• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Enver Hoxhaj: Pas liberalizimit duhet statusi i kandidatit

by Java News
19/07/2018 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka mirëpritur rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Në Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se liberalizimi është anëtarësimi individual i qytetarëve në BE.

“Nuk besoj se së shpejti do të anëtarësohemi në BE. Me liberalizim do të ndodhë anëtarësimi individual i qytetarëve në BE.

Është një rrugë e gjatë kur e kemi nisur më 2012. Vendim është fundi i një procesi, dhe kanë mbetur edhe pak kohë dhe në fund të vitit të udhëtohet drejt BE-së. Është ngjarja më e madhe që ka ndodhur në vitet e fundit, dhe është shumë e rëndësishme për qytetarët që e kanë merituar këtë”, ka thënë Hoxhaj. Hoxhaj ka thënë se PDK-ja është ajo që ka bartur punën më të madhe për liberalizimin e vizave.

“Nuk duhet të bëjmë përpjekje se kush është meritor, meritorë janë qytetarët e Kosovës. Por, ata që e kanë bartur këtë është subjekti që unë i takoj. Për tema të mëdha duhet të jemi të bashkuar, nëse nuk jemi mund t’i blejmë kohë vetëm vetes. Ne më 2008 në një kohë kur vendet e rajonit ishin në fazën finale të liberalizimit.

Ne në atë kohë ishte e pamundur të kishim udhërrëfyesin”, ka thënë ai.Ai ka shtuar se ky është hapi i parë, e dyti sipas tij është se, “duhet të punojmë tani me Parlamentin Evropian, dhe besoj se ai do të na japë mbështetjen, e më pas kemi Këshillin Evropian. Duhet të punojmë me Parisin e Berlinit si shtyllat kryesore, por edhe me Holandën e Austrinë. Por, s’mund ta ndal askush këtë proces tani”.

“Nuk ka arsye që të kemi frikë se nuk do të ndodhë liberalizimi, do të ndodhë por duhet edhe pak kohë. Disa vende jo njohëse janë shumë pro këtij vendimi si Greqia, Rumunia, Qipro, e besa edhe Spanja më kanë thënë se do të votojnë pro. 65 për qind e banorëve të BE-së duhet të jenë pro këtij vendimi dhe nuk shoh se duhet të jenë shtete njohëse ose jo të Kosovës. Por duhet të punojmë gjatë shtatorit e tutje.

Deri më tani nuk ka asnjë premtim të Komisionit Evropian që nuk është përmbushë. Ne donim që të kishte një vendim të prerë të Komisionit Evropian”, është shprehur Hoxhaj në Interaktiv. Hoxhaj ka shtuar se kjo është hapje ndaj Botës, “si shtet i ri kemi bërë përpjekje të jemi të hapur ndaj Botës.

Por kjo hapje e BE-së është shumë e rëndësishme për Kosovën”. Ai ka shtuar se liberalizimi nuk do të keqpërdoret.

“Ne kemi marrëveshje me të gjitha shtetet anëtare të BE-së e cila flet për riatdhesim. Besoj se kjo e drejtë nuk do të keqpërdoret. Një pjesë e madhe që kanë dashur ta lëshojnë Kosovën e kanë bërë, pasi kemi diasporë shumë të madhe. Në të gjitha indekset e krimeve diaspora jonë qëndron nivel shumë të mirë”, shprehet Hoxhaj, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
FOTOT/ Pjetër Arbnori bën bashkë të majtë e të djathtë, Basha shtrëngon duart me Ruçin

FOTOT/ Pjetër Arbnori bën bashkë të majtë e të djathtë, Basha shtrëngon duart me Ruçin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

July 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 30 Korrik 2026

July 29, 2026
Policia arreston “psikologun e rremë”, tentoi të përfitonte financiarisht nga francezët e evakuuar

Policia arreston “psikologun e rremë”, tentoi të përfitonte financiarisht nga francezët e evakuuar

July 29, 2026
Zjarr në një sipërfaqe pyjore në Bulqizë, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang rrezikun për banesat

Zjarr në një sipërfaqe pyjore në Bulqizë, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang rrezikun për banesat

July 29, 2026
“Albanian Files”, Bardhi dorëzon kallëzim penal në SPAK për Edi Ramën

PD çon në Kushtetuese marrëveshjen konfidenciale me SHBA-të për kredinë 302 milionë dollarë

July 29, 2026
Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton disa vendime, përfitojnë 216 familje

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton disa vendime, përfitojnë 216 familje

July 29, 2026
Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Hapet platforma online për mjekët jashtë vendit, Ministria: Mundësi për t’u bërë pjesë e sistemit në Shqipëri

July 29, 2026
Rriten tensionet SHBA-Izrael, Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

Netanyahu kërkon sulm të ri ndaj Iranit, Trump vendos pikat mbi “i”

July 29, 2026
Zubin Potok/ Mbetjet mortore në Kalludër rezultojnë njerëzore, vijon puna për identifikimin e tyre

Zubin Potok/ Mbetjet mortore në Kalludër rezultojnë njerëzore, vijon puna për identifikimin e tyre

July 29, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Një analizë sasiore dymujore e protestave bulevardore

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com