Informacionet për kalimin e emigrantëve që vijnë nga Lindja e Mesme nëpërmjet territorit shqiptar po shtohen gjithmonë e më shumë.
Në këtë situatë, Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet në kufirin me Greqinë.
Ditët e fundit mësohet se unifroamt blu kanë shtuar sërish patrullat në kufirin e gjelbër me shtetin helen.
Patrullimet e Policisë Kufitare, të mbështetura edhe nga FNSH-ja, janë shtrirë në të gjtihë vijën kufitare midis fshatrave Vidohovë-Tren.