk mori pjesë në votimin e anëtarëve të organeve të Vetingut, duke theksuar deri në fund pozicionin e tij kundër Vetingut.

Nëse mungesa e deputetes Jorida Tabaku, për shembull, ishte e justifikueshme, për shkak se sapo është bërë nënë, në sy bie bojkoti i votimit nga dy ish-ministra të qeverisë ‘Berisha’, Arben Imami dhe Genc Ruli, të cilëve Lulzim Basha vendosi t’u ndërpresë karrierën politike. Ndërkaq, dy eksponentë të tjerë të PD, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi, morën pjesë në seancë, por votuan kundra.

Nëntë deputetë të PS dhe gjashtë të Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk kanë votuar për listën e anëtarëve të Vetingut. Në radhët e PS nuk morën pjesë në votim pikërisht kryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj si dhe deputetët Mira Sheu, Vladimir Kosta, Parid Cara, Fatmir Toçi, Shkëlqim Troplini, Arta Dade dhe Olta Xhaçka. Nga deputetët e LSI, nuk morën pjesë në votim Monika Kryemadhi, Përparim Spahiu, Vangjel Tavo, Agron Çela etj.

Deputetët që bojkotuan dhe votuan kundër listës së Vetingut 
Sali Berisha, PD
Arben Imami, PD
Genc Ruli, PD
Eduard Selami, PD
Luçiano Boçi, PD
Keltis Kruja, PD
Gerti Bogani, PD
Jorida Tabaku, PD
Mimoza Hajdarmataj, PD
Jozefina Topalli, PD, votë kundra
Astrit Patozi, PD, votë kundra
Mira Sheu, PS
Vladimir Kosta, PS
Parid Cara, PS
Fatmir Toçi, PS
Shkëlqim Troplini, PS
Arta Dade, PS, PS
Fatmir Xhafaj, PS
Olta Xhaçka, PS
Monika Kryemadhi, LSI
Përparim Spahiu, LSI
Kejdi Mehmetaj, LSI
Vangjel Tavo, LSI
Petrit Gjoni, LSI
Agron Çela, LSI
Omer Mano, PDIU
Aqif Rakipi, PDIU
Tahir Muhedini, PDIU
Shpëtim Idrizi, PDIU
Ben Blushi
Tom Doshi
Mirela Ferracaku
Nard Ndoka
Eduard Ndocaj

Next Post
Lazio e shet përfundimisht Etrit Berishën

Portieri Berisha flet për kundërshtarin e Prishtinës në Kupën UEFA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pago për të ndikuar” skandali që përfshin “Shtëpinë e Bardhë”, Trump kërkon hetim për Richard Grenell

“Pago për të ndikuar” skandali që përfshin “Shtëpinë e Bardhë”, Trump kërkon hetim për Richard Grenell

October 20, 2026
Trazirat në Milano gjatë fundjavës, çfarë dënimesh rrezikojnë 34 të miturit e arrestuar

Trazirat në Milano gjatë fundjavës, çfarë dënimesh rrezikojnë 34 të miturit e arrestuar

October 20, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Studentët i pamë, kur mungonin

October 20, 2026
Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

Rubio: Një samit mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

October 20, 2026
SHBA ndalon përdorimin e mjeteve kineze të IA-së DeepSeek nga agjencitë qeveritare

SHBA ndalon përdorimin e mjeteve kineze të IA-së DeepSeek nga agjencitë qeveritare

October 20, 2026
Studentët protestues nisin sulmet me gurë, breshëri fishekzjarresh dhe sende të forta ndaj Policisë, shpërndahen me ujë dhe gaz! Arlind Qori pengon shoqërimin e të dyshuarit

Studentët protestues nisin sulmet me gurë, breshëri fishekzjarresh dhe sende të forta ndaj Policisë, shpërndahen me ujë dhe gaz! Arlind Qori pengon shoqërimin e të dyshuarit

October 20, 2026
Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, RAF dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi!

Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, RAF dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi!

October 20, 2026
“Dialogu është zgjidhje, jo dhuna”- Zv/ministrja Osmani: Shkollat po vijojnë, garantojmë proces mësimor të sigurt

“Dialogu është zgjidhje, jo dhuna”- Zv/ministrja Osmani: Shkollat po vijojnë, garantojmë proces mësimor të sigurt

October 20, 2026
Ndërprerja e energjisë elektrike godet shërbimet e Google Cloud, probleme në funksionimin e bankave në Britani

Ndërprerja e energjisë elektrike godet shërbimet e Google Cloud, probleme në funksionimin e bankave në Britani

October 20, 2026
Zelensky do të takohet me të dërguarit e posaçëm të SHBA në Oslo mes tensioneve me Trumpin

Zelensky do të takohet me të dërguarit e posaçëm të SHBA në Oslo mes tensioneve me Trumpin

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com