• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Erdogan-Gulen, historia e një armiqësie

by Aalison Pearse Stevens
01/08/2016 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prishja mes presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, dhe predikuesit Fethullah Gulen, ka shumë shkaqe si politike ashtu edhe ideologjike. Politologu Caner Aver studiues në Qendrën për Studime Turke në një intervistë për DW, përpiqet të shpjegojë sfondin e armiqësisë që po ndan Turqinë.

Presidenti turk Erdogan fajëson ish-aleatin e tij, Fetullah Gulen për organizim të puçit ushtarak. Ku bazohen diferencat mes tyre?

Gulen është predikues, imam dhe ndjek linjën e predikuesit Said Nursi, me origjinë nga Kurdistani, që ka predikuar në vitet 1910-1920. Erdogan i përket lëvizjes Milli Görüs, që u themelua në vitet ‘70-të nga Erbakan, dhe synon një sintezë islamo-turke. Nga njëra anë kemi të bëjmë me një politikan të orientuar nga pushteti dhe pragmatik me islamin si referencë. Nga ana tjetër është një predikues e ideolog. Krahas kësaj, Erdogan e ka bazën e pushtetit të tij në territorin turk, Gulen ka në të gjithë botën përkrahës.

A ka arsye historike për këtë prishje mes tyre?

Të rëndësishme janë pozicionet e tyre në puçet e deritanishme në Turqi. Në një kohë që Gulen ka mbështetur puçistët në vitet ‘80-të, Erdogan dhe lëvizja e tij kanë qenë viktima të saj. Për shkak të orientimit të tyre politik, ata duhet të mbaheshin larg sistemit. Erdogan është politikan karizmatik, përkrahësit e tij e duan pikërisht për këtë. Nëse këta dy persona nuk do të jenë në krye të partisë apo lëvizjes, mendoj se lëvizja e Gulenit do të vazhdojë të ekzistojë për shkak të ideologjisë, ndoshta jo në këto dimensione. Tek AKP e Erdoganit gjasat janë më të pakta, partia do orientohet tek personalitete të reja.

Lidhur me këtë lëvizje flitet shumë për pretendimin madh të saj ndaj dijes. Si e vlerësoni këtë?

Gulen ka thënë njëherë: ndërtoni shkolla dhe më pak xhami. Tek Erdogani është e kundërta, ai ndërton më shumë xhami sesa shkolla. Por, Gulen ka një koncept të tij: Ai përpiqet që të fusë shkencën në kontekstin e islamit. Ai nuk do ta modernizojë fenë dhe ta përshtasë me kohën. Në vend të kësaj ai përpiqet të arsyetojë shkencën përmes koranit dhe të legjimitojë këtë. Tek Erdogani arsimimi luan rol më dytësor. Ai kërkon mobilizimin e masave për të forcuar pushtetin.

Erdogan dhe Gülen konkurrojnë për pushtet thuhet, ku qëndron problemi në detaj?

Gulen përfaqëson një drejtim më liberal, perëndimor të islamit, ndërsa Erdogani frymëzohet e demonstron një forcë osmane. Kjo u bë e qartë tek protestat për parkun Gezi, që u shtypën brutalisht, në vitin 2013. Lëvizja Gulen e kritikoi këtë. Ekspertët thonë se në këtë grindje bëhet fjalë edhe për ndarjen e burimeve brenda shtetit dhe zënien e posteve. Nëse Gulen, me lëvizjen mjaft të mirëorganizuar angazhohet kryesisht për demokraci, qeveria e Erdoganit e akuzon atë për të kundërtën: Sipas saj ai punon me shërbimet e huaja kundër Turqisë.

Si e shikoni pas puçit, zhvillimin e Turqisë në plan afatgjatë?

Zhvillimet aktuale lënë shumë pyetje të hapura lidhur me të ardhmen e vendit. Para pak ditësh pati shenja shtensionimi, me takimin e partive opozitare në zyrën presidenciale dhe u dëgjuan tone pajtimi. Marshimi i partisë kemaliste, CHP për herë të parë pas shtatë vjetësh në sheshin Taksim dhe prezantimi i planit dhjetëpikësh tregon se pajtimi është i mundur. Si Erdogani edhe CHP kanë një armik -puçistët.

Por, koha e pajtimit ishte e kaq e shkurtër…

Vërtet. Duhet të shihnim se si gazetarët pushohen nga puna apo mbyllen shtëpi botuese apo media, megjithëse shumë nuk kanë të bëjnë me lëvizjen Gulen. Duket më shumë se Erdogani po përdor momentin për të luftuar opozitarët që e bezdisin dhe për të forcuar pushtetin. Ky rrezik është prezent.

DW/d.i.

 

Next Post

I kënduan frikës së Metës për Reformën në Drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spiropali: Duhet të merremi me veten, jo me protestuesit. Diskutimet në Kuvend duhet të sjellin zgjidhje konkrete

Spiropali: Duhet të merremi me veten, jo me protestuesit. Diskutimet në Kuvend duhet të sjellin zgjidhje konkrete

July 2, 2026
Apeli dënon me 17 vjet burg vrasësin e kamarierit në Elbasan

Apeli dënon me 17 vjet burg vrasësin e kamarierit në Elbasan

July 2, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Sulmet fizike ndaj deputetëve, Rama: Sorrat dhe korbat po hyjnë në një territor tjetër. Do shpërndahen, siç u mblodhën

July 2, 2026
VIDEO / Protestuesit dhunojnë deputetët në kafe, ndërhyn Policia, 5 të arrestuar!

VIDEO / Protestuesit dhunojnë deputetët në kafe, ndërhyn Policia, 5 të arrestuar!

July 2, 2026
FOTOLAJM / Gjin Gjoni i bashkohet protestës para Kryeministrisë: Të largojmë qeverinë!

FOTOLAJM / Gjin Gjoni i bashkohet protestës para Kryeministrisë: Të largojmë qeverinë!

July 2, 2026
VIDEO / ‘Më takon se kam mbaruar për shkenca politike’, një tjetër personazh kërkon postin e Ramës

VIDEO / ‘Më takon se kam mbaruar për shkenca politike’, një tjetër personazh kërkon postin e Ramës

July 2, 2026
VIDEOLAJM / “O Bylykbash, o të… !”, protestuesit fyejnë me fjalë banale deputetët e PD

VIDEOLAJM / “O Bylykbash, o të… !”, protestuesit fyejnë me fjalë banale deputetët e PD

July 2, 2026
Deputetët mbërrijnë në Kuvend para kohe, protestuesit qëllojnë makinën e Peleshit. Forca të shumta policie në terren

Deputetët mbërrijnë në Kuvend para kohe, protestuesit qëllojnë makinën e Peleshit. Forca të shumta policie në terren

July 2, 2026
Strategjia e re e Diasporës, investimet zëvendësojnë remitancat si prioritet

Strategjia e re e Diasporës, investimet zëvendësojnë remitancat si prioritet

July 2, 2026
Radhën e ka kali

Kur duartrokitet dhuna

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In