Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet sot nën drejtimin e dy nënkryetarëve, Edmond Spaho dhe Edi Paloka për të miratuar dy pika të rendit të ditës. Fillimisht do të miratohen kandidaturat që do të jenë në garë për kreun e PD-së dhe më pas do të ngrihet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, i cili do të drejtojë procesin e votimit.
Por në këtë mbledhje nuk përjashtohet mundësia që disa anëtarë të etiketuar tashmë si ‘kritikët e Bashës’ të kërkojnë dorëheqjen e tij dhe vendosjen në kushte të njëjta me të tjerët në garë.
Për këtë arsye Panorama ka llogaritur se cilat janë votat e mundshme pro dhe kundër Bashës në kryesi. Duke iu referuar deklarimeve të tyre publike, rezulton se 34 anëtarë të kryesisë janë pro Bashës, dhe 13 të tjerë kundër.
Votat në Kryesi
PRO BASHËS
- Edi Paloka
- Edmond Spaho
- Nevila Xhindi
- Ivi Kaso
- Grida Duma
- Gert Bogdani
- Ervin Salianji
- Endri Hasa
- Florion Mima
- Jemin Gjana
- Enkelejda Sallaku
- Ervin Minarolli
- Kastriot Sulka
- Bardh Spahia
- Enkelejd Alibeaj
- Eduard Halimi
- Lealba Pelinku
- Enri Çeno
- Ardian Turku
- Luciano Boci
- Tritan Shehu
- Laura Vorpsi
- Kreshnik Collaku
- Albana Vokshi
- Genc Pollo
- Oerd Bylykbashi
- Aldo Bumci
- Flamur Noka
- Jorida Tabaku
- Gent Strazimiri
- Besart Kadia
KUNDER BASHES
- Arben Ristani
- Valbona Mezini
- Suzana Guxholli
- Sherefedin Shehu
- Endira Bushati
- Tomorr Alizoti
- Besnik Aliaj
- Arben Skenderi
- Avenir Peka
- Gent Malko
- Majlinda Bregu
- Genc Ruli
- Ridvan Bode
TE PAVENDOSUR
- Jamarbër Malltezi
- Enno Bozdo
- Fatbardh Kadilli
- Belind Këlliçi
ma.me