• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Pjetër Arbnori bën bashkë të majtë e të djathtë, Basha shtrëngon duart me Ruçin

by Java News
19/07/2018 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një ceremoni të veçantë është përuruar busti i ish-kreut të kuvendit të Shqipërisë, Pjetër Arbnorit. Në ceremoni ka qenë familja Arbnori, bashkëshortja Suzana, fëmijët Justina dhe Filipi.

Në këtë ceremoni të zhvilluar në oborrin e Kuvendit, kanë marrë pjesë krerët e shtetit por edhe politikanë të tjerë që janë larguar nga politika aktive.

Për nder të kësaj ceremonie kanë marrë pjesë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili ka mbajtur edhe një fjalë përshëndetëse, presidenti Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha, kryetari i PD, Lulzim Basha, ministr i shtetit për Diasporën Pandeli Majko si dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ajo që u vu re është se ceremonia bashkoi demokratë dhe socialistë.

Lulzim Basha shtrengoi duart me kryeparlamentarin Ruçi, ndërkohë edhe Jozefina Topalli është shfaqur pas një mungese të gjatë në publik.

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli bisedon me Pandeli Majkon dhe Gramoz Ruçin.

Gramoz Ruçi vlerësoi figurën e Arbnorit, duke u shprehur se ai mbeti njeri i dashurisë për njerëzit.

Ruçi: Me hapin e tij të lehtë e përkshoi këtë shesh i qetë por edhe i trazuar, i gëzuar por edhe i trishtuar, shpresëplotë por edhe i zhgënjyer por kurrë nuk i mungoi atij dashuria për njerëzit.Pjetër Arbnori ishte një personalitet politik i vendosur, dinjitoz dhe i respektuar, jeta vuajtjet ja derdhi lumë kurse lumturinë ja dha me kursim, ja dha me vonesë dhe ja mori shumë shpejt. Në drejtim të Kuvendit, Pjetër Arbnori mbeti njeri i dashurisë për njerëzit.

Ndërsa vajza e Arbnorit mes emocioneve u shpreh: “Shpresoj shumë që jeta dhe vepra e tij e tim eti të na frymëzojë të gjithëve ne që ta jetojmë jetën çdo ditë duke besuar në Zot dhe vlera, me dinjitet, pa kopmpromise dhe me sakrificë”.

Kurse Besnik Mustafaj tha se Parlamenti do të mbetet shtëpia e patjetërsueshme e Pjetër Arbnorit.

Mustafaj: Faleminderit zotni Pjetër që u ktheve në shtëpinë tënde, tani e mbrapa nuk do të na largohesh më. Ky Parlament do të mbetet shtëpia e patjetërsueshme e tij. Ai ishte një burrë i pjekur dhe i ditur, i aftë ta zgjedhë fjalën e duhur. Ishte pajtues, por jo në dëm të së vërtetës. Nëse do ulej në këtë sallë sot, do të ishte kundërshtar politik i Gramoz Ruçit. Por ai prapë për këtë bust do ta falënderonte atë.

/a.ç

Next Post
“Pranë ambasadës në Tiranë po punojnë 4 prokurorë amerikanë”

Si të aplikoni për viza amerikane? Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In