• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emrat/ Evazion fiskal miliona euro me shitjet online: 15 të arrestuarit të qeshur përpara gjykatës, lirohen nga qelia

by Java News
14/04/2022 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës ka nxjerrë nga qelia 15 të arrestuarit për skemën e ngritur të tregtisë në rrjetet sociale duke shmangur tatim taksat dhe detyrimet doganore.

Konkretisht Gjykata e Tiranës ka vendosur masën ‘arrest shtëpie’ për Klodian Vladin, Jovan Qemerin, Erjol Kaftiranin dhe Erta Xhetanin.

Gjykata ka vendosur detyrim paraqitjeje për Malseda Gegën, Jonida Kromidhën, Shkëlqim Pelinkun, Rezarta Gjikën, Erisa Ismailin, Pranvera Rrapushin, Arlinda Dalipajn dhe Estenela Kolën.

Të favorizuar nga periudha e pandemisë covid-19, 22 persona kanë krijuar skemën e tregtisë në rrjetet sociale duke shmangur tatim taksat dhe detyrimet doganore. Prokuroria ka lëshuar 22 urdhër arreste 16 prej të cilave janë ekzekutuar nga Policia e Tiranës, 9 prej të cilave, gra.

Media me pare ka zbardhur emrat 16 të arrestuarve: Melseda Gega, Erisa Ismaili, Klodian Vladi, Erjol Kaftirani, Jovan Qemeri, Pranvera Rrapushi, Estenela Kola, Erta Xhetani, Elona Rexhepi, Arlinda Dalipaj, Gentjan Lleshaj, Jonida Kromidha, Sara Rizaj, Shkëlqim Pelinku, Behar Bici, Rezarta Gjika.

Njoftimi i Gjykatës:

Gjykata, në përfundim të gjykimit të çështjes, pas shqyrtimit të provave të paraqitura nga organi i akuzes dhe pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, në mbështetje të Nenit 248 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale,

V E N D O S I:

1. Ndryshimin e mases së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim E. I., me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim E. I., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga Neni 234 i K.Pr.Penale.
Urdhërohet personi nën hetim E.I, që të paraqitet në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, në zyrën e oficerëve të policisë gjyqësore të hënën e parë të çdo muaji, ora 14.30.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim E. I. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.

2. Ndryshimin e mases së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim K. V. me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
– Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim K. V., atë të “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga Neni 237 i K.Pr.Penale.
– Urdhërohet i pandehuri K. V. të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Tiranë.
– Urdhërohet për personin nën hetim K. V. të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Tirane.
– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim K. V. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.

3. Ndryshimin e mases së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim E. K. me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
– Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim E. K., atë të “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga Neni 237 i K.Pr.Penale.
– Urdhërohet personi nën hetim hetim E. K. të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Tiranë.
– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim E. K. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.

4. Ndryshimin e mases së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim J. Q. me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
– Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim J. Q., atë të “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga Neni 237 i K.Pr.Penale.
– Urdhërohet personi nën hetim hetim J. Q. të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Tiranë.
– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim J. Q. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.

5. Ndryshimin e mases së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim P. Rr. me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim P. Rr., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga Neni 234 i K.Pr.Penale.
Urdhërohet personi nën hetim P. Rr., që të paraqitet në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, në zyrën e oficerëve të policisë gjyqësore të hënën e parë të çdo muaji, ora 14.30.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim P. Rr. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.

6. Ndryshimin e mases së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim E. K., me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim E. K., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga Neni 234 i K.Pr.Penale.
Urdhërohet personi nën hetim E. K., që të paraqitet në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, në zyrën e oficerëve të policisë gjyqësore të hënën e parë të çdo muaji, ora 14.00.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim E. K., nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.

7. Ndryshimin e mases së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim E. Xh., me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
– Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim E. Xh.atë të “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga Neni 237 i K.Pr.Penale.
– Urdhërohet personi nën hetim hetim E. Xh.të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Tiranë.
– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim E. Xh. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.

8. Ndryshimin e mases së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim A. D. me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim A. D., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga Neni 234 i K.Pr.Penale.
Urdhërohet personi nën hetim A. D., që të paraqitet në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, në zyrën e oficerëve të policisë gjyqësore të hënën e parë të çdo muaji, ora 14.30.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim A. D. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.

9. Ndryshimin e mases së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim G. Ll. me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
– Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim G. Ll., atë të “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga Neni 237 i K.Pr.Penale.
– Urdhërohet personi nën hetim hetim G. Ll. të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Tiranë.
– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim G. Ll. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.

10 Ndryshimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim M. G. me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim M. G., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga Neni 234 i K.Pr.Penale.
Urdhërohet personi nën hetim M. G., që të paraqitet në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, në zyrën e oficerëve të policisë gjyqësore të hënën e parë të çdo muaji, ora 14.30.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim M. G. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.

11 Ndryshimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim J. K. (A.), me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim J. K. (A.), atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga Neni 234 i K.Pr.Penale.
Urdhërohet personi nën hetim J. K. (A.), që të paraqitet në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, në zyrën e oficerëve të policisë gjyqësore të hënën e parë të çdo muaji, ora 15.00.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim J. K. (A.), nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.

12 Ndryshimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim S. R., me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
– Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim S. R., atë të “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga Neni 237 i K.Pr.Penale.
– Urdhërohet personi nën hetim hetim S. R., të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Tiranë,
– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim S. R., nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.

13 Ndryshimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim Sh. P. me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim Sh. P., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga Neni 234 i K.Pr.Penale.
Urdhërohet personi nën hetim Sh. P., që të paraqitet në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, në zyrën e oficerëve të policisë gjyqësore të hënën e parë të çdo muaji, ora 14.00.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Sh. P. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.

14 Ndryshimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim B. B. me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
– Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim B. B. atë të atë të “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga Neni 237 i K.Pr.Penale.
– Urdhërohet personi nën hetim hetim B. B. të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Elbasan,
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim B. B. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.

15 Ndryshimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim R. Gj. me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
– Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim R. Gj. atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga Neni 234 i K.Pr.Penale.
Urdhërohet personi nën hetim R. Gj. që të paraqitet në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, në zyrën e oficerëve të policisë gjyqësore të hënën e parë të çdo muaji, ora 14.00.
– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim R. Gj. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.
– Urdhërohet policia gjyqësore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si edhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për ekzekutimin e këtij vendimi.
Kundër ketij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë brënda 15 ditëve, nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
– U shpall në Tiranë, sot më datë 14.04.2022./m.j

 

Next Post
Zyrtarët e Kievit në alarm: Rusët po rrëmbejnë dhe trafikojnë fëmijët ukrainas

Zyrtarët e Kievit në alarm: Rusët po rrëmbejnë dhe trafikojnë fëmijët ukrainas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident zinxhir në SHBA, përplasen 69 makina në një autostradë, shkak mjegulla e dendur që kufizoi fushëpamjen e shoferëve

Aksident zinxhir në SHBA, përplasen 69 makina në një autostradë, shkak mjegulla e dendur që kufizoi fushëpamjen e shoferëve

October 2, 2026
Situatë kritike nga zjarret në Peqin, flakët përfshijnë disa fshatra, dhjetëra forca dhe dy helikopterë në terren!

Situatë kritike nga zjarret në Peqin, flakët përfshijnë disa fshatra, dhjetëra forca dhe dy helikopterë në terren!

October 2, 2026
Shiti të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, ja me sa vite burg u dënua Shpend Sokoli nga GJKKO

Kufizime mediave, dosjet dhe përgjimet publikohen pasi t’i lejojë Gjykata

October 2, 2026
Kriza e emigrantëve, përfaqësuesi i qeverisë spanjolle në Ceuta jep dorëheqjen  -

Ceuta, BE lëviz drejt një goditjeje ndaj emigrantëve. Dëbime masive dhe ndalim i azilkërkuesve

October 2, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Anti-flluska e neomarksizmit

October 2, 2026
“Kosova duhet të anëtarësohet në NATO”, Kurti poston foton me Trump-in

“Kosova duhet të anëtarësohet në NATO”, Kurti poston foton me Trump-in

October 2, 2026
Kinematë kineze po zgjerohen drejt përvojave të reja

Kinematë kineze po zgjerohen drejt përvojave të reja

October 2, 2026
Shkrirja e bashkive, PD del kundër propozimit të PS, Bozdo: Ja pse Dimali dhe Poliçani nuk duhet të zhduken nga harta

Bozdo: Rezerva e naftës të financohet nga buxheti i shtetit, të gjitha procedurat të kenë garë dhe transparencë

October 2, 2026
VIDEO/ Tensione te Ligjet, Xhelal Mziu përplaset me sekretaren: Ik shih naj punë tjetër andej matanë…

VIDEO/ Tensione te Ligjet, Xhelal Mziu përplaset me sekretaren: Ik shih naj punë tjetër andej matanë…

October 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 3 Tetor 2026

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com