• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

by E B
23/08/2026 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditët e fundit ka shpërthyer një sherr i madh mes konspiracionistëve të protestës, e cila po shpërfaqet dita-ditës në postime në rrjetet sociale. Akuzat janë të ndryshme, duke filluar që nga përfitime fondesh të majme nga OJF, lidhje me Soros-in dhe deri te pagesat si mercenarë oligarkësh.

Përplasja është bërë më e ethshme nga konspiracionisti Alfred Çako, i cili me një valë postimesh ka zbuluar se drejtuesit e protestës kanë gllabëruar fonde nga organizata të huaja.

“Siç ju thashë dje, do fillojmë të hedhim gjithë OJF-istët që kanë gllabëruar fonde nga organizatat e huaja e dalin cicërrijnë atje tek mikrofoni si patriotë të mëdhenj. Me radhe do japim dhe të tjera.

Sot me Sidorela Vatnikaj që e thërresin me statusin e soroistes dhe globalistes në OKB!

Kjo është gjak i afërt me G. Prognin dhe gruaja e Edisonit që kakarris tek mikrofoni. Edhe ky është një OJF-ist i thekur.

Ca nga ca”, thotë Çako.

Nga ana tjetër, Kastriot Çipi shprehet se grupi organizator i protestës ka marrë vendim për t’u hequr të drejtën e fjalës kujtdo që bën thirrje për krijimin e partive politike, ndërkohë që nuk shfaqen me fytyrë.

“Grupi koordinator i mikrofonit të protestës, ka vendosur që t’u heqë të drejtën e fjalës citoj: “Personave që bëjnë thirrje për krijimin ose organizimin e partive politike, organizatave politike, në dhe nga kjo protestë”.

Po u drejtohem personalisht atyre, që i njoh si anëtarë të atij grupi: Andi Tepelena, Al-Ben Guide Kola, Dritan Goxhaj dhe Gent Progni.

Pyetja është: Cilët janë ata, që kanë votuar për këtë vendim? Publiku duhet t’i dijë të gjithë, një për një, me emër e fytyrë. Kur merr vendime në emër të protestës, duhet të vesh emrin dhe fytyrën tënde në lojë, përndryshe po bën lojë të pistë.

Alibia e atyre, që fshehin emrin dhe fytyrën, se gjoja u druhen pasojave nga hakmarrja e qeverisë, është aq e trashë, sa do të vinte në dyshim inteligjencën e kujtdo, që do të thoshte se e beson. Qeveria di çdo lëvizje, që bëni dhe çdo fjalë, që nxirrni, nga goja apo celulari juaj. Edhe nëse në mes jush do të ishte ndonjë frikacak/e i/e sinqertë, prania e tij/saj në të njëjtin grup, do të ishte fyerje për sakrificën tuaj.

Publikoni listën e plotë emërore! Jam shumë kureshtar të di, sa prej tyre kanë marrë bursa, grante projektesh apo rroga nga fondacionet e Sorosit në 5 vitet e fundit!

Aktivizmi nuk bëhet me rrogë, por me sakrifica! “Aktivistët” e paguar nuk janë aktivistë qytetarë, por mercenarë oligarkësh, vendas apo të huaj”, shkruan Çipi.

Next Post
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com