• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Luli e planifikonte, dhëndri e vlerësonte, Saliu e firmoste”, Mazniku: Ja skema e lejeve të Bashës

by A R
03/07/2017 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas akuzave të Dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi dhe këshilltarëve të PD sot në media lidhur me zhvillimin e zonës pranë Policisë Bashkiake, ka reaguar edhe Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbër Mazniku. Përmes një postimi në profilin e tij në facebook, Mazniku sqaron se Jamarber Malltezi është hartuesi i Vlerësimit Mjedisor të Planit të Bashës, i cili parashikonte ndërtime për shërbime dhe banesa nga 8-11 kate.  Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës sqaron se toka objekt diskutimi është pronë private e familjes Nela, dhe ligji i miratuar që në kohën e qeverisë “Berisha” (Foto 4), e përcakton qartë, që nëse një subjekt aplikon për leje ndërtimi, dhe kërkesa është në përputhje me planin, Bashkia është e detyruar ta miratojë lejen brenda 45 ditëve, ose në të kundërt, leja miratohet në heshtje dhe administrata e Bashkisë shkon për ndjekje penale.

Mazniku sqaron se në këtë situatë, e vetmja rrugë ishte që Bashkia e Tiranës të maksimizonte përfitimin në interes të qytetarëve.

Postimi i plotë:

Në vazhdim të një telenovele familjare, sot doli dhe Dhëndri i Saliut, dhe ju bashkua këngës së Lulit dhe Kunatit të tij për ndërtimin tek Policia Bashkiake.

Dhëndri – Jamarber Malltezi është hartuesi i Vlerësimit Mjedisor të Planit të Bashës. Plani i Bashës (Foto 1 dhe Fotot 2) në nënnjësinë 7/8 ku po ndodh zhvillimi, parashikonte ndërtim për Shërbime dhe Banesa, me intensitet 2.8, me 8-11 kate. Ky Dhëndër, hartuesi i Vlerësimit Strategjik Mjedisor (Foto 3), që sot del me maskë, vlerësonte atëherë që kjo s’ka asnjë problem për mjedisin.

Jo vetëm kaq, por sipas kompanisë, pas hartimit të planit nga Basha, firmosjes nga Berisha e vlerësimit nga dhëndri, kunati ka shkuar tek kompania t’i kërkojë haraç. (https://m.facebook.com/story.php… )

Kjo ishte bashkia që trashëguam. Luli e planifikonte, dhëndri e vlerësonte, Saliu e firmoste, kunati arkëtonte.

Toka është pronë private e familjes Nela, dhe ligji (që prej Saliut – Foto 4), e përcakton qartë, që nëse një subjekt aplikon për leje ndërtimi, dhe kërkesa është në përputhje me planin, Bashkia është e detyruar ta miratoje lejen brenda 45 ditëve, ose në të kundërt, leja miratohet në heshtje dhe administrata e Bashkisë shkon për ndjekje penale.

E vetmja rrugë ishte të maksimizonim përfitimin publik, nga kjo situatë.

1-Në zonë që do të zhvillohet, në përfundim do të ketë 11.500m2 hapësirë të gjelbër dhe rekreative – PUBLIKE. Zona që Luli, Dhëndri dhe Kunati quajnë lulishte, është 12.000m2. Pra, thuajse nuk humbim hapësirë duke qenë se lirohet dhe hapësira tek Policia Bashkiake pas zhvillimit.

2-Kompania do të paguajë 5 Milionë Euro taksë në bashki falë 10-fishimit të taksës në 2015-ën. Në kohë të Bashës do paguante 480.000 Euro taksë në Bashki dhe sipas vetë kompanisë kusurin e kërkonte Kunati.

3-Për më shumë kompanisë i është kërkuar të ndërtojë një ndërtesë të re publike për bashkinë 5 katëshe dhe me parkim nëntokësor.

Pra nga një situatë ku nuk kishim dot rrugëdalje ligjore prej planit “Basha”, firmës Berisha, vlerësimit Malltezi e gjobës Kunati – kemi maksimizuar interesin publik. Ky në thelb është konflikti, familjet Basha-Berisha-Malltezi-Kunati nuk kanë hall publikun, por pse fitimi i tyre në këtë punë shkoi tek publiku e jo tek xhepat e tyre. Kjo është e vërteta!

Paratë që kunati i Lulit dhe Dhëndri i Saliut i kërkonin si ryshfet nën dorë, sot shkojnë në buxhetin e bashkisë, për tu investuar në më shumë parqe, pemë, çerdhe dhe kopshte. Në thelb, ky është ndryshimi mes nesh dhe atyre. Dhe kjo është gjithashtu arsyeja pse sot, kunati i Lulit dhe Dhëndri i Saliut, janë hedhur në sulm. Ata kishin planifikuar, vlerësuar dhe miratuar një projekt për të fituar miliona për veten e tyre. Ata sot qajnë milionat e humbura.

Next Post
Debatet në PD për bojkotin, Ruli: Nuk ka përplasje mes Berishës dhe Bashës

Humbja e PD, Ruli: Basha nuk ankohet dot për blerje votash, ja arësyeja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com