• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emri i del dy herë në gazetë, por lekët e tokës akoma nuk i ka marrë

by A R
06/01/2022 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni “Stop” shkoi këtë të enjte në Elbasan në lagjen “Beqir Dardha” në familjen e zonjës Afërdita Kapidani.

Afërdita është 88 vjeç dhe ka një problem me Agjencinë e Trajtimit të Pronave (ATP). Ajo ka një pronë rreth 150 m truall në Elbasan dhe ia mori shteti. Për këtë duhet të marrë kompensim.

Asaj i ka dalë emri për kompensim në gazetë në vitin 2019 e më pas në vitin 2020 dhe shkon në  ATP, ku i thonë të hapë llogari bankare, që të kalojnë lekët.

 

“Ja ku e kam llogarinë”, tha ajo.

Por deri tani ajo nuk e ka marrë shumën, që i takon.

“Prit, prit, asgjë! Kështu që iu drejtova juve që të më ndihmoni se nuk kam mundësi që ta ndjek se jam 88 vjeçe”, tha Kapidani.

Me kamera të fshehtë gazetarja e “Stop” pyeti në ATP për rastin e Afërdita Kapidanit dhe na thonë, se nuk ka fond e nuk dihet se kur do të vijë.

Qytetari: Afërdita Kapidani! I ka dalë edhe emri në gazetë, që në 2019-ën.

Punonjësja: Keni aplikuar për kompesim?

Qytetari: Po pra, i ka dalë emri në gazetë për kompensim që në 2019-ën, 2020-ën, i thonë hap një llogari bankare, e hapim.

Punonjësja:  Për momentin nuk ka fonde, dhe nuk po procedohet në asnjë dosje, po lihen pezull, se s’ka fond agjencia. Domethënë, ka 2-3 muaj të paktën, që nuk po del asnjë listë për këtë. Kështu që do të duhet të presë zonja.

Qytetari: Sa mund të vonojë?

Punonjësja: Nuk ia kam idenë! S’besoj ta lënë shumë pezull!

Qytetari: Ngaqë ka që në 2019-ën, që e pret e shkreta.

Punonjësja: E kuptoj, se ka edhe kështu, që i bëjnë sipas vjetërsisë, sipas radhës.

Qytetari: Po do na vdesë, dhe s’do ta marri dot kompensimin.

Punonjësja: Po hajt, merreni juve! (Qesh)

Qytetari: Po do zihemi ne, pastaj!

Punonjësja: Edhe po i mori, edhe po i mori, ca do i duhet të bëjë? T’i keni ju! Po nuk besoj të vonohet shumë miratimi i kalimit të fondit.

Qytetari: Po kur mund të vij, të interesohem prapë unë?

Punonjësja: Ju mund të vini sa herë të doni, por ideja është, që….

Qytetari: Po jo të vij kot, se….

Punonjësja: Nuk e kam idenë as unë, kemi bërë kërkesa të vazhdueshme për kalim fondi, por deri tani, nuk është se ka ndonjë gjë!

Më pas gazetarja takoi përgjegjësin si dhe një juriste të ATP-së, të cilët, pasi dëgjuan rastin e Afërditës thanë që duhet bërë shkresë.

“Ne kemi shumë subjekte të tjera, prandaj kërkohet bërja e një kërkese që kushdo nga juristët tanë ta shikojnë dhe të kthejnë përgjigje”, tha juristja.

/a.r

Next Post
E rëndë! Njerku lë shtatzënë vajzën e mitur të gruas, abuzonte seksualisht me të prej dy vitesh

Emri/ Kërcënonte dhe përdhunonte të miturën, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pedagogët dhe absurdi i qeverisë kujdestare

Pedagogët dhe absurdi i qeverisë kujdestare

October 22, 2026
Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

October 22, 2026
Nga kancelari Merz te Albin Kurti, Rama ndan albumin fotografik nga Samiti në Budva

Nga kancelari Merz te Albin Kurti, Rama ndan albumin fotografik nga Samiti në Budva

October 22, 2026
Policia përgënjeshtron lajmet për dorëheqjet masive dhe sqaron mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve

Policia përgënjeshtron lajmet për dorëheqjet masive dhe sqaron mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve

October 22, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

Balla sulmon prokurorin që liroi protestuesit: PD kërkoi sallën tonë për mbledhje, se te e vetja ka strehuar maskat

October 22, 2026
Kriza e politikës shqiptare/ Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal

Përsiatje pas një artikulli të Lea Ypit

October 22, 2026

Cfurku tridhëmbësh i anarkisë

October 22, 2026
Kundërshtoi sanksionet e SHBA-së, PE i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-së, PE i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

October 22, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

SPAK ‘godet’ pasuritë e lidhura me grupin kriminal, sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

October 22, 2026
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

“Nuk ka zgjedhje, por farsë”, Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In